I shpallur në kërkim për moskallëzim krimi, arrestohet 19-vjeçari në Berat

30/05/2023 09:43
Foto Ilustruese

Një 19-vjeçar i shpallur në kërkim për moskallëzim krimi është arrestuar nga policia e Beratit.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka caktuar ndaj 19-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se ka shoqëruar në automjet, shtetasin A. G., i cili pas një konflikti të çastit, të ndodhur në prill të këtij viti, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të I. D., i cili në momentin e qëllimit, ishte jashtë automjetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Top Channel