Shefi i Wagner: Fabrika e verërave të gazuara Bakhmut po i dorëzohet Rusisë

29/05/2023 20:29

Kreu i grupit rus të mercenarëve privatë Wagner ka publikuar pamje, ndërsa ishte duke ecur nëpër një fabrikë vere të gazuar në qytetin lindor të Ukrainës, Bakhmut.

Qyteti i shkatërruar është vendi i betejës më të gjatë dhe më të ashpër të luftës, me sulmet ruse të kryesuara nga luftëtarët Wagner.

Themeluesi dhe financuesi i Wagner Yevgeny Prigozhin deklaroi kontrollin e Bakhmut në fillim të këtij muaji dhe tha se luftëtarët e tij do të fillonin t’u dorëzonin pozicionet trupave të rregullta ruse. Në një videon, që supozohet se është filmuar gjatë ditës së sotme brenda një fabrike vere të gazuar në qytet, Prigozhin pretendoi se po ia dorëzonte fabrikën ushtrisë ruse.

“Gjithçka është pastruar, të gjitha stendat janë të numëruara, të gjitha shishet janë në vend. Dy kamionë (me shampanjë) iu dërguan grave ukrainase më 8 mars. Gjithçka tjetër është e sigurt dhe e shëndoshë”, tha ai.

Zoti Prigozhin tha gjithashtu se pronari i fabrikës ka të drejtë të marrë verën e tij sepse “prona private është pronë private”.

Top Channel