Lufta në Ukrainë/ “Vendosja e masave mbrojtëse”, Podolyak: Për sigurinë duhet të futet një zonë çmilitarizimi

29/05/2023 17:12

Ndihmësi i presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podolyak, ka bërë thirrje që çdo zgjidhje e pasluftës të përfshijë një zonë të madhe të çmilitarizuar për të mbrojtur vendin e tij nga agresioni i ardhshëm rus.

Podolyak deklaroi se rajoni prej 100-120 km duhet të vendoset brenda Rusisë përgjatë kufirit ukrainas.

“Tema kryesore e zgjidhjes së pasluftës duhet të jetë vendosja e masave mbrojtëse për të parandaluar një përsëritje të agresionit në të ardhmen. Për të siguruar siguri të vërtetë për banorët e rajoneve Kharkiv, Chernihiv, Sumy, Zaporizhzhia, Luhansk dhe Donetsk dhe për t’i mbrojtur ata nga granatimet, do të jetë e nevojshme të futet një zonë çmilitarizimi prej 100-120 km në territorin e Belgorod, Bryansk, Kursk dhe republikat e Rostovit. Ndoshta me një kontigjent kontrolli ndërkombëtar të detyrueshëm në fazën e parë”, shkroi ai në Twitter.

Top Channel