Këshilltari i Zelenskyt: Çdo zgjidhje e pasluftës duhet të përfshijë zonën e çmilitarizuar në Ukrainë

29/05/2023 17:05

Këshilltari i presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podolyak ka bërë thirrje që çdo zgjidhje e pasluftës të përfshijë një zonë të madhe të çmilitarizuar për të mbrojtur vendin e tij nga “agresioni” i ardhshëm rus.

Podolyak tha se rajoni prej 100-120 km duhet të vendoset brenda Rusisë përgjatë kufirit ukrainas.

Masa do të garantojë “siguri të vërtetë” për banorët dhe do t’i mbrojë ata nga bombardimet, tha ai.

Top Channel