Sulmet rikthejnë frikën tek ukrainasit, vrapojnë me shpejtësi për t’i shpëtuar goditjeve nga raketat

29/05/2023 16:47

Frika është rikthyer sërish tek ukrainasit, të cilët po përballen me një grup sulmesh ruse me raketa.

Menjëherë pas nisjes së shpërthimeve, qytetarët e Kievit, u strehuan në stacionet e metrosë, për të shpëtuar nga rreziku.

Të panikosur në turma hyjnë në  vendet e strehimit, deri në momentin që sirenat e alarmit do të ndalojnë.

“Pashë një numër të caktuar shpërthimesh në qiell, prandaj erdha këtu me kolegët e mi”, tha një banor.

Nga ana tjetër rrugët e qytetit janë mbushur me copëza raketash të shkatërruara. Në ato zona lëvizja është shumë e madhe, nga ukrainasit që banojnë në kryeqytetin e goditur vazhdimisht.

Dëshmitarët okularë kanë deklaruar se kanë parë momente ku raketat po i afroheshin Kievit.

“Ata po tentonin të rrëzonin raketat si zakonisht, dhe njëra ra në rrugë, dëmtoi një makinë. Kam dëgjuar se njërës i është vënë flaka”, deklaroi një dëshmitar.

Prej disa ditësh Kievi është goditur nga sulmet me raketa, të cilat kanë shkaktuar dëme materiale. Por e goditur nuk ka qenë vetëm Kievi, por edhe qytetet të tjera të Ukrainës ku janë shënuar edhe viktima.

 

FOTO GALERI
1/4

Top Channel