Tërboi tifozët e Juves, Leao: Ndjesë, nuk doja të tregoja mungesë respekti

30/05/2023 09:42

Rafael Leao ka tërbuar tifozët e Juventusit me veprimin e kryer në fundin e ndeshjes.

Milani fitoi 0-1 në Torino (Giroud) dhe siguroi kualifikimit në Champions League. Për të tretin vit radhazi.

Ylli portugez ndërroi fanellat në fundin e takimin. Dhe atë bardhezi e futi brenda pantallonave.

Leia është përballur me zemërimin e popullit juventin, ndërkohë që ka reaguar duke kërkuar ndjesë.

Nëse ndonjë tifoz ka ndjerë mungesë respekti, i kërkoj falje për veprimin tim me fanellën e Juves.

Nuk kisha asnjë qëllim të keq, nuk doja të tregoja mungesë respekti. Përkundrazi, i respektoj të gjithë“, theksoi sulmuesi i kuqezinjve./ SuperSport

Top Channel