“Shiu i Halloween”, Rama poston foto nga protesta poshtë zyrës së tij, s’i kursen ironitë: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm 31/10 22:15
Në nisje të sezonit turistik veror, kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga plazhi i Durrësit, aty ku po punohet për shtrirjen e shtresave të rërës dhe dezinfektimin sezonal.
Kreu i qeverisë shkruan se janë në pritje të një sezoni të ri veror me më shumë turistë se asnjë vit tjetër. Rama shprehet se paralelisht po punohet me projektin e Rilindjes Urbane të Durrësit.
“Mirmëngjes, dhe nga plazhi i Durrësit, ku paralelisht me projektin e Rilindjes Urbane të tij, punohet për shtrirjen e shtresave të rërës dhe dezinfektimin sezonal, në pritje të një sezoni të ri veror me më shumë turistë se asnjë vit tjetër, ju uroj një ditë të mbarë“-shkruan Rama krahas videos.
Top Channel