Profesori amerikan thotë se alienët janë në tokë prej kohësh dhe vijojnë ‘të influencojnë’ (fotot)

29/05/2023 19:35

Një profesor amerikan i universitetti të Stanford thotë se alienët janë në tokë prej shumë kohësh.

Kjo është një çështje për të cilën njerëzi vrasin mendjen prej kohësh, që prej akademikëve deri te konspiracionistët, a ekzistojnë alienët?

Teori të shumta sugjerojnë se nuk jemi vetëm në univers, sipas të cilave është e sigurt që ekzistojnë civilizime të tjera inteligjente, por ndoshta universi është aq i madh saqë rrugët e tyre nuk janë hasur ndonjëherë me njëra-tjetrën, shkruajne mediat kurioze.

Mes teorive të tjera të përmendura me humor nga mediat është ajo që thotë se universi është i mbushur kudo me jetë inteligjence, por për arsye të lakmisë, egoizmit të njeriut dhe impulseve të tij shkatërrimtare, ‘alienët nuk preferojnë të na kontaktojnë’.

Diku mes tyre rendimet dhe opinioni i profesorit Dr Garry Nolan i cili shkon akoma më tej duke thënë se jo vetëm që format e jetës jashtëtokësore ekzistojnë por “me ‘100% siguri ato jetojnë mes nesh.

Nolan është profesor mjekësie në Stanford University dhe ka punuar më parë në programet qeveritare për UFO-t në SHBA.

Javën e kaluar ai foli në një konferencë në Manhattan të quajtur “Pentagoni, Inteligjenca jashtë-tokasore dhe OFO-t e rrëzuara”.

Ai tha: “Mendoj se ka një formë të avancuar inteligjene të huaj që përdor njëfarë ndërmjetësish. Jo se ata ecin mes nesh duke veshur kostume apo lëkura të tjera. Por për ne kjo duket se është njëfarë testi inteligjence”.

Profesori shtonte: “Ata më duket se shfaqen para nesh dhe testojnë cili është mjaftueshëm inteligjent për të dalluar dhe kuptuar atë që po shikon. A e dalloni dot çfarë është kjo para jush, a i dalloni dot mangësitë në të dhënat, apo ato të gënjeshtërta?”

Nolan foli më pas për eksperiencat e tij me njerëz që po punojnë me teknologjinë e mjeteve ajrore të rrëzuara.

Ai tha: “Një copëz e vogël njohurie prej tyre mund të revolucionarizojë atë që ne po bëjmë”, tha ai, ndërsa më kaloi në temën e rrëmbimeve aliene.

“E di që disa teori thonë se ata rrëmbejnë gra e fëmijë por unë nuk merrem dot me këtë. Unë dua të shfrytëzoj teknologjinë e tyre”.

Kërkimi për jetë jashtëtokësore ka pësuar një ringjallje intelektuale vitet e fundit, me pretendime nga më të ndryshmet, përfshi dhe ato që jashtëtokësorët janë shumë afër nesh, ose në planetin tonë.

Duke parë se ne e dimë se jetë ekziston dhe në thellësitë e oqeaneve të tokës, e pavarur nga drita e diellit, është e mundur që aty të gjenden forma jete që mund të mbijetojnë në ambjente të ndryshme nga ato që ne besojmë se mbështesin jetën.

FOTO GALERI
1/3
Dr Garry Nolan i cili shkon akoma më tej duke thënë se jo vetëm që format e jetës jashtëtokësore ekzistojnë por “me '100% siguri ato jetojnë mes nesh.

Top Channel