E mërkurë, 28 Shkurt 2018
12:52
Shpërthen makina, piloti shpëton për mrekulli (Foto+Video)

Garat automobilistike të “dragster” dhurojnë gjithnjë drithërima, por ajo që i ndodhi John Force arrin në kufijtë e të pabesueshmes.

12:14
Kukës e Dibër, ngrica në rrugë

Në verilindje, situata mbetet e vështirë në zonat e Dibrës, ku mësimi në shkolla është ndërprerë në një afat të pacaktuar.

12:12
Pasojat e dëborës, shkolla të mbyllura në Skrapar dhe rrugë të vështira në Korçë

Reshjet e borës kanë vazhduar në juglindje të vendit, ndërsa temperaturat kanë arritur -9 gradë.

12:08
Pukë, dëbora izolon fshatrat e mbyll shkollat

Në territorin e Bashkisë Pukë trashësia e dëborës së rënë në disa zona ka arritur deri në 60 centimetra, ndërkohë që temperaturat janë në vlerat -5°C.

11:36
Basha: Kokaina me garanci politike, pikë mbrojtëse kryeministri Edi Rama

Për kreun e opozitës Lulzim Basha sasia e konsiderueshme e kokainës e sekuestruar nuk ka kaluar pa garanci politike. Në një postim në Facebook, Basha shkruan se këtë gjë e paralajmëroi dhe kryeprokurori i antimafias De Raho të hënën.

11:27
Opozita kërkon Presidentin në seancë dëgjimore, Meta shpreh gatishmërinë

Nënkryetari i Komisionit të Jashtëm, Tritan Shehu ka kërkuar që të thirret në seancë dëgjimore dhe kreu i shtetit për marrëveshjen e detit.

11:20
“Last Snow”, policia jep detaje: Mbi 180 mln euro kokainë e sekuestruar në Durrës, dy në pranga

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka dhënë detaje lidhur me kapjen e sasisë së konsiderueshme të kokainës. Veliu tha se droga ishte nisur nga Kolumbia, tranzit në Itali dhe Maltë për të mbërritur në portin e Durrësit. Dy persona janë arrestuar, teksa është shpallur në kërkim pronari i kompanisë që kishte kontenierin me banane ku ishte fshehur droga.

11:09
Stomatologia e akuzuar për mashtrim mohon akuzat: Biznesmeni dhe vëllai i tij më gjobitën

38-vjeçarja Olesia Duka, stomatologe e njohur në Tiranë ka dalë këtë të mërkurë para gjykatës me akuzën e mashtrimit, për t’u njohur me masën e sigurisë.

11:02
Kufiri Kosovë-Mali i Zi, Kuvendi mban seancën për ratifikimin e demarkacionit

Kuvendi i Kosovës u mblodh sot në një seancë të jashtëzakonshme, e cila përbën dhe përpjekjen e tretë për kalimin e marrëveshjes së demarkacionit.

10:59
Integrimi, Serbia para Shqipërisë, Juncker shpjegon pse

Në një intervistë dhënë për Deutsche Welle, Presidenti i Komisionit Europian foli për turin e vizitave në Ballkanin Perëndimor dhe ndryshimet mes vendeve kandidate sa i takon perspektivës së anëtarësimit.

10:52
“Messi nuk është njerëzor, FIFA nuk duhet ta lejojë të luajë”

Carlos Queiroz, trajneri i kombëtares së futbollit të Iranit, ka deklaruar se Cristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë, ndërsa Messi “nuk është njerëzor dhe për këtë arsye FIFA nuk duhet ta lejojë që të luajë futboll”.

10:37
Meta në Parlament për Greqinë, Bushati mbron negociatorin Meçollari

Ministri i jashtëm Ditmir Bushati nuk dha asnjë detaj në lidhje me negociatat me Greqinë, sepse sipas tij marrëveshja mbetet për t’u negociuar.

10:35
Zgjerimi, si sfidë edhe për vetë BE-në. OKB mbështet procesin

Organizata e Kombeve të Bashkuara inkurajon dhe mbështet zgjerimin e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

09:47
Kapet gjysmë ton kokainë në Portin e Durrësit. Zbulohet rrjeti i trafikut që nis nga Kolumbia

613 kg kokainë deklarohet se është gjetur brenda një kontenieri në portin e Durrësit.

09:38
Luis Enrique, paga e lartë e “pengon” të shkojë te Chelsea

Luis Enrique dëshiron të rikthehet në pankinë verën e ardhshme dhe destinacioni i mundshëm për momentin duket Chelsea, edhe pse problemi më i madh është paga e tij.

09:29
Merkel takon Vuçiçin, i kujton Kosovën si kusht për anëtarësim në BE

Nga takimi me Jean-Claude Juncker, tek ai me Angela Merkelin… Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç e pati mjaft të ngjeshur këtë fillimjave, kur nga dy figura të rëndësishme të bllokut europian mori konfirmimin se mbështetja për Serbinë në rrugën e saj drejt BE-së vazhdon, por vetëm nëse zgjidh problemet me Kosovën.

09:20
Acari në Kosovë mbyll shkollat dhe anulon fluturime

Kushtet e ashpra atmosferike në Kosovë janë bërë shkas për mbylljen e shkollave fillore e atyre të mesme gjatë kësaj të mërkure.

09:11
Neymar rrezikon 6-8 javë jashtë fushave

Braziliani i PSG, Neymar do të qëndrojë nga 6 deri në 8 javë jashtë fushave të lojës dhe nuk mund të zbresë në fushë në takimin e kthimit me Real Madrid.

08:59
Roger Federer shpallet sportisti i vitit 2017

Roger Federer është shpallur sportisti i vitit në ceremoninë e “Laureus World Sports Awards”, zhvilluar të martën në mbrëmje në Montekarlo.

08:49
Sllovaki, 1 milion euro për informacione mbi vrasjen e gazetarit

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico ofroi një shpërblim prej 1 milion eurosh për këdo që ka informacione për vrasjen e një gazetari investigativ në vend.

08:41
Dhëndri i Trumpit humbet të drejtën për qasje në informacione “top secret”

Dhëndri i presidentit Donald Trump, Jared Kushner ka humbur të drejtën të njihet me informacionet më të vlefshme të agjencive të zbulimit, që i jepen përditë kreut të shtetit gjatë të ashtuquajturit “Informim ditor i Presidentit”.

08:28
Vazhdojnë reshjet e dëborës. I ftohti ekstrem zbret deri në Lushnje

Në Tiranë dikur binte borë një herë në 30 vjet, por me ndryshimet e klimës ky është viti i dytë rresht që kryeqytetasit zgjohen me dëborë. Dhe kjo është dita e dytë me reshje.

E martë, 27 Shkurt 2018
23:41
Ndahet nga jeta kirurgia e parë femër në Shqipëri

Pasditen e sotme u nda nga jeta doktoresha e njohur, Rushen Golemi, kirurgia e parë femër në Shqipëri.

23:27
Modelja braziliane i ‘hap dritaren’ Italisë (Foto)

Ajo quhet Lilian Leite dhe është mjaft e njohur në Brazil e Portugali, për faktin se ka pushtuar disa herë kopertinat e revistës Play Boy, në këto shtete.

22:27
Greqia tërhoqi vulën Apostile, Bushati: Dialogu prodhon zgjidhje

Greqia vendosi ditën e sotme për tërheqjen e rezervës për vulën Apostile ndaj Shqipërisë, me efekt të menjëhershëm.

22:00
Espanyol ndal vrullin e Realit në sekondat e fundit

Reali i Madridit pësoi një humbje në sekondat e fundit të transfertës katalane, ndaj Espanyolit, me rezultatin minimal 1-0.

21:57
Marrëveshja për detin, Meta refuzon sërish Bushatin, kërkon informacione shtesë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, konfirmoi gjatë një interviste me gazetaren Eni Vasili në “Studio e Hapur” se ka kërkuar informacione të tjera shtesë nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme për sa i përket negociatave me Greqinë.

21:52
Icardi mendon për Milanin, por Sampaoli duket se “e përjashton” nga Rusi 2018

Icardi duket se është gati për t’u vënë në dispozicion të Spallettit në sfidën e fundjavës që Interi do të zhvillojë ndaj Milanit, në derbin e shumëpritur të ditës së dielë që vlen shumë në garën për një vend në Championsin e vitit të ardhshëm.

21:47
Arrestohen agresorët e trajnerit Gjoka

Policia ka vënë në pranga dy personat e përfshirë në kanosjen me thikë ndaj trajnerit të Vllaznisë, Ernest Gjoka.

21:42
Testimet e Formulës 1, Vettel shkëlqen në ditën e dytë në Montmelo

Në ditën e dytë të testeve zyrtare të Formulës 1, në pistën e Montmelosë në Barcelonë, Sebastian Vettel ka shkëlqyer për herë të parë me njëvendëshen e re “Ferrari SF71H”, duke regjistruar kohën më të mirë me 1 minutë, 19 sekonda dhe 673 të mijëtat.

21:14
Hetimi i OKB-së: Koreja e Veriut, furnizuese e programit të armëve kimike të Sirisë

Koreja e Veriut ka furnizuar përmes rrugëve detare qeverinë siriane, me disa pajisje që mund të përdoren në prodhimin e armëve kimike, pretendojnë disa ekspertë të Kombeve të Bashkuara.

20:35
S’merr dot certifikatën e pronësisë, ZRPP-ja e Pogradecit regjistron pallatin me 22 (nga 20) apartamente

Zonja Eleze Andrea, banore e qytetit të Pogradecit, prej 25 vitesh ka paguar apartamentin ku jeton aktualisht me familjen e saj, të ndërtuar nga Enti i Banesave para viteve ’90.

19:53
Kush është Artur Meçollari, specialist i së Drejtës Ndërkombëtare të Detit, i dekoruar nga NATO

Pas transmetimit të kronikës në edicionin e orës 15:00, Ministria e Mbrojtjes kontaktoi Top Channel për të sqaruar se në datën 4 tetor 2012, kur Artur Meçollari është liruar nga ushtria, Ylber Dogjani ende nuk e kishte marrë gradën e gjeneralit dhe në atë kohë nuk ka qenë drejtor i Shërbimit Informativ të Ushtrisë, e kësisoj nuk ka patur informacione që mund t’ia lejonte ky post.

19:50
Bomba në Ambasadën sovjetike, të afërmit e të dënuarve ngrenë padi në gjykatë

Hysen Shehu është djali i Tefik Shehut, njëri nga 22 intelektualët që u dënuan me vdekje nga Gjykata e Lartë ushtarake në Tiranë më 27 shkurt të vitit 1951.

19:42
Dukagjin, 4 orë në këmbë. Banorët e rrethuar nga dëbora: Rrezikohemi nga telat e energjisë

Një nga zonat ku reshjet e borës kanë shkaktuar më shumë probleme në Qarkun e Shkodrës është zona e thellë malore e Dukagjinit.

19:08
Gjermani, fshati vendos të mbajë kambanën e Hitlerit

Një fshat në Gjermani votoi për të mbatjur një kambanë kontradiktore kishe, mbi të cilën janë gdhendur një svastikë (simboli i kryqit nazist) dhe fjalët: Gjithçka për Atdheun – Adolf Hitler.

19:04
Cannavaro flet pa doreza: Buffon e De Rossi, jashtë Italisë!

Fabio Cannavaro ka ngritur për herë të fundit Kupën e Botës së fituar nga kombëtarja italiane e futbollit dhe është nga ata lojtarë, që tifozët ende ruajnë kujtime unike për çfarë kanë dhënë në fushë.

18:46
Qëllohet me armë një makinë në Vlorë, 3 të plagosur

Tre persona janë plagosur me armë zjarri ndërsa ishin duke udhëtuar me automjet në lagjen “28 nëntori” në afërsi të kishës ortodokse të Vlorës.

18:44
Gra të huaja të dashuruara me Shqipërinë…

Pas viteve ’90 shqiptarët u dyndën të lënë vendin e tyre për një jetë më të mirë, në Europë dhe jo vetëm, por nuk mungojnë edhe shtetasit e huaj që jetojnë dhe punojnë prej vitesh në vendin tonë.

18:33
Borëpastrueset e Bashkisë së Tiranës hapin rrugët rurale. Veliaj, apel qytetarëve

Pavarësisht intensitetit të reshjeve të borës në kryeqytet, të gjitha rrugët janë të kalueshme për automjetet.

18:29
Greqi, bie vula apostile. Jo më legalizim për dokumentet e emigrantëve shqiptarë

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka përshëndetur vendimin e Greqisë për tërheqjen e rezervës për vulën apostile ndaj Shqipërisë, me efekt të menjëhershëm.

18:16
Dështon “urdhërndalimi” rus i bombardimeve në Siri

Luftimet vazhduan në zonën rebele të Ghoutës Lindore, pranë Damaskut, edhe gjatë “armëpushimit të parë 5-orësh”, të urdhëruar në përditësi nga Rusia, aleati i qeverisë siriane.

18:09
Mungojnë votat për Demarkacionin? Veseli, i bindur për ratifikimin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli beson se të mërkurën do të ratifikohet marrëveshja për shenjimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, pavarësisht se ende nuk janë siguruar të gjitha votat.

18:00
UEFA ndryshon Championsin: 26 ekipe, drejtpërdrejt në grupe

UEFA do të aplikojë ndryshime në mënyrën e kualifikimit në Champions League, duke nisur nga sezoni i ardhshëm, duke favorizuar gjigantët e futbollit kontinental në qasjen e drejtpërdrejtë për në fazën e grupeve.

17:50
Totti vendos derbin e Milanos: Fiton Interi!

Nga Montekarlo, ku ishte i pranishëm për çmimet sportive “Laureus Sport Award”, Totti ka folur mbi periudhën jo të mirë që po kalon Roma e tij, e jo vetëm, duke bërë edhe një deklaratë të bujshme në lidhje me derbin e fundjavës, mes Milanit dhe Interit.

17:30
Aksident masiv mes 9 automjeteve pranë tunelit të Kërrabës

Një aksident në të cilin janë përfshirë disa automjete ka ndodhur në orët e pasdites në hyrje të tunelit në aksin Elbasan-Tiranë.

17:16
Takim tripalësh Shqipëri-Itali-Serbi në Beograd. Bushati: Më shumë kujdes për shqiptarët e Preshevës

Është zhvilluar në Beograd takimi i tretë i ministrave të Jashtëm të Shqipërisë, Italisë dhe Serbisë.

17:16
“Bisha nga Lindja” paralizon jetën britanike

Reshjet e dendura të dëborës dhe temperaturat disa gradë nën zero kanë shkaktuar një “mizeri” në trafikun rrugor e hekurudhor, teksa përpiqeshin të ktheheshin nëpër shtëpi pasditen e kësaj të marte, ndërsa 4 persona humbën jetën në dy aksidente automobilistike mes problemeve madhore në udhëtim.

16:48
Familjet e përjashtuara nga ndihma ekonomike i ankohen Bashës: Çojmë fëmijët pa bukë në shkollë

Familja e Kastriot Mihanit është një prej disa familjeve që vizitoi Lulzim Basha në Kavajë, e përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike.

16:37
Dëbora zbardh dhe Tiranën…

Kanë mjaftuar vetëm pak minuta reshje të dendura dëbore dhe Kryeqyteti është tashmë nën petkun e bardhë të dëborës.

16:37
Ish-drejtuesit e ARRSH-së, në burg edhe pas Apelit

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda la në fuqi masën e “arrestit me burg” për 3 ish-zyrtarët e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

16:12
“Misioni i pamundur” i FA, 3 orë në këmbë në mes të dëborës për të transportuar të sëmurën

Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit një 38-vjeçare, e cila ishte e bllokuar në shtëpinë e saj në fshatin Tejdrinë të njësisë administrative Ujmisht në bashkinë e Kukësit dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.

15:54
Kukësi-Skënderbeu, “peng” i dëborës. Partizani pret Lushnjen

Të mërkurën, Kategoria Superiore do t’u rikthehet ndeshjeve për të rikuperuar javët e prapambetura. Ndeshja më e rëndësishme në letër është përballja mes Kukësit dhe Skënderbeut. Një vit më parë, ai ishte dueli për titullin kampion, ku verilindorët dolën fitues. Por këtë sezon, situatat janë ndryshe.

15:31
Faturat e ujit do të rriten. Parashikimi, mesatarisht në 3.600 lekë në muaj

Qytetarët mund të përballen shumë shpejt me tarifa më të shtrenjta të ujit. Enti Rregullator i Ujit thotë se mund të shkohet në faturë mujore që arrin deri në 5 për qind të shpenzimeve mujore të një familjeje shqiptare.

15:25
Tirana pa drita në qendër, nga 1 janari, 15 stakime

Zhvendosja dhe rinovimi i stacionit elektrik në qendër të Tiranës duhet të kishte sjellë stabilizimin përsa i përket furnzimit me energji pa ndërpreje për konsumatoret dhe përballimin e mbingarkesave, por në fakt vetëm për muajin shkurt stakimet e energjisë për zonën e qendrës kanë qenë së paku 8 herë, ndërsa që nga fillimi i vitit janë mbi 15 raste.

15:20
Gjyqtarja e dënuar për korrupsion ankohet në Kushtetuese: Gjykata e Lartë s’kishte kompetencë

Ish-gjyqtarja e Lartë, Majlinda Andrea i shtohet ping-pongut që po lozet prej muajsh mes Gjykatës së Lartë dhe Krimeve të Rënda për dilemën se kush duhet të gjykojë në juridiksion fillestar për çështje korrupsioni derisa të ngrihet SPAK dhe Gjykata kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

15:08
Moti i keq deri të enjten, temperaturat rriten në fundjavë

I gjithë vendi do të përfshihet në temperatura nën zero grade Celcius mëngjesin e së mërkurës.

15:03
Negociator edhe denoncuesi i Meçollarit. Gjeneral Gjunkshi: Informacionin na e solli Ylber Dogjani

Çështja e Artur Meçollarit, ekspert detar i Forcave të Armatosura, që akuzohet si i papërshtatshëm për të negociuar paktin detar me Greqinë, komplikohet papritur.

15:02
Ulet borxhi publik, por sërish mbetet kërcënues

Borxhi publik i Shqipërisë zbriti për herë të parë që nga viti 2013 nën 70 për qind të prodhimit kombëtar, i ndihmuar nga zgjerimi i ekonomisë, por edhe forcimi i lekut ndaj euros dhe dollarit.

14:50
Aksidentoi për vdekje vjehërr e nuse, mbetet në burg 40-vjeçari

Arrest me burg ka vendosur gjykata e Kavajës për autorin e aksidentit që shkaktoi dy viktima në Golem.

14:49
Zidane ‘përjashton’ Ronaldon: Duhet të pushojë!

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane ka lënë pushim për ndeshjen e radhës në kampionat portugezin Cristiano Ronaldo, duke qenë se javën e ardhshme Real do të luajë ndeshjen e kthimit me PSG.

14:32
Berlusconi “zgjedh” kryeministrin. Nëse fiton zgjedhjet, propozon Antonio Tajanin

Silvio Berlusconi e bëri të qartë se, nëse blloku i tij i qendrës së djathtë fiton zgjedhjet më 4 mars, emri që do të propozojë për kryeministër do të jetë ai i presidentit aktual të Parlamentit Europian, Antonio Tajani.

14:24
“Bukë vetëm gjermanëve”. Merkel reagon kundër përjashtimit të të huajve

Debati që ndezi në Gjermani, vendimi i një banke të rëndësishme ushqimi për t’iu ndaluar të huajve vaktet falas, nuk e ka lënë indiferente Kancelaren Angela Merkel.

14:02
22 kandidatë për Kushtetuesen, mes tyre edhe emra të njohur për publikun

Pranë Presidentit të Republikës ka pasur fluks aplikimesh për plotësimin e dy vendeve në Gjykatën Kushtetuese.

13:53
Hashash drejt Athinës, grekët sekuestrojnë 104 kg dhe arrestojnë një shqiptar

Departamenti i antidroges së Kosturit në Greqi ka sekuestruar sasinë prej 104 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa gjatë një operacioni të zhvilluar në orët e para të mëngjesit të së martës në aksin që lidh Kapshticën me Kozanin.

13:52
Miqësorja me Norvegjinë, nis shitja e biletave

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të nisë fushatën e re me miqësoren ndaj Norvegjisë, që do të luhet më 26 mars në Elbasan Arena dhe për të gjithë spordashësit ka nisur shitja e biletave.

13:37
Chlesea kërkon të bindë Hazard me 340 mijë euro në javë

Nën presionin që po bën Rea Madrid për Eden Hazard dhe Thibaut Courtois, Chelsea ka nisur bisedimet për rinovimin e konratave të futbollistëve.

13:25
U trajtua si vdekje natyrale, 1 vit më vonë bashkëshorti arrestohet për vrasjen e gruas së tij

Në janar të vitit të kaluar, shtetësja V.V. ndërroi jetë në urgjencën e Spitalit Rajonal të Fierit.

13:15
Propozimi i Lukakut: “All Star Game” edhe në kampionatin anglez

Romelu Lukaku “braktis” Evropën për një moment për të udhëtuar drejt SHBA.

13:07
Ancelotti, një italian për drejtimin e Arsenalit

Mediat dhe tifozët e kanë shkarkuar prej kohësh, por tani janë drejtuesit e Arsenal që duhet të marrin hapin final: që pas 20 vjetësh t’i tregojnë derën francezit Arsene Wenger.

13:02
Ndryshon ligji për ushqimin, rioganizohet bordi i AKU

Ministria e Bujqësisë ka nisur konsultimet me grupet e interesit për ndryshimet në ligjin “Për ushqimin”.

12:51
Siri, favore seksuale për ushqime

Gratë në Sirinë e copëtuar nga lufta janë shfrytëzuar seksualisht nga personat që shpërndajnë ndihmat në emër të OKB-së dhe organizatave ndërkombëtare bamirëse.

12:45
Acari në Europë? Faji i Arktikut, shkencëtarët: Dimri më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë në Polin e Veriut

Këto ditë, e gjithë Europa po përballet me një mot të ftohtë me temperatura, që në shumë rajone të saj janë të pazakonta nën zero dhe për këtë, shkencëtarët fajësojnë motin e ngrohtë në Polin e Veriut.

12:36
PSG zgjedh zëvendësuesin e Neymar për ndeshjen ndaj Realit

Pas optimizmit paraditen e së hënës, te Paris Saint Germain u rishfaq shqetësimi për Neymar. Klubi francez doli me një komunikatë për shtyp ku theksonte se braziliani nuk ka vetëm një dëmtim të ligamentit të jashtëm të kaviljes së djathtë, por edhe një dëmtim të metatarsës së pestë dhe me shumë mundësi nuk do të luajë ndaj Realit të Madridit.

12:30
Gjermani, “dritë jeshile” ndalimit të automjeteve me naftë

Qyteteve të mëdha gjermane iu është dhënë “drita jeshile” të ndalojnë makinat me naftë, të cilat dëmtojnë ndjeshëm mjedisin.

12:30
Trajneri i ri i Italisë? Costacurta preferon Conten

Luigi Di Biaggio do të jetë ai që do të ulet në pankinën e përfaqësueses italiane deri në momentin që Federata Italiane e Futbollit (FIGC) të zgjedhë përfundimisht teknikun e ri.

12:29
Tiranë, përfundon restaurimi i fasadave në pallatet e degraduara

Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u ka bërë thirrje banorëve që të zgjedhin administratorët e tyre për të përfituar nga Fondi i Komuniteteve.

12:23
Ujërat e kontestuar me Greqinë e Qipron, Turqia nis kërkimet për naftë

Mediat turke raportojnë se Ankaraja ka nisur studimet për gjetjen e naftës dhe gazit në një zonë të diskutuar mes saj, Greqisë dhe Qipros.

12:14
Letra misterioze, Matiç zbulon sekretin që i shkruante Mourinho

Prej vitesh Mourinho përdor një truk, duke i dërguar në një copë letër mesazh futbollistëve në fushë gjatë lojës. E ka bërë edhe të dielën në ndeshjen kundër Chelsea, kur i dërgoi Matiç një mesazh në letër dhe serbi ka zbuluar sekretin e trajnerit.

12:07
Masakra në Florida, mbrohet roja i shkollës

Donald Trump e quajti burracak, pasi u mësua se roja i armatosur i shkollës së mësyrë nga një adoleshent në Florida nuk kishte hyrë në ndërtesë, edhe pse i dëgjoi krismat.

11:50
Armëpushimi në Siri zgjat vetëm 5 orë në ditë

Qetësia ka rënë mbi enklavën rebele siriane të Ghoutës Lindore, pas hyrjes në fuqi të armëpushimit të përkohshëm, që synon t’u lejojë civilëve largimin nga rajoni i shënjestruar prej një ofensive të egër të ushtrisë siriane, me mbështetjen e Moskës.

11:30
Revolucion në tenis, Kupa Davis ndryshon format

Kupa Davis do t’i nënshtrohet një ndryshimi rrënjësor në të ardhmen. Ajo që e konfirmoi këtë është vetë Federata Ndërkombëtare e Tenisit, sipas së cilës, ndryshimet në formatin e këtij kompeticioni do të hyjnë në fuqi duke nisur nga viti 2019.

11:29
Urat i mori lumi, Kumbaro: Terren i keq. Riparimi ishte i pamundur

Raportimi i ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro në Komisionin e Edukimit u shoqërua me debate të forta mes saj dhe kryetares së këtij Komisioni, Albana Vokshi.

10:58
Mazhoranca mbron Arta Markun, rrëzon propozimin e opozitës për ndërprerjen e mandatit

Këshilli i Legjislacionit nuk e kaloi propozimin e Partisë Demokratike për ndryshime kushtetuese për çështjen e prokurorit. Propozimi u rrëzua me 6 vota pro dhe 8 kundër.

10:55
“Bitcoin” si piramidat? BE paralajmëron për rrezikun e monedhave virtuale

Shqipëria u është bashkuar institucioneve kryesore financiare europiane që paralajmërojnë qytetarët për rrezikun e monedhave virtuale.

10:46
Bolt zbulon skuadrën ku do të luajë futboll

Ashtu siç e paralajmëroi, Usain Bolt zbuloi skuadrën me të cilën do të luajë futboll.

10:29
Juncker, në Beograd: Zgjidhni çështjet territoriale për t’u anëtarësuar në BE

Ndalesa e radhës së turit ballkanik të Jean-Claude Juncker ishte Beogradi, ku kreu i Komisionit Europian përsëriti mesazhin që Brukseli po përpiqet me të gjitha mënyrat t’ia bëjë të qartë Serbisë. Ajo është vërtet në krye të listës së anëtarësimit, bashkë me Malin e Zi, por pa zgjidhur çështjet territoriale nuk do të bëhet dot pjesë e bllokut.

10:29
Ndërron jetë ish drejtori i Galerisë së Arteve, Gëzim Qendro

Ka ndërruar jetë mëngjesin e të martës Gëzim Qendro, ish drejtor i Galerisë së Arteve, një kurator ekspozitash dhe kritik i arteve pamore.

10:19
Majko me shqiptarët e Gjermanisë, kërkohen lehtësira për mësimin e shqipes

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka zhvilluar një vizitë pune në Dusseldorf të Gjermanisë, ku u takua me përfaqësues të shoqatave shqiptare.

10:08
UKT me konsultim online për faturat, pas 28 shkurtit nisin penalizimet

Të mërkurën skadon dhe afati për të paguar faturat e prapambetura të ujit të pijshëm, pas së cilës do të nisin dhe penalizimet.

09:58
Vasili: Check Up-i, shpërdorim kriminal i parave

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili sjell në vëmendje shifrat e INSTAT, të cilat konfirmojnë rritje të vazhdueshme të vdekjeve nga sëmundjet kardiake në moshat e reja.

09:54
“Bisha nga Lindja” mbërthen Europën (Foto)

Roma u gdhi e mbuluar nga një petk i rrallë dëbore pas stuhisë arktike që solli ngrica në një pjesë të mirë të Europës.

09:36
Policia rrugore rrit kontrollet në Tiranë, vendosen 134 gjoba

Situata e motit në kryeqytet ka sjell dhe shtim të masave të policisë rrugore në akset rrugore urbane.

09:33
Rikthehet derbi i vërtetë Milan-Inter, por jo në fushë (Video)

Ka nisur java që të çon në derbin e Milanos, një ndeshje vendimtare jo vetëm për tifozët e këtyre skuadrave, por edhe për garën drejt vendit të katërt, i fundit që të kualifikon në Champions League.

09:31
Sekuestrohet 1 kg kokainë, dy në pranga. E shpërndanin në ish-Bllok

Policia e Tiranës ka sekuestruar 1 kg kokainë dhe ka vënë në pranga dy persona të cilët e shpërndanin në zonën e ish-Bllokut.

08:50
Dëborë në Tiranë. Kryeqyteti zbardhet gjatë natës

Reshjet e dëborës që zbritën në orët e para të mëngjesit edhe në zonat e ulta, sollën flokët e bardhë edhe në kryeqytet.

08:40
PSG zyrtarizon dëmtimin e Neymar, mund të mungojë ndaj Realit

PSG ka njoftuar me anë të një komunikate zyrtare mbrëmjen e së hënës se Neymar ka ndrydhur kaviljen e këmbës së djathtë në ndeshjen e së dielës kundër Marseille.

08:26
Shqipëria nën dëborë. Rrugë e fshatra të bllokuar (Foto)

Reshjet e dëborës kanë vijuar gjatë natës dhe mëngjesit, duke zbritur deri në zonat e ulta. Situata me rrugë të bllokuara e shkolla të mbyllura vazhdon edhe sot.

00:07
15 destinacionet më të rekomanduara për 2018-ën

Të gjithë të apasionuarit pas udhëtimeve dhe njohjes së botës, çdo vit mundohen të zbulojnë destinacionet për t’u vizituar.

E hënë, 26 Shkurt 2018
23:41
Valentina Allegri ‘shmang’ dëborën në Itali

Dëbora ka pushtuar të gjithë Italinë, ndërsa në Torino, sfida Juventus-Atalanta u shty për shkak të kushteve atmosferike.