Roger Federer është shpallur sportisti i vitit në ceremoninë e “Laureus World Sports Awards”, zhvilluar të martën në mbrëmje në Montekarlo.

Fituesi i 20 Grand Slam-eve, që shkelqeu në Australian Open dhe në Wimbledon 2017, dominoi ceremoninë e çmimeve, duke lënë pas emra si Cristiano Ronaldo, Lewis Hamilton dhe Mo Farah.

“Nuk e kisha besuar se mund të kthehesha sërish në këto nivele, por ky vit ishte diçka tjetër”, deklaroi tenisti 36-vjeçar.

Për femra, trofeun e rrënbeu Serena Williams, e cila në vitin 2017 fitoi Grand Slam-in e 23 të saj në karrierë.

Kampionët e Botës në Formula 1, Mercedes, u vlerësuan si skuadra e vitit dhe titullin e tërhoqi kampioni i vitit 2017, Lewis Hamilton. “Ka shumë vlera brenda kësaj skuadre dhe unë jam shumë krenar që jam pjesë e saj”, tha britaniku.

Një çmim i veçantë shkoi edhe për skuadrën braziliane Chapecoense, me vlerësimin “Momenti më i mirë i vitit”, me rikthimin që bëri kjo skuadër pas rrëzimit të avionit të ekipit në vitin 2016.

Top Channel