‘Po prisja telefonatë nga kolegu’, Shqiptari kapet me kufje të fshehta gjatë provimit të patentës në Belgjikë, përfundon në gjykatë
Në janar të vitit të kaluar, shtetësja V.V. ndërroi jetë në urgjencën e Spitalit Rajonal të Fierit.
Ngjarja në atë kohë u trajtua si vdekje natyrale nga mjeku i urgjencës, shtetasi me inicialet I.T., por një tani policia thotë se bëhet fjalë për një vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare.
Policia e Fierit njoftoi se ka zbardhur ngjarjen dhe ka arrestuar për këtë shtetasin Namik Velaj, 75 vjeç dhe banues në Patos, që dyshohet si autori i vrasjes së bashkëshortes së tij.
Zbardhja e ngjarjes së rëndë është bërë në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda dhe policia e Fierit njofton se janë siguruar provat e nevojshme që dëshmojnë se V.V. është vrarë.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 75-vjeçarin Namik Velaj, ndërkohë që është marrë masa e heqjes së të drejtës së ushtrimit të profesionit për mjekun e Urgjencës së Spitalit Rajonal Fier, shtetasin I.T., si edhe ka filluar procedimi penal për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe është dhënë masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” në Policinë Gjyqësore.
Top Channel