Reshjet e dëborës që zbritën në orët e para të mëngjesit edhe në zonat e ulta, sollën flokët e bardhë edhe në kryeqytet.

Tirana është zgjuar sot mes intervaleve të reshjeve të dëborës, por që, ndryshe nga një vit më parë, rënia e shiut e bën të pamundur që ajo të shtrojë, përveçse në periferi.

Megjithatë, kryeqytetasit janë përballur me temperatura të pazakonta për Tiranën. Sipas parashikimit të Meteoalb, paraditja mbetet me reshje të pakta shiu e dëbore në veri dhe qendër të vendit, por reshje të izoluara në jug.

Top Channel