Chlesea kërkon të bindë Hazard me 340 mijë euro në javë

27/02/2018 13:37

Nën presionin që po bën Rea Madrid për Eden Hazard dhe Thibaut Courtois, Chelsea ka nisur bisedimet për rinovimin e konratave të futbollistëve.

Sulmuesi 27-vjeçar është në prioritetet e klubit londinez, ndaj rinovimi me të ka hyrë në fzën më të rëndësishme. Hazard ka në fuqi një kontratë që është e vlefshme deri në verën e vitit 2020 dhe Chelsea e vlerëson belgun me 226 milionë euro, ndërsa bashkë me zgjatjen e kontratës do të ofrohet edhe rritja e pagës, që do të shkojë në 340 mijë euro në javë.

Por pavarësisht të gjitha këtyre manovrave, duket se belgu nuk ka një të ardhme me klubin londinez, edhe pse ai është shprehur se më parë do të dëgjojë drejtuesit e Chelsea-t. Me shumë gjasa e ardhmja e tij do të varet edhe nga rezultatet, pasi Chelsea rrezikon shumë të sigurojë një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane e shikon sulmuesin belg si një nga përforicimet më të rëndësishme të sezonit të ardhshëm dhe sado barriera ekonomike të ngrejë Chelsea, në fund gjithnjë fiton Real Madrid.

Top Channel