Në një intervistë dhënë për Deutsche Welle, Presidenti i Komisionit Europian foli për turin e vizitave në Ballkanin Perëndimor dhe ndryshimet mes vendeve kandidate sa i takon perspektivës së anëtarësimit.

Jean Claude Juncker këmbëngul që të mos ofrojë asnjë datë konkrete anëtarësimi për asnjërin prej vendeve kandidate, duke deklaruar se gjithçka varet nga “detyrat e shtëpisë” për secilin nga vendet. Por, Juncker e pranon se Serbia dhe Mali i Zi janë një hap përpara Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit.

“Serbёt negociojnё prej disa kohёsh, ndaj edhe kanё mё shumё pёrparime pёr tё komunikuar nё krahasim p.sh. me shqiptarёt, qё ende nuk kanё hyrё nё procesin e negociatave. E gjitha varet nga substanca dhe jo nga afatet kalendarike. Mua mё interesojnё afatet, por jo qё prej tyre tё harrohet thelbёsorja. Kёtё e kuptuan nё Maqedoni, ndёrsa nё Shqipёri disi mё pak, sepse Shqipёria ende nuk i ka nisur negociatat”, deklaron Juncker.

Sa u takon rekomandimeve, që do të dalin në muajin prill, Presidenti i KE-së shprehet i rezervuar.

“Nuk mund ta parashikoj nga kendvёshtrimi i sotёm se si do tё jenё kёto rekomandime, sepse duhen bёrё pёrparime thelbёsore. Ne do tё na duhet tё verifikojmё qё tani deri nё prill, nёse do tё ketё pёrparime tё mjaftueshme substanciale”, u shpreh ai.

Juncker flet edhe për fushat ku duhen bërë përparime në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara në procesin e integrimit.

“Lidhur me ҁёshtjen e shtetit ligjor, lirinё e shtypit, reformat nё gjyqёsor, lufta kundёr pastrimit tё parasё sё kriminalitetit tё organizuar, nё tё gjitha kёto drejtime duhet tё bёhen pёrparime thelbёsore. Kёto probleme i diskutuam edhe nё Shqipёri. Atje duhet tё arrijmё shumё pёrparime, sepse hasim intensivisht me kriminalitetin e organizuar brenda vendit që eksportohet edhe jashtё vendit”, vijon Presidenti i KE-së.

Top Channel