Video/ Përfshihen nga zjarri dy varka në Venecia, pëson djegie pronari Qyteteve të mëdha gjermane iu është dhënë “drita jeshile” të ndalojnë makinat me naftë, të cilat dëmtojnë ndjeshëm mjedisin.
Gjykata më e lartë Administrative federale e Gjermanisë e mori vendimin, pavarësisht faktit që ai i jep një grusht të forte tregut më të madh të automjeteve në kontinentin e vjetër.
Vendimi vjen pas apelimit që shtetet gjermane iu bënë masave të marra nga gjykatat lokale të Stuttgartit dhe Dusseldorfit.
Rasti u soll në vëmendje nga ambientalistët e shqetësuar prej cilësisë së ulët e ajrit. Ka pasur një dallgë reagimesh globale ndaj makinave me naftë, që kur Volksëagen e pranoi në vitin 2015 se kishte manipuluar testet e ndotjes, qëllimi i të cilave ishte kufizimi i emetimit të gazeve të dëmshme në atmosferë.
Por, ndërsa mjaft vende të tjera po e mendojnë vendosjen e kufizimeve të tilla, ndalimi i makinave të tilla në vendlindjen e automobilëve modernë është një goditje e re për industrinë e makinave dhe qeverinë e Angela Merkelit, kundërshtare e hapur e një nisme të tillë.
I kritikuar për marrëdhëniet e tij të ngushta me këtë industri, ekzekutivi i Merkelit ka lobuar kundër ndalimit të makinave me naftë, me argumentin se kjo do të zemëronte miliona drejtues mjetesh e do të krijonte ngërçe trafiku në qytete, ndërsa transporti publik nuk do ta përballonte dot amullinë.
Top Channel