E hënë, 26 Shkurt 2018
23:25
Mbreti Saudit shkarkon të gjithë krerët ushtarakë

Arabia Saudite ka shkarkuar komandantët e saj të lartë ushtarakë, përfshirë edhe shefin e stafit, në një seri dekretesh të orëve të vona të natës.

23:22
Kim Kardashian publikon për herë të parë vajzën

Dy muaj pas ardhjes së saj në jetë, Kim Kardashian ka vendosur të publikojë foton e parë me Çikagon.

23:02
Sadiku debuton në La Liga, Levante mposhtet nga Betis

Armando Sadiku ka bërë debutimin zyrtar në La Liga, teksa e nisi si titullar sfidën e fundit të javës së 25-të të kampionatit spanjoll, mes Levantes dhe Betisit.

22:37
Zjarr në një kabinë elektrike në Tiranë, gjendet i djegur një person

Një person ende i paidentifikuar ka humbur jetën në orët e mbrëmjes së të hënës, pasi është djegur brenda një kabine elektrike.

22:36
Napoli shkatërron Cagliarin, shkëputet nga Juventus

Napoli ka marrë një fitore të pastër 0-5 në transfertën e Cagliarit.

22:29
Trump: S’duhet të keni frikë t’i kundërviheni shoqatës së armëve

Nuk duhet të keni frikë t’i kundërviheni shoqatës kombëtare të armëve. Kështu u tha guvernatorëve presidenti amerikan Donald Trump, disa ditë pas një prej sulmeve me vdekjeprurëse në SHBA, ku 17 vetë u vranë në një shkollë të Floridës.

22:15
Rekordi i Ed Sheeran, artisti me më shumë shitje

Kantautorit britanik Ed Sheeran është shpallur si artisti me më shumë shitje për vitin 2017, sukses ky që i detyrohet albumit “Divide” dhe hiteve “Shape of You” dhe “Perfect”.

22:05
Bezdiset Ivanka, e pyesin për ngacmimet e të atit

Ivanka Trump-it nuk i ka pëlqyer pyetja lidhur me akuzat për ngacmime seksuale kundër të atit.

21:45
Ministri Xhafaj: Polici europiane pas Vettingut

Kuvendi miratoi në parim projektligjin për Vettingun në radhët e Policisë së Shtetit, ndërsa ministri Xhafaj ka reaguar në “Twitter”, duke falenderuar të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre për këtë ligj.

21:19
“Fiks Fare”/ Skandali, fondacioni bamirës përvetëson fondet e të sëmurës

“Fiks Fare” denoncoi sonte se si fondacioni “Ndihma Humanitare” mbledh para’ për një familje në nevojë, duke i përvetësuar nëpërmjet mashtrimit.

21:18
Nën efektin e alkoolit, 58-vjeçari pret damarët

Një 58-vjeçar ka tentuar të vetëvritet mbrëmjen e sotme në kryeqytet teksa ka prerë damarët e njërës dorë.

20:09
Pëson dy ndërhyrje “kriminale”, reagimi fantastik i kapitenit të Celtic (Video)

Kapiteni legjendar i Celtic, Scott Brown, pësoi dy ndërhyrje shumë të rënda nga lojtarët e Aberdeen në harkun kohor të pak sekondave.

19:56
Teatri që po vdes, dyshimet për azbest dhe raporti alarmant i zjarrëfikësve

Dashuria e spektatorëve që mbushin plot sallën e teatrit kombëtar nuk mjafton për të mbajtur në këmbë godinën. Sot drejtori Hervin Çuli u bë udhërrëfyes i kameras së Top Channel në skutat më të thella të teatrit, që janë larg syve të spektatorëve. Ajo që del në pah është një gjendje alarmante, e vënë në dukje edhe në një raport të zjarrëfikësve.

19:48
Negociatat me BE, Bregu: E paqartë data, problem situata e brendshme në Gjermani

Të hënën, Majlinda Bregu pati një takim të veçantë me Komisionerin për Zgjerim, Johannes Hahn. Komisoneri Hahn shoqëron në turin rajonal presidentin e Komisionit Europian Juncker dhe zonja Bregu e lexon si zhvillim pozitiv edhe vetë faktin që Juncker më në fund ka nisur të udhëtojë.

19:35
Kuvend, shtyhet votimi i ligjit për Vettingun në Polici

Kuvendi miratoi në parim projektligjin për Vettingun në radhët e Policisë së Shtetit.

19:33
Lojë spiunësh me Greqinë? “Negociatori Meçollari cenon sigurinë kombëtare”

Kolonel Ylli Zyla, ish-drejtor i Shërbimit Informativ të Ushtrisë, thotë se eksperti detar Artur Meçollari, pjesë e grupit negociator shqiptar për marrëveshjen e detit me Greqinë, cenon sigurinë kombëtare me praninë e tij në delegacion.

19:15
Atletico Madrid humb “pjesët”, kinezët i blejnë dy futbollistë

Atletico Madrid ka zyrtarizuar shitjen në Kinë të dy prej mesfushorëve të saj.

19:12
Shqipëria, memorandum me BERZH për nxitjen e kreditimit në lekë

Këtë të hënë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, nënshkroi, në emër të Bankës së Shqipërisë, memorandumin e mirëkuptimit për nxitjen e bashkëpunimit për përdorimin e monedhës kombëtare dhe zhvillimin e tregut lokal të kapitalit në Shqipëri, midis Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

19:02
Aksidentet rrugore me viktima, çfarë po ndodh në Shqipëri?

Viti 2018 ka nisur keq për sa i përket aksidenteve rrugore. Instituti i Statistikave, pak ditë më parë, raportoi se në janar të këtij viti u regjistruan 134 aksidente rrugore, nga 119 aksidente të ndodhur në Janar 2017, duke u rritur me 12,6 %.

18:49
Kreu i FIFA-s do të vizitojë Tiranën

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, së shpejti do të vizitojë Shqipërinë. Gjatë takimit të sotëm në Bratisllavë, gjatë punimeve të Kongresit të UEFA-s, kreu i FIFA-s pranoi me kënaqësi ftesën e Presidentit të FSHF-së për të vizituar Shqipërinë në një kohë shumë të shpejtë.

18:05
Abuzimi me autostradën, ministri Gjiknuri në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Për shkak të impenjimit në Parlament, ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri kapërceu pragun e Krimeve të Rënda jashtë orarit zyrtar, ku dhe u pyet si dëshmitar mbi dëmin e shkaktuar shtetit në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan.

17:25
Rrëmben fëmijën në mes të ditës, arrestohet pas 6 orësh – VIDEO

Në mes të ditës dhe para dyqanit të babait të saj, një person ka rrëmbyer një vajzë vetëm 2 vjeç.

16:44
Buffon në Kombëtare, përçahet Italia: Rinovim quhet ky? Është kohë e humbur!

Vendimi i parë i trajnerit “të përkohshëm” të Italisë, Gigi Di Biagio ka shkaktuar debat të thellë mes sportdashësve italianë e jo vetëm.

16:38
Tërmeti lëkund veriun e Shqipërisë, ndjehet edhe në Tiranë

Lëkundje tërmeti janë ndjerë pasditen e sotme në qytetin e Lezhës, Shkodër, Durrësit, madje edhe në Tiranë.

16:18
Izmir Smajlaj zbulon pse sportistët duhet të martohen të rinj

Nëse mendoni se stërvitja e fortë është çelësi i një karriere të suksesshme sportive, e keni gabim.

16:16
Wenger, pranë lamtumirës me Arsenalin. Henry: Një ëndërr nëse do ta pasoja

E ardhmja e Arsene Wenger në krye të stolit të Arsenalit është gjithnjë e më e paqartë.

16:06
Konflikti në Siri, Putin urdhëron armëpushim të pjesshëm ditor

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar një ndërprerje ditore për qëllime humanitare të luftimeve në enklavën siriane të Ghoutës Lindore.

15:45
Flakët shkrumbojnë mobilerinë në Vlorë

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në një mobileri të ndodhur në lagjen “11 Janari” të qytetit të Vlorës.

15:40
Kodi i sjelljes së deputetit, OSBE pret miratimin

Përfaqësia e OSBE-së në Tiranë mirëpriti përfshirjen në kalendarin e punimeve të Kuvendit të kodit për sjelljen e deputetëve.

15:34
UEFA refuzon përdorimin e VAR në Champions League

Presidenti UEFA-s Aleksander Ceferin ka deklaruar se sistemi VAR nuk do të përdoret në edicionin 2018-2019 të Champions League: “Është shumë konfuz”.

15:32
Rama: BE të jetë bujar me Shqipërinë

Një ditë pasi priti në Tiranë Presidentin e Komisionit Europian Zhan-Klod Junker, kryeministri shqiptar Edi Rama nuk ngurroi ta thumbojë Komisionin gjatë një vizite në Londër, në selinë e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

15:28
Testet në Montmelo, Ricciardo-Bottas-Raikkonen në sesionin e parë

Daniel Ricciardo e ka mbyllur në krye sesionin e mëngjesit të ditës së parë të testimeve të Formulës 1, në pistën e Montmelosë në Spanjë.

15:28
Bushati: Mesazhi i Juncker, inkurajues. 2018, mundësi e artë për procesin e anëtarësimit në BE

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i lexoi tejet pozitive mesazhet e përcjella nga Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker gjatë vizitës në Tiranë.

15:24
Një fundjavë në Tiranë, këshilla e Vanity Fair për italianët

Prestigjozja italiane “Vanity Fair” i ka kushtuar një artikull të gjatë kryeqytetit të shqiptarëve, Tiranës.

15:22
Anulohet tenderi i shkollave në Tiranë

Bashkia e Tiranës anuloi tenderin 12 milionë euro për ndërtimin e katër shkollave me koncesion në zonën Tirana Tre e njohur ndryshe si “Xhamlliku”.

15:19
TVSH mbyll bizneset e vogla, çdo ditë çregjistrohen 50 të tillë. Tatimet: Është skemë

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve pranoi se shtrirja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar edhe tek biznesi i vogël ka shkaktuar pezullimin dhe mbylljen e shumë bizneseve, por sipas administratës tatimore e gjitha kjo është një skemë për t’i shpëtuar taksës.

15:13
Mafia shqiptare në Itali, prokurori italian: Ka lidhje edhe me politikën

Trafiku i hashashit dhe i kokainës, që më parë konsiderohej monopol i Ndragetës, tashmë po kryhen në aleancë me grupet kriminale shqiptare që po bashkëpunojnë gjithashtu edhe me Sacra Corona Unitën në Pulja.

15:11
Dëbora mbyll shkollat, fshatrat bllokohen në veri dhe jug-lindje

Të gjitha shkollat në Dibër, Kukës, zonat e thella të Elbasanit e Librazhdit si dhe në Korçe kanë bërë mësim me orar të shkurtuar, ose nuk janë hapur fare për shkak se nxënësit nuk kanë mundur të shkojnë në mësim.

15:11
“Euro 2020”, UEFA do të japë 371 mln euro për pjesëmarrësit

UEFA do të shpërndajë 371 milionë euro, për 24 skuadrat që do të kualifikohen për në fazën finale të Europianit të vitit 2020.

15:06
Vaksina ndali Fruthin. Të prekur 164, por mund të ishin tre herë më shumë

Rreziku i fruthit vazhdon të jetë i pranishëm dhe zyrtarisht Shqipëria konsiderohet në një moment shpërthimi epidemik. Të konfirmuar janë 164 raste. Por autoritetet preferojnë të flasin për një situatë nën kontroll, në sajë të vaksinimit masiv.

14:52
Rinia po largohet edhe nga Italia. Destinacioni i preferuar, Gjermania

Shifrat e përmirësuara ekonomike nuk kanë mundur ta frenojnë largimin e të rinjve nga Italia, e zgjedhjet parlamentare nuk përbëjnë një arsye të mjaftueshme për të shpresuar.

14:43
Sllovaki, vritet gazetari që po investigonte korrupsionin qeveritar

Një gazetar i njohur investigativ, Jan Kuçiak është vrarë në shtëpinë e tij së bashku me të dashurën, nga të shtënat me pistoletë.

14:22
Rama në selinë e BERZH: Investues të depresionuar në Londër, ejani në Ballkan

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër, ku mori pjesë në panelin e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në selinë e BERZH-it.

14:21
Pamjet e rralla të Romës me borë (Foto)

Një stuhi tejet e rrallë dëbore ka mbuluar Romën, kryeqytetin italian të mësuar me klimën mesdhetare, duke nxitur njerëzit të shijojnë motin e pazakontë, që e ka bërë edhe më të bukur qytetin, edhe pse shkaktoi probleme në transport, mbylli shumë shkolla, e detyroi autoritetet të thërrisnin ushtrinë për të pastruar rrugët.

14:07
“Spiuni” mes negociatorëve, Balla: Berisha ka konflikt personal me Artur Meçollarin

Taulant Balla iu përgjigj akuzave të Sali Berishës, që e cilësoi “ogurzi” grupin e negociatorëve shqiptarë që pritet të ulen në tryezë me palën greke për kufirin detar.

14:02
Koçi- Berishës: Meçollari luftoi kundër marrëveshjes së detit në 2009

Ndaj deklaratës së Sali Berishës ka reaguar zv. ministri i Mbrojtjes Petro Koçi. Në profilin e tij zyrtar në Facebook, Koçi thotë se “loja me spiunë është hakmarrje politike e avokatëve të shitjes së detit”.

14:01
Kongresi i UEFA-s, Duka në krye të delegacionit shqiptar

Në punimet e Kongresit të 42-të të UEFA-s, që është mbajtur në Bratislavë të Sllovakisë, ka marrë pjesë edhe një delegacion i Federatës Shqiptare të Futbollit.

13:44
Bora shkakton probleme edhe në Kosovë e Maqedoni

Reshjet e borës nisën në disa pjesë të Kosovës të shtunën mbrëma, e kanë vazhduar edhe gjatë paradites së sotme.

13:30
Ylli i “Bollywood” është mbytur aksidentalisht

India u trondit nga vdekja e papritur e saj në moshën 54-vjeçare, por ndryshe nga sa u raportua fillimisht, ylli i “Bollywood”-it, Sridevi Kapoor duket se nuk ka ndërruar jetë nga një atak kardiak.

13:29
Xhafaj sfidon Bashën: Ki durim! Do kontrollohen edhe pasuritë tona. Basha: Je pjesë e problemit

Lulzim Basha dhe Fatmir Xhafaj u përfshinë në akuza dhe kundërakuza në Kuvend, ku po diskutohet vettingu i Policisë së Shtetit.

13:20
Alarm fals për Neymar, do të jetë kundër Realit

Trajneri Unai Emery mund të marrë frymë lirisht, pasi Neymar do të jetë në fushë në ndeshjen e kthimit të Champions League, kundër Realit të Madridit.

13:19
Vetingu në polici, Basha: Pranoni amendamentet e opozitës, të përfshihet dhe ministri i Brendshëm

Kreu i PD-së Lulzim Basha i kërkoi Kuvendit të përfshinte dhe amendamentet e opozitës në ligjin e vettingut të policisë. Në fjalën e tij në seancë Basha tha se duhet vetting edhe i vetë ministrit të Brendshëm, drejtorit të SHKB-së, Pastrimit të Parave etj.

13:16
“Martirizon” për së gjalli vajzën e vogël, lumë kritikash ndaj Erdoganit

Recep Tayyip Erdogan është gjendur nën një rrebesh kritikash për komentet ndaj një vajze të vogël në uniformë ushtarake, së cilës i tha se do t’i bëheshin të gjitha nderimet nëse vritej në luftime.

12:58
“Më premtuan seks me Megan Fox e Candice Swanepoel”. Biznesmeni padit agjencinë e eskortave

Një biznesmen kinez ka paditur një agjenci australiane të eskortave për mashtrim, duke i shkaktuar një dëm prej 3.7 milionë dollarësh.

12:33
Heynckes: Bayerni i sivjetëm, më i mirë sesa ai i vitit 2013

Bayern Munchen është një prej skuadrave më të frikshme këtë sezon në Europë, pavarësisht fillimit jo shumë të mirë të sezonit.

12:33
Lista, emrat që do të ndajnë detin me Greqinë

Shqipëria do të përfaqësohet nga 12 negociatorë në tryezën e bisedimeve me palën greke, në fazën e ndarjes së detit.

12:23
“Dosjet e ndjeshme”, Marku: Me rëndësi, përgjigja e shpejtë nga Italia për letërporositë

Prokuroria shqiptare synon të forcojë bashkëpunimin me atë italiane, ndërsa thotë se me rëndësi është përgjigja e shpejtë e palës italiane të letërporosive të dërguara nga Tirana, sidomos sa u takon hetimit të dosjeve të ndjeshme edhe për publikun.

12:22
Juncker-Metës: Pres që Shqipëria të jetë stabilizuese në rajon

Reformat tani duhet të vazhdojnë me vendosmëri me përgjegjshmëri të përbashkët të të gjithë institucioneve, është shprehur presidenti i KE-së, Jean-Claude Juncker në takimin me presidentin Ilir Meta.

12:05
Godina e TK, arkitekti Vokshi: Teatri u adaptua si i tillë, por duhet ruajtur

Debati i Teatrit Kombëtar ka mbizotëruar të paktën në javët e fundit në vend, prishja e atij aktual dhe ndërtimi i një të riu.

12:02
Negociatorët me grekët, Berisha: Mes tyre një spiun. “Deti” të ndahet në Hagë

Zyrtarisht emrat e negociatorëve me palën greke nuk janë bërë ende publik, por në media kanë nisur të qarkullojnë disa prej tyre.

12:00
Britani, 4 të vdekur nga shpërthimi në Leicester

Katër persona humbën jetën në Leicester të Britanisë së Madhe, nga shpërthimi i fuqishëm i së dielës mbrëma që shkatërroi një minimarket, duke shkaktuar një zjarr të fuqishëm që preku edhe apartamentet e ndodhura sipër tij.

11:59
Basha-Hahnit: Ndiko për një rekomandim pozitiv nga Komisioni

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në takimin me Johannes Hahn, eurokomisionerin për zgjerimin, i kërkoi këtij të fundit të ndikojë për një rekomandim pozitiv nga komisioni.

11:54
NBA, Houston s’di të ndalet. Rikthehet te fitorja San Antonio

Houston Rockets nuk di të ndalet në kampionatin amerikan të basketbollit, NBA. Skuadra teksane mposhti Denverin në “Pepsi Center”, 119-114, duke regjistruar fitoren e 12 radhazi.

11:49
“Bella Mafia”, kanadezet që u kapën me 95 kg kokainë

Në gusht të 2016 u përpoqën që të fusin në rrugë detare një sasi të madhe droge, me një vlerë prej 21 milionë dollarësh në Australi.

11:47
MotoGP, Marquez rinovon me Hondën deri në vitin 2020

Marc Marquez do të vazhdojë të jetë pjesë e Hondës në Botërorin e MotoGP. Piloti spanjoll, kampion bote në fuqi, rinovoi kontratën me skuderinë japoneze edhe për dy sezone të tjera, deri në vitin 2020, lajm që u komunikua zyrtarisht nga vet Honda nëpërmjet faqes së saj të internetit.

11:40
Vrasja e biznesmenit, dy në pranga. Shkak, borxhi i pashlyer

Biznesmeni Memli Begalla dyshohet se u ekzekutua nga vrasës me pagesë. Hetimet me metoda speciale çuan Policinë e Tiranës në gjurmët e Denis Demirit, 43 vjeç dhe Ardian Serezit, 49 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët u arrestuan mbrëmjen e së dielës.

11:30
Politika dhe krimi, Xhafaj: Jo imunitet për politikanë të lidhur me grupe kriminale

Gjatë prezantimit të projektligjit për vettingu në polici, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj tha se asnjë politikan i lidhur me grupe kriminale nuk duhet të mbrohet nga imuniteti.

11:29
Krimi shqiptar në gjithë Italinë, Prokurori italian: Drejton trafikun e kokainës

Prokurori italian i antimafias konfirmoi në Tiranë atë që përflitej në raportin e inteligjencës italiane për grupet kriminale shqiptare përtej Adriatikut.

11:24
Francë, sulmohet Konsullata e Përgjithshme e Kosovës

Përmes një postimi në Facebook, konsulli i Kosovës në Strasburg të Francës, Edon Cana njoftoi se Konsullata është sulmuar gjatë fundjavës.

11:15
Nga atletika, në futboll. Usain Bolt gjen skuadër

Rekordmen botëror në 100 m e 200 m dhe fitues i 8 medaljeve të arta olimpike, Usain Bolt nuk e ka fshehur kurrë pasionin e tij për futbollin.

11:10
PSG, Neymar mund të mos luajë ndaj Realit

Tingujt e alarmit janë ndezur te Paris Saint Germain. Ylli i skuadrës transalpine, Neymar nuk mundi dot të përfundojë sfidën me Marsejën, për shkak të një dëmtimi në kaviljen e djathtë, gjatë një dueli me Bouna Sarr për zotërimin e topit, dhe u largua nga fusha e lojës me barrelë mes lotëve.

11:09
Politika dhe krimi, Xhafaj: Jo imunitet për politikanë të lidhur me grupe kriminale

Gjatë prezantimit të projektligjit për vettingu në polici, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj tha se asnjë politikan i lidhur me grupe kriminale nuk duhet të mbrohet nga imuniteti.

10:46
Trump, rënie rekord e nivelit të aprovimit. Vetëm 35%

Niveli i aprovimit të Donald Trumpit, sipas një ankete të re të CNN-it ka mbërritur në 35%, 5 pikë më pak sesa muajin e kaluar, duke iu afruar nivelit më të ulët deri tani të presidencës së tij.

10:36
Stuhi dëbore në Itali, erërat siberiane sjellin ngrica deri në mesjavë

Erërat e ngrira siberiane mbërritën në Itali me furinë e parashikuar, duke ulur në mënyrë të ndjeshme temperaturat, e duke bërë që shkollat e kopshtet në Romë të qëndrojnë të mbyllura ditën e hënë.

10:33
Galaxy S9 erdhi, fokusi tek kamera

Galaxy S9 u publikua në Barcelonë nga Samsung, kompania që pretendon se bashkë me S9+, janë smartphone që transformojnë mënyrën se si njerëzit komunikojnë, ndajnë dhe përjetojnë botën.

10:23
“Vettingu” i policisë në Kuvend, Xhafaj: Proces i pavarur nga Qeveria

Kuvendi u mblodh këtë të hënë në seancë plenare me dy projektligje të rëndësishme në rend të ditës.

10:08
Xhafaj pret prokurorin e antimafias italiane: Hetime të përbashkëta kundër krimit të organizuar

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një takim me prokurorin e antimafias dhe antiterrorizmit të Italisë.

09:59
Dhunon vjehrrën, arrestohet 50-vjeçari

Një 50-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Lushnjes, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së tij.

09:57
Dy lagje të mbipopulluara të Tiranës me rrjet të ri ujësjellësi

UKT ka përfunduar investimet në dy zona mjaft të populluara në Tiranë, atë pas gjimnazit “Qemal Stafa” dhe në rrugën “Mine Peza”, ku ka vendosur linja të reja të ujësjellësit.

09:53
Selanik, bombë automjetit të Konsullatës shqiptare

Organet greke të Rendit në Selanik konfirmojnë se është djegur, pas shpërthimit të një bombe artizanale, makina që i përket nënkonsullit të Selanikut, Renaldo Andoni.

09:48
Denoncimi i PD: Zyrtarë socialistë po prishin provat për pronat e Spillesë

Partia Demokratike denoncon se zyrtarë të lartë të administratës po bëjnë përpjekje për të prishur provat mepronat e grabitura të Spillesë.

09:42
Marrëveshja e detit, MEPJ: I plotësuam kërkesat e Presidentit

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtmë bën me dije se i është përgjigjur të gjitha kërkesave të Presidentit Meta lidhur me kërkesën për autorizim të negociatave me Greqinë.

09:30
Borë në plazh

Reshjet e dëborës kanë përfshirë pjesën më të madhe të vendit. Situata më e rënduar sa i përket qarkullimit rrugor shfaqet në veri-lindje dhe jug-lindje të vendit.

09:23
Klubet angleze në garë për sulmuesin e Bayern Munchen

Ndonëse 30 vjeç Robert Lewandowski është një prej sulmuesve më të kërkuar të Evropës dhe padyshim një prej më të shtrenjtëve.

08:51
Kessie i thyen dhëmbët belgut Nainggolan

Mbrëmje për t’u harruar e diela për Radja Nainggolan, që përveç humbjes me Milanin në kampionat ka humbur edhe një dhëmb.

08:48
Regjimi në Siri injoron OKB-në, vazhdojnë bombardimet

Sulmet ajrore të qeverisë siriane mbi një enkalvë të kontrolluar nga rebelëtl vazhdojnë pavarësisht armëpushimit të miratuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

08:46
Përpjekje për kërkimet private për nëndetësen e zhdukur

Të afërmit e 44 anëtareve të ekuipazhit të një nëndetëseje të zhdukur argjentinase kanë nisur të grumbullojnë fonde për ta kërkuar në mënyrë private.

08:40
I ftohti i fund-dimrit, temperaturat rriten të premten

I ftohtoi i acartë që ka përfshirë dhe Europën pritet të zgjasë disa ditë në vendin tonë. Prej ditës së sotme vala e acartë do të shtrihet në një pjesë të mirë të kontinentit evropian, duke zbritur deri në gadishullin Ballkanik.

08:37
ARRSH: Situata e akseve kombëtare në vend

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një pasqyrë të përgjithshme këtë mëngjes të situatës në akseve rrugore si pasojë e reshjeve të dendura të një nate më parë.

08:31
Igli Tare vendos çmimin për Milinkoviç

Sergej Milinkoviç Saviç është emri më i lakuar kur flitet për merkaton në Evropë dhe duket se më mirë se kushdo tjetër çmimin për serbin e di Igli Tare.

08:15
Shqipëria nën dëborë, bllokohen disa akse në veri të vendit

Reshjet e dëborës kanë vështirësuar këtë mëngjes qarkullimin në disa akse rrugore të vendit. Automjetet të cilave u është dashur të qarkullojnë pa nisur orari zyrtar i punës për borëpastrueset janë ndeshur me rrugë të ngrira dhe në akse nacionale si lezhë-fushë krujë ku ka pasur edhe munges kripe.

E diel, 25 Shkurt 2018
22:39
Hakmarrje e Milanit në “Olimpico”, kuqezinjtë të “frikshëm” drejt derbit

Milani me Gattuson në stol vazhdon të bindë, këtë herë më shumë se kurrë më parë.

22:37
Atletiko ‘shkërmoq’ Sevillan, Griezmann merr topin në shtëpi

Atletiko e Madridit ka marrë një fitore spektakolare ndaj Sevillas, me rezultatin e thellë 2-5, duke u hakmarrë për atë eliminim në Kupën e Mbretit, vetëm 3 javë më herët.

22:01
Angli, një shpërthim i fuqishëm trondit Leicesterin

Një shpërthim i fuqishëm është raportuar në Leicestershire të Anglisë, në orët e mbrëmjes së të dielës.

21:48
ARRSH bën thirrje për kujdes në Tiranë-Durrës

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore tërheqin vëmendjen e drejtuesve të mjeteve që udhëtojnë gjatë orëve të natës së sotme nga Tirana në Durrës dhe anasjellats, se në segmentin Maminas-Sukth duhet të reduktojnë shpejtësinë e lëvizjes.

21:33
Dhunë në futbollin grek, shtyhet ndeshja Paok-Olympiakos

Dhuna është e pranishme edhe në futbollin grek, teksa sot u shfaq në krye-ndeshjen e javës mes PAOK-ut dhe Olympiakosit.

20:46
Mbërrin i ftohti dhe dëbora, nisin problemet në Kukës, Dibrës dhe Korçë

Kukësi u përfshi nga reshjet e dëborës, stuhi dhe ulje të menjëhershme të temperaturave që në orët e para të mëngjesit të së dielës.

20:25
Reshjet e dëborës, disa akse kalohen vetëm me zinxhirë

Si pasojë e intensitetit të reshjeve të dëborës në Qarkun e Elbasanit, policia e Elbasanit u tërheq vëmendjen të gjithë drejtuesve të mjeteve që në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë të përdorin zinxhirët.

20:12
Reshjet e dëborës, vështirësi në rrugën e Kombit

Reshjet e dëborës në Qarkun e Kukësit vijojnë me intensitet. Vështirësi janë krijuar në akset kombëtare, veçanërisht në rrugën e Kombit.

19:56
Guardiola fiton trofeun e parë në Angli

Pep Guardiola ka fituar trofeun e parë në drejtimin e Manchester City, teksa mundi në “Wembley” 0-3 Arsenalin në finalen e Carabao Cup.