Politika dhe krimi, Xhafaj: Jo imunitet për politikanë të lidhur me grupe kriminale

26/02/2018 11:09

Gjatë prezantimit të projektligjit për vettingu në polici, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj tha se asnjë politikan i lidhur me grupe kriminale nuk duhet të mbrohet nga imuniteti.

Xhafaj u kërkoi të gjitha forcave politike të bashkohen në këtë kauzë.

“Nëse përfaqësues të politikës, qofshin këta të majtë, apo të djathtë, janë në një mënyrë, apo në një tjetër në marrëdhënie me grupe kriminale, kanë mbështetje financiare, apo çdo lloj interesi tjetër prej tyre, në emër të qeverisë ku unë bëj pjesë siguroj që asnjëlloj imuniteti nuk do t’i përjashtojë ata nga goditja e ligjit.”, u shpreh ministri.

Top Channel