Armando Sadiku ka bërë debutimin zyrtar në La Liga, teksa e nisi si titullar sfidën e fundit të javës së 25-të të kampionatit spanjoll, mes Levantes dhe Betisit.

Sulmuesi kuqezi tregoi një grintë shumë të lartë, që u shpjegua edhe me një karton të verdhë të marrë, ndërsa arriti të kërcënojë rrezikshëm portën e miqve në minutën e 21-të, por portieri i mohoi gëzimin e golit.

Gjithsesi, Levante u pa shumë e paqartë në fushë, ndërsa në pjesën e dytë pësoi dy gola, duke humbur sfidën 0-2 dhe mbetur në zonën e ftohtë të renditjes.

Nga ana tjetër, Sadiku u largua nga fusha e lojës në minutën e 65-të, për t’i bërë vend sulmuesit italian, Pazzini. Mbyllet kështu pa lënë shenjë, debutimi i Sadikut në La Liga, por kampionatin ka ende edhe 13 javë, ku sulmuesi kuqezi do të ketë mundësi të shprehet edhe më mirë.

Top Channel