Kuvendi miratoi në parim projektligjin për Vettingun në radhët e Policisë së Shtetit, ndërsa ministri Xhafaj ka reaguar në “Twitter”, duke falenderuar të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre për këtë ligj.

Xhafaj shkruan se një tjetër faqe e re po hapet në reformimin e policisë. “Vettingu do ta ndryshojë rrënjësisht atë. Histori e një policie moderne europiane do të jetë ajo pas Vettingut”.

Postimi i plotë

“Ligji i Vettingut mori dritën jeshile nga Kuvendi. Faleminderit të gjithë atyre që e mbështetën e punuan për këtë nismë. Faleminderit kolegëve socialistë për votën e qartë PRO këtij projekti. Faleminderit për ata kolegë të opozitës që kontribuuan në këtë proces duke e mirëkuptuar votën politike të tyre.

Vlerësim dhe mirënjohje për bashkëpunëtorët e mi që punuan për këtë projekt shumë të rëndësishëm, për partnerët vendas dhe ata ndërkombëtar.

Falenderim për Policinë e Shtetit që e ka mbështetur fortë këtë iniciative dhe kontribuoi për të.

Një tjetër faqe e re po hapet në reformimin e policisë. Vettingu do ta ndryshojë rrënjësisht atë. Histori e një policie moderne europiane do të jetë ajo pas Vettingut.

Rruga është e gjatë dhe jo e lehtë. Por tani jemi në atë rrugë. Në zbatim të ligjit, në shërbim të qytetarëve!”, mbyllet postimi.

Top Channel