Bushati: Mesazhi i Juncker, inkurajues. 2018, mundësi e artë për procesin e anëtarësimit në BE

26/02/2018 15:28

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i lexoi tejet pozitive mesazhet e përcjella nga Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker gjatë vizitës në Tiranë.

“Mesazhet e Presidentit të Komisionit Europian Juncker për ecurinë e reformave shtetkonsoliduese në Shqipëri janë inkurajim për të vijuar me kursin e reformave pavarësisht pengesave dhe vështirësive”, shkruan Bushati në rrjetet social.

Kryediplomati shqiptar thotë se “politika jonë e jashtme në rajon, e karakterizuar nga dinamizmi konstruktiv, trajtimi me realizëm e përgjegjshmëri i çështjeve ende të hapura në planin dypalësh, sikundër linjëzimi me politikën e jashtme të BE-së, janë asetë që e bëjnë të dallueshme Shqipërinë në rajon”.

“Viti 2018 përbën një mundësi të artë për të avancuar në procesin e anëtarësimit në BE”, mbyll mesazhin e tij Ditmi Bushati.

Top Channel