Crystal Palace, Mateta thyen heshtjen: Milan më bërë të ndihem keq, gjuri im nuk duhej operuar 06/05 14:24
Në punimet e Kongresit të 42-të të UEFA-s, që është mbajtur në Bratislavë të Sllovakisë, ka marrë pjesë edhe një delegacion i Federatës Shqiptare të Futbollit.
Pjesë e punimeve të organizmit më të lartë drejtues të futbollit europian kanë qenë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, zëvendësi i tij Edvin Libohova, si dhe sekretari i përgjithshëm Ilir Shulku.
Anëtarët e UEFA-s kanë miratuar gjatë këtyre punimeve të Kongresit, bilancin financiar të vitit 2016-2017, e po ashtu edhe buxhetin për periudhën 2018-2019.
Gjithashtu janë miratuar edhe disa ndryshime statutore të propozuara.
Përpara nisjes së punimeve, presidenti i FSHF-së Duka ka zhvilluar një takim edhe me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.
Top Channel