E diel, 25 Shkurt 2018
19:42
Nuk ka gaz për Shqipërinë, TAP nuk mund të shfrytëzohet për mungesë rrjeti

Shfrytëzimi i gazit që do të kalojë nga Azerbajxhani në Shqipëri e më pas në Europë përmes gazsjellësit TAP nuk do të mund të shfrytëzohet menjëherë nga vendi ynë. Qeveria ka miratuar një strategji për ngritjen e një rrjeti vendas të shpërndarjes, por kjo kërkon do të kërkojë kohë dhe rreth 300 milionë Euro fonde.

19:24
Rama: Meritojmë hapjen e negociatave. Juncker: S’kam datë konkrete. Zgjidhni problemet me Greqinë

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, patën një takim dypalësh në Tiranë, në ambientet e kryeministrisë. Menjëherë pas takimit, Rama dhe Juncker dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp.

19:19
A është Ronaldo homoseksual? Përgjigjet ish e fejuara

Ish e fejuara e Cristiano Ronaldos, Nereida Gallardo, ka zbuluar detaje interesante mbi sulmuesin portugez të Realit të Madridit.

19:17
Ivica Daçiç: Kosova po luan me zjarrin

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi se Beogradi nuk do të lejojë ndryshime në marrëveshjen, në të cilën Prishtina synon ta propozojë lidhur me asociacionin në Kosovë.

18:56
Dëbora shtyn ndeshjen Juventus-Atalanta

Ishte programuar të luhej në orën 18:00 të së dielës sfida e Serie A mes Atalantës dhe Juventusit, por reshjet e dendura të dëborës e kanë bërë të pamundur zhvillimin e takimit.

18:33
Vajzat në ushtri, Putin merr kritika, krahasohet me Hitlerin

Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, i cili është një njeri i besuar i Putin dëshiron të zgjerojë shkollat e posaçme të kadetës për vajzat dhe këtë kërkon ta realizojë në Krime, e aneksuar nga Ukraina në 2014.

18:12
Presidenti i KE, Juncker nis vizitën zyrtare në Tiranë

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, i shoqëruar nga Komisioneri Europian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn, ndodhen në Tiranë në kuadër të turit Ballkanik, ku po prezanton strategjinë e zgjerimit dhe rikonfirmojnë mbështetjen për integrimin e rajonit në BE.

17:38
Policët heronj rrëfejnë momentet e tmerrit

Dy oficerë policie janë përlotur teksa kanë kujtuar momentet e ndërhyrjes heroike në shkollën e Floridës, ku një person i armatosur po hapte zjarr.

17:28
Dëbora mbulon juglindjen, probleme në zonën e Dardhës

Reshje intensive bore në gjithë qarkun juglindor. Trashësia maksimale ka arritur ne Dardhe me 20 cm ndërsa në Voskopojë 10 cm.

17:24
Leverkusen i largohet kreut, Schalke e mposht në transfertë

Bayer Leverkusen nuk po kalon një periudhë të mirë në Bundesliga-n gjermane dhe këtë e tregoi edhe kjo javë në një ndeshje të drejtpërdrejtë ndaj Schalke-s duke u mundur 0-2.

17:13
Demi i jep dhuratën e radhës 6.4 milionë fansave

Fama e saj është në rritje të vazhdueshme dhe kjo reflektohet më së miri në “Instagram”, ku ka arritur tashmë 6.4 milionë ndjekës.

17:10
Lazio ngjitet e treta, thyen edhe Sassuolon

Lazio nuk e ka pasur aspak të vështirë të mposht në transfertë Sassuolon, e cila vazhdon të zhytet drejt fundit të renditjes.

17:08
Mou mposht Conten, United sërish i dyti

Supersfida e Premier Leagues mes Manchester Unitedit dhe Chelseat, ka përfunduar me fitoren e vendasve me rezultatin 2-1.

16:54
Shkëndija fiton në dëborë dhe ‘vret’ kampionatin

Shkëndija e Tetovës ka hedhur një tjetër hap drejt titullit kampion në Maqedoni, teksa sot mposhti me rezultatin minimal 1-0 skuadrën nga Strumica, Akademija Pandev.

16:25
Nga Pavarësia, 40 mijë qytetarë kanë hequr dorën nga shtetësia e Kosovës

Mbi dyzetmijë shtetas të Republikës së Kosovës kanë hequr dorë nga shtetësia që nga viti 2009 e këndej, bëjnë të ditur zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

16:06
Ambasada në Jeruzalem, SHBA, gati për transferimin

Administrata Trump do të zhvendosë ambasadën e saj në Izrael nga Tel Avivi në Jeruzalem në maj, siç është bërë tashmë e ditur nga Departamenti i Shtetit dhe eventi do të koincidojë me përvjetorin e 70 të Izraelit.

15:59
Luftëtari-Vllaznia mbyllet pa gola në një terren të rënduar

Ndeshja që mbylli javën e 21 të kategorisë Superiore, ajo e zhvilluar në Gjirokastër mes Luftëtarit dhe Vllaznisë u mbyll me rrjeta të paprekura.

15:42
Ermonela Jaho në New York, sukses me Madam Butterfly

Dikur ajo ëndërronte që një ditë të mund të këndonte Cio-Cio-San-in në operën e famshme të Puccinit, “Madame Butterfly”.

15:31
Profili europian i Juncker, partizan i integrimit, por skeptik ndaj zgjerimit drejt Ballkanit

Ish-kryeministër i Luksemburgut për 18 vjet, Jean Claude Juncker u bë president i Komisionit Europian në vitin 2014 pavarësisht kundërshtive të forta të Britanisë së Madhe, që sheh te ai një federalist, pra dikë që mbështet idenë se institucionet e Europës së bashkuar duhet të kenë më shumë fuqi.

15:30
Juncker viziton Shkupin, turi ballkanik i zyrtarëve të BE për të mbështetur zgjerimin

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, i shoqëruar nga Komisioneri Europian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn, nisën në Shkup turin në rajon për promovimin e strategjisë për zgjerim në BE-së në vendet e Ballkanit Perëndimor.

15:15
Jeta me tufën e bagëtive, historia e bariut dhe trashëgimi i këmborave 200-vjeçare

Kristofor Konomi ishte vetëm 8 vjeç kur shoqëroi për herë të parë një tufë me bagëti në shpatin e malit të Dhëmbelit. Ishte një kope e madhe e krijuar nga gjyshi. Që prej fëmijërisë Kristofori nuk e braktisi më këtë zanat.

15:07
E moshuara në mes të ujit…

Prej vitesh, Qeriba Lazemetaj e kalon jetën e rrethuar nga uji.

15:04
Fshatrat e izoluar nga dëbora, banorët prej 10 ditësh të bllokuar

Dy fshatra në zonat e thella malore të Bashkisë së Bulqizës, Ternovë e Madhe dhe Ternovë e Vogël në Njësinë Administrative Zerqan, vijojnë të mbeten të izoluar prej më shumë se 10 ditësh, për shkak të bllokimit të rrugës nga reshjet e dëborës.

14:45
“Black Panther” “pushton” kinematë e botës

Black Panther, erdhi, u shfaq dhe pushtoi kinematë e botës në vetëm pak ditë.

14:34
Xi Jinping, president “i përjetshëm”, nismë për të ndryshuar kushtetutën në Kinë

Partia Komuniste kineze ka propozuar heqjen e një klauzole në Kushtetutë që kufizon presidencën në dy mandate 5-vjeçare.

14:13
Edhe Shtëpia e të Moshuarve përfshihet në mbjelljen e pemëve

Aksionit të Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve në kryeqytet i janë bashkuar edhe të moshuarit e Shtëpisë së të Moshuarve te “Ali Demi”, të cilët, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mbollën 10 pemë mimozash në Parkun e Madh të Liqenit Artificial.

13:59
“Koreja e Veriut e gatshme të bisedojë me SHBA”

Koreja e Veriut është e gatshme të bisedojë me Shtetet e Bashkuara. Të paktën kështu thotë Koreja e Jugut, në një deklaratë pasi gjenerali Kim Jong Chol, përfaqësues i Veriut, u takua me presidentin Moon Jae-in para ceremonisë së mbylljes së Lojërave Olimpike Dimërore.

13:55
Vranë shqiptarin, arrestohen 3 persona në Londër

Tre persona janë vënë në pranga në policia në Londër, pasi dyshohen si autorë të vrasjes së shtetasit shqiptar Jozef Boçi, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë në spital.

13:49
Dëbora në juglindje, probleme në qarkullim

Dëbora ka shtuar intensitetin në rajonin juglindor të vendit gjatë orëve të mesditës, duke krijuar probleme në qarkullim.

13:43
Demokratët kundër Trump: FBI nuk ka kapërcyer kompetencat

Demokratët kanë publikuar një memorandum që sfidon pretendimet e republikanëve se FBI-ja ka abuzuar me fuqitë mbikqyrëse të qeverisë, në hetimet për ndërhyrje ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

12:32
“Veliera”, e bllokuar në gjykatë. Beton dhe inerte në qendër të Durrësit

Projekti për rregullimin e sheshit para Portit të Durrësit, i njohur ndryshe si “Veliera” për shkak të elementit velë në arkitekturën e tij, vazhdon të qëndrojë i bllokuar, në pritje të zbardhjes së vendimit të dhënë nga Gjykata Administrative në lidhje me punimet në zonën arkeologjike.

12:21
Kushti i De Geas: 400 mijë euro në javë

Edhe pse një javë më parë hodhi poshtë zërat që e lidhnin me Real Madrid, David De Gea i ka vënë një kusht të fortë Manchester United për qëndrimin: kërkon 400 mijë euro në javë.

12:16
Arrestohet stomalogia e njohur. Dyshohet se ka përvetësuar 900 mijë euro përmes mashtrimit

Dyshimet për mashtrim kanë çuar në pranga një mjeke të njohur stomatologe, të cilës, me vendim gjykate, i është sekuestruar edhe pasuria. Por totali i pasurisë së bllokuar nuk mbulon më shumë se 1/3 e dëmit të shkaktuar.

11:53
Rama: Kush është përjashtuar padrejtësisht nga ndihma ekonomike, do të riintegrohet

Kryeministri Edi Rama vizitoi një familje e cila përfitoi ndihmën e plotë ekonomike nëpërmjet skemës së re.

11:39
Probleme me Mourinhon, Pogba mund të kthehet te Juventusi

Paul Pogba është gati të lërë Manchester United nëse Jose Mourinho do të vazhdojë të drejtojë në “Old Trafford”.

11:22
Neymar kërkon pagë më të lartë se Ronaldo për të shkuar në Madrid

Spekullimet per transferimin e Neymar nga Parisi në Madrid shtohen çdo ditë dhe e fundit që vjen nga Spanja zbulon se ylli brazilian kërkon pagë më të lartë sesa Ronaldo për të ndryshuar skuadër.

11:18
Masakrat në shkollat amerikane, Trump: E kanë fajin video-lojrat

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka premtuar se do të “bëjë diçka” në lidhje me dhunën në video-lojrat dhe filmat që shikohen nga të rinjtë.

10:57
Plagosje me armë zjarri në Malësinë e Madhe

Një person është plagosur me armë zjarri për motive të dobëta në fshatin Vukël të Malësisë së Madhe.

10:49
Dëborë dhe stuhi në veri. Nisin problemet në Qarkun e Kukësit dhe Dibrës

Kukësi është përfshirë nga reshje e dëbore, stuhi dhe ulje të menjëhershme të temperaturave. Për këtë arsye, ka pasur vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe shkak më së shumti janë bërë ngricat.

10:28
Inter, Spalletti: Skuadra nuk është e qetë

Interi mori tre pikë të vlefshme ndaj Beneventos për moralin dhe klasifikimin, por paraqitja e zikaltërve në San Siro la për të dëshiruar.

09:10
Olimpiada, dënimi i Rusisë do të hiqet me një kusht

Dënimi olimpik i Rusisë do të hiqet nëse nuk do të ketë më raste dopingu mes sportistëve të këtij vendi në “Pyeongchang 2018”.

08:50
Ndërron jetë aktorja e famshme indiane

Sridevi Kapoor, aktorja e famshme e Bollywood-it, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare pas një ataku kardiak.

08:31
Delegacioni i Koresë së Veriut pritet me protesta në Olimpiadë

Një delegacion koreano-verior, i udhëhequr nga një gjeneral i cili në të shkuarën akuzohet për një sulm ndaj koreano-jugorëve, ka shkuar në Korenë e Jugut për ceremoninë e mbylljes së Lojrave Olimpike “Pyeongchang 2018”.

E shtunë, 24 Shkurt 2018
23:18
Rrëfehet Xhensila Myrtezaj: Gjithmonë e kam parë veten si nënë të një…

Në programin “Dua të të bëj të lumtur” e ftuar surprizë për Bes Kallakun ishte edhe bashkëshortja e tij, këngëtarja e dashur Xhensila Myrtezaj. Kohët e fundit në media kanë qarkulluar lajme që Xhensila dhe Besi janë në pritje të një fëmije…

23:18
Ija me gomar në studio, shpreh lutjen e saj për Besin dhe Xhensilën… Është ajo që kemi të gjithë!

Duket sikur surprizat në programin “Dua të të bëj të lumtur” nuk kanë të mbaruar për aktorin Bes Kallaku mbrëmjen e sotme. Ai ishte i ftuar në program nga Sanije Vathi, një nga zonjat që ai ka ndihmuar, e cila donte ta falenderonte për gjithçka që ai kish bërë për të.

23:17
Sanija që bëri xheloze Xhensilën, dedikim Besit: Falë teje kam jetën; aktori përlotet

Historia e fundit që u trajtua në puntatën e dytë të programit “Dua të të bëj të lumtur” ishte historia e Sanije Vathit, zonjës 66-vjeçare e cila gjatë gjithë jetës së saj kishte qenë e vetme. E rritur pa familje, nga një jetimore në tjetrën.

22:45
20 vite pa baba, përballja prekëse në studio; vajza e fal të atin, por s’e takon

“Dua të të bëj të lumtur” solli këtë mbrëmje përballjen e fortë të një babai me vajzën e tij, të cilën kishte 20 vite pa e takuar. Historia e rrëfyer në program nga vajza tjetër e Luan Buzit, e cila ftoi në studion e Arbana Osmanit të atin dhe motrën nga babai për t’i takuar sërish bashkë, shkaktoi shumë reagime në publik.

22:42
Interi i falet mbrojtjes, Skriniar e Ranocchia shënojnë kundër Beneventos

Interit iu desh pjesa e dytë e takimit për t’u rikthyer tek fitorja pas humbjes së javës së kaluar ndaj Xhenoas.

21:59
Bashkëshortja i prishi festën e beqarisë, Arbana Osmani ia bën në studio…Ja historia e xhelozisë

Thonë që nuk ka dashuri të vërtetë pa xhelozi. E tillë ishte edhe historia e Iraidës me Danielin, që erdhi këtë të shtunë në programin “Dua të të bëj të lumtur”. Një histori plot dashuri dhe xhelozi, e cila nisi në bulevardin e Korçës. Një histori dashurie si ajo e këngës së famshme. Djali që qëndron në bulevard dhe i hedh fjalë vajzës që t’i tërheqë vëmëndjen dhe vajza që bën sikur nuk e sheh dhe vazhdon rrugën.

21:17
30 ditë kohë për ndihmat, OKB kalon rezolutën për Sirinë

30 ditë kohë për të ndihmuar njerëzit e ngecur në grackën e konfliktit civil në Siri.

20:10
Kufiri me Malin e Zi, Haradinaj: Plotësuam kërkesën e LDK-së

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj doli në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat mbrëmjen e së shtunës për të folur në lidhje me bisedimet që janë zhvilluar në spektrin politik për çështjet e kufirit me Malin e Zi.

19:41
Kujt i foli Rama për ndihmën ekonomike?! Në sallë, ministra të tij e zyrtarë vendorë të Beratit

E vërteta e atyre banorëve të Beratit që tentuan dy herë pa sukses të merrnin një shpjegim nga kryeministri, është se janë përjashtuar padrejtësisht nga ndihma ekonomike.

19:11
Ndihmohet familja e varfër, ushqime e veshje pas kronikës së transmetuar nga Top Channel

Top Channel rrëfeu rastin e një familjeje në fshatin Lifaj të Lushnjes, ku jetojnë një grua e moshuar me 2 vajzat e saj, me probleme të shëndetit mendor. E si të mos mjaftojë kjo, familja jeton në kushte tmerrësisht të rënda. Pas transmetimit të kronikës kanë reaguar përfaqësues të organizates “Fundjava Ndryshe”, të cilët e […]

19:01
Partizani bën autogol në Korçë, Skënderbeu fluturon në krye të tabelës

Një autogol i Gojkoviç në minutën e 63-të të takimit vendosi fatet e kryesfidës së kësaj jave të Kategorisë Superiore.

18:56
Ethet e zgjedhjeve në Itali, manifestime e përleshje në Milano

Milano u përfshi nga trazirat të shtunën, kur grupe antifashiste u përleshen me policinë. Protestuesit që zhvilluan një marshim nga kështjella deri tek katedralja e qytetit, mbanin slogane kundër ekstremistëve.

18:16
Java e “ferrit” sirian, mbi 500 të vrarë, mes tyre edhe shumë fëmijë

Mbi 500 civilë janë vrarë gjatë bombardimeve intensive njëjavore të forcave siriane në një zonë të kontrolluar nga rebelët pranë Damaskut. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Londër, mes viktimave në Gotan lindore përfshihen 121 fëmijë.

17:29
Aksionit për mbjelljen e pemëve i bashkohen edhe qytetarët

Mbjelljes se pemëve në Tiranë i janë bashkuar edhe administratorët e pallateve në zonën e Astirit. Aksioni ka për qëllim mbjelljen e pemëve nëpër lagjet e banimit.

16:50
Sherr në Korçë, tifozët e Skënderbeut e Partizanit përplasen me grushta

Kryendeshja e kësaj jave e Kategorisë Superiore u parapri nga një ngjarje e pakendshmë mes tifozerive.

15:55
Kukësi rigjen fitoren në shtëpi, Kamza nuk ndalet

Kukësi rigjen fitoren në fushën e saj, pasi ka mundur me rezultatin e ngushtë 1-0 Laçin në një ndeshje shumë të luftuar.

15:34
Super gol i Shaqirit, barazon Leicester

Xherdan Shaqiri ka gjetur sërish golin në Premier League, por skuadra e tij Stoke City nuk shkoi më larg se një barazim në fushën e Leicester.

15:19
Ankthi, sëmundja e re e shqiptarëve

Doktoresha Arjana Rreli prej 30 vjetësh punon si mjeke psikiatre, nga të cilat 8 vjet në Qendrën Komunitare të Shëndetit Mendor numër 3 në Tiranë.

15:15
Rehabilitimi i hekurudhës Tiranë-Durrës, punimet nisin në pranverë

Gjendja mjerane e hekurudhës Tiranë-Durrës pritet të ndryshojë shpejt me sigurimin e plotë të fondeve për rehabilitimin e saj.

14:59
Vrasja e Ivanoviç, media serbe: Me automatik, jo pistoletë

Politikani serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç është vrarë me një armë automatike “Heckler & Koch”, e jo siç ishte njoftuar më parë nga një pistoletë “Zastava” e kalibrit 9 mm.

14:52
Letërkëmbimi i Musine Kokalarit, dokumentet e fotot e rralla

“Letërkëmbime, shënime dhe kujtime” një përmbledhje emocionuese e ditarit të Musine Kokalarit e kuruar prej Bibeka Kokalarit, një tjetër pinjolle e familjes e persekutuar prej regjimit është promovuar në qytetin e lindjes së Musinesë në muzeun Kadare.

14:50
Java e modës në Milano, koleksion “Rock” i Versaces

Shtëpia italiane e modës, “Versace” solli një atmosferë “Rock” në javën e modës në Milano, ku prezantoi një koleksion të dominuar nga veshje stofi e lëkure.

14:39
Aksidenti i Kavajës, policia: Nuk ishte vajza në timon, por një 40-vjeçar

Policia e Tiranës ka sqaruar se në timonin e mjetit tip “Toyota”, që përplasi dy kalimtarët nuk ka qenë vajza, por 40-vjeçari Halil Koka.

14:31
Sfida e re në Ballkan, rreziku që vjen nga Rusia e Turqia

Lufta e Dytë Botërore ka përfunduar, por e para ende jo. Analisti i “The Guardian”, Ivan Krastev citon fjalët e një zyrtari të lartë turk për t’iu referuar problemeve gjeopolitike të rajonit të Ballkanit.

14:21
Kosovë, pakt për ratifikimin e Demarkacionit

Palët politike në koalicionin qeverisës të Kosovës kanë arritur më në fund konsensusin për të ratifikuar në Kuvend marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

14:10
Veliu: Në polici nuk do të ketë reformë, por ristrukturim

Kreu i policisë së Shtetiut Ardi Veliu ka deklaruar se në polici nuk do të ketë reforma, por ristrukturim për të qenë më efiçent dhe më fleksibël.

13:51
Juncker në Tiranë, analiza e Vlahutin: Detyra e brezit tonë

Në një analizë të sajën, përfaqësuesja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin e quan një dsëshmi të qartë të angazhimit të BE-së në rajon vizitën e presidentit Juncker.

13:46
Axhenda e Junker, do të pritet nga Rama. Metën e takon të hënën

Kreu i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker mbërrin të dielën në orën 17.30, ku do të pritet me ceremoni ushtarake nga kryeministri Edi Rama.

13:41
Thaçi: Marrëveshje historike me Serbinë për t’u anëtarësuar në OKB

Presidenti Hashim Thaçi ka folur për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në intervista të ndara për televizionin publik të Japonisë, “NHK”, si dhe gazetën më të madhe në vend “Mainichi”.

13:19
Kotzias i përgjigjet Bakojanis: Shqipëria po pret autorizimin e Presidentit

Ish ministrja greke Dora Bakoyannis dy ditë më parë tha se do të thërrasë në interpelancë urgjente ministrin grek Nikos Kotzias për marrëveshjen me Shqipërinë. Vetë Kotzias i është përgjigjur kësaj kërkese në një intervistë për ERT-në.

13:16
Basha: Nuk ka vende pune. Heqja e ndihmës ekonomike, vepër kriminale

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se kryeministri gënjen se shqiptarët refuzojnë vendet e punës dhe kërkojnë ndihmë ekonomike.

12:56
Shuhet mjeshtri i mundjes shqiptare

Mundja shqiptare ka humbur një nga mjeshtrat e saj, Arben Fejzo, për shkak të një sëmundje të rëndë.

12:54
Mbillen pemë tek Unaza e Re, Veliaj: Për gjelbërimin jemi një parti

Fushatës së mbjelljes së pemëve i janë bashkuar edhe administratorët e zgjedhur të pallateve. Të organizuar në grupe pune, së bashku me banorët, ata po kontribuojnë çdo ditë për gjelbërimin e lagjeve dhe oborreve para pallatit.

12:30
Islanda, 66 mijë tifozë kërkojnë bileta për në “Rusi 2018”

Islanda tejkalon çdo kufi. Skuadra përfaqësuese e vendit ishullor, e sidomos tifozeria e saj fituan simpatinë e të gjithë botës së futbollit gjatë Europianit të Francës në vitin 2016, por gjërat u përmirësuan edhe më shumë për ishullin me 338 mijë banorë.

12:30
Çamët në protestë: Transparencë për negociatat me Greqinë

Shoqata “Çamëria” ka protestuar këtë të shtunë për marrëveshjen e qeverisë shqiptare me Greqinë.

12:26
Rama-punëtorëve të guroreve: Kapini për fyti pronarët, ata duhet t’u përgjigjen

Kryeministri Edi Rama, duke folur për mbylljen e guroreve dhe pyllëzimin e zonës, i është përgjigjur edhe punonjësve të guroreve që një ditë më parë protestuan duke bllokuar aksin rrugor Berat-Skrapar.

12:21
Kampionat skish në Shishtavec të Kukësit, në promovim të turizmit

Në Kukës është organizuar kampionati lokal i skive. Në kuadër të promovimit të turizmit malor, ky aktivitet u zhvillua në Shishtavec.

12:16
“Ka një mesazh për ty”, premierë në “Petro Marko”

“Ka një mesazh për ty” ishte premierë që u shfaq në teatrin “Petro Marko” të Vlorës mbrëmjen e së enjtes.

12:06
Kontrata kolektive, mbi 23 mijë mësues në pritje prej 9 muajsh për ta nënshkruar

Afati i kontratës kolektive mes sindikatave të arsimit dhe ministrisë së Arsimit ka skaduar më datë 31 maj të vitit 2017, por akoma sot, 9 muaj më vonë, kontrata e radhës kolektive nuk është nënshkruar ende, duke lënë në pritje mbi 23 mijë mësues të anëtarësuar në 2 sindikatat, që kanë nënshkruar kontratën kolektive me ministrinë e Arsimit.

11:55
Kryqi i Kuq “vetëdenoncohet”: 21 anëtarë paguan për shërbime seksuale

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) ka njoftuar se 21 pjesëtarë të stafit të tij janë larguar nga detyra për veprime të pahijshme seksuale përgjatë 3 viteve të fundit.

11:54
Real Madrid interesohet për mesfushorin e Lacios

Lacio është në qendër të vëmendjen së futbollit evropian, jo vetëm për rezultatet e saj shumë të mira në Europa League dhe Serie A, por edhe për klasin e disa prej futbollistëve të kësaj skuadre.

11:46
Sergio Ramos, lojtari më i ndëshkuar në Europë

Sergio Ramos është futbollisti që ka marrë më shumë kartona të verdhë apo të kuq në të pesta kampionatet më të rëndësishme europiane.

11:28
Vuçiç: Serbia kërkon kompromis për problemet me Kosovën

Presidenti serb, Alexandar Vuçiç, i ndodhur në një vizitë zyrtare në Bullgari gjatë së premtes, falënderoi homologun e tij bullgar, Rumen Radev, për mbështetjen që i jep Serbisë në rrugën e saj europiane, duke përsëritur disa herë sesa e rëndësishme është të dëgjohet zëri i Serbisë.

11:17
Spalleti: Interi, i kompletuar për objektivat

Interi është një klub i kompletuar nga çdo këndvështrim dhe ka gjithçka të nevojshme për të arritur objektivat e vendosur. Kjo është deklarata e trajnerit të zikaltërve, Spalletti, dhënë për mediet sportive italiane, në vigjilje të takimit mes Interit dhe Beneventos.

10:43
NBA, fitore për Houstonin dhe Clevelandin

Houston Rockets vijon marshimin në kampionatin amerikan të basketbollit, NBA. Skuadra teksane fitoi sfidën e radhës ndaj Minnesotës, me rezultatin 120-102, e tashmë ka një bilanc me 45 fitore e 13 humbje, duke regjistruar suksesin e 11 radhazi.

10:43
Trafik në Kavajë, mjetet 20 minuta në radhë

Aksi kombëtar Durrës-Lushnje është bllokuar për rreth 20 minuta pas një aksidenti të ndodhur në Gosë të Kavajës.

10:34
Bushati: Qeveria shqiptare e pret hyrjen në BE në 10 vitet e ardhshme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati është shprehur se Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit do i bashkohen BE-së brenda një 10-vjeçari.

10:30
Përdhunoi shqiptaren, zbulohen motivet e dënimit të Robinhos

Më 23 nëntor të vitit të kaluar, Robinho u dënua me 9 vite burg për dhunë seksuale. Së bashku me një mikun e tij, gjatë vitit 2013 ai abuzoi në një lokal të Milanos me një femër shqiptare, asokohe në moshën 22-vjeçare.

10:27
E shtuna me reshje të pakta, ulen temperaturat

Këtë të shtunë moti mbetet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, ndërsa reshje të pakta ka në jug dhe juglindje të vendit.

10:18
“Barrikadat” me linjë të re ujësjellësi, shumë shpejt dhe asfaltimi

Rruga e “Barrikadave” tashmë ka një linjë të re ujësjellësi, dhe shumë shpejt do të përfundojë dhe asfaltimi i rrugëve të bllokut.

10:15
Rrezikon jetën e policit, arrestohet 19-vjeçari

Një 19-vjeçar nga Elbasani për pak sa nuk e ka shtypur një efektiv të policisë rrugore, i cili e kishte ndaluar për kundravajtje.

10:07
Rama: Ndihma ekonomike, skemë elektronike me marzhin e vet të gabimit

Kanë shfrytëzuar praninë dy ditore të qeverisë në Berat për t’i kërkuar kryeministrit Edi Rama shpjegime për heqjen nga skema e ndihmës ekonomike. Banorët e Beratit mendojnë se ndaj tyre është bërë padrejtësi.

09:47
Rama, në Berat për shërbimet e administratës ndaj qytetarëve

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e shtunë me një takim me drejtues të administratës qendrore dhe vendore të Beratit, ku ndodhet prej ditës së djeshme, kur u bë edhe mbledhja e fundit e qeverisë.

09:35
OKB, shtyhet votimi i rezolutës për armëpushim në Siri

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka hasur sërish vështirësi në miratimin e një rezolute për arritjen e armëpushimit në Siri, votim që është shtyrë në kohë për të disatën herë që prej së enjtes.

09:09
Tërmet në Kurbnesh, lëkundja ndihet edhe në Kukës

Një lëkundje e lehtë tërmeti, me magnitudë 3, është ndierë pak pas orës 7:30 të mëngjesit të kësaj të shtunë në verilindje të Shqipërisë.

08:55
Ish-kancelari austriak, i përfshirë në akuzat ndaj Manafort

Akuzat e reja, të bëra publike nga prokurori special Robert Mueller ditën e premte, hedhin dritë mbi fushatën lobuese të Uashingtonit të orkestruar nga Paul Manafort në emër të ish-presidentit ukrainas, Viktor Yanukovych dhe aleatëve të tij.

08:34
SHBA përgatiten për “bllokadë” detare ndaj Koresë së Veriut

Administrata amerikane e Trumpit dhe aleatët kyç në Azi po përgatiten të zgjerojnë kontrollet e anijeve të dyshuara se po shkelin sanksionet ndaj Koresë së Veriut.