Foto arkiv

Një 19-vjeçar nga Elbasani për pak sa nuk e ka shtypur një efektiv të policisë rrugore, i cili e kishte ndaluar për kundravajtje.

Sipas policisë, Paris Xhemalollari, 19 vjeç në lagjen “28 Nëntori” ka kundërshtuar punonjësin e policisë rrugore gjatë vendosjes së një mase administrative dhe është larguar duke rrezikuar jetën e policit.

Në ndjekje të tij u vunë Patrulla e Përgjithshme dhe Shqiponjat, ku dhe është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i tij.

Top Channel