Tre persona janë vënë në pranga në policia në Londër, pasi dyshohen si autorë të vrasjes së shtetasit shqiptar Jozef Boçi, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë në spital.

Në pranë është vënë Oluwatimilehin Oniyitan, 20 vjeç, i cili dyshohet si autorë, ndërsa janë arrestuar, Ibrahim James 21 vjeç dhe Dominic Broën 29 vjeç, të cilët dyshohen si bashkëpunëtorë.

Tre të rinjtë e arrestuar akuzohen se dhunuan javën e kaluar shqiptarin në zonën Greenwich duke e goditur me sende të forta në kokë dhe pjesë e tjera të trupit.

30-vjeçari shqiptar u dërgua në spital, ku nuk mundi të rezistonte plagëve të marrë, duke ndërruar jetë më 23 shkurt.

Top Channel