Një 58-vjeçar ka tentuar të vetëvritet mbrëmjen e sotme në kryeqytet teksa ka prerë damarët e njërës dorë.

Policia bën të ditur se rreth orës 20.15, në rrugën e “Elbasanit”, dyshohet se shtetasi F.S, rreth 58 vjeç, banues ne Tirane, nen efektin e alkoolit ka prerë damarët e njërës dorë me thikë.

Shtetasi F.S është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga kontrolli fizik i bërë nga policia ju gjet në xhep thika me të cilën ka prerë damarët e dorës

Top Channel