Pëson dy ndërhyrje “kriminale”, reagimi fantastik i kapitenit të Celtic (Video)

26/02/2018 20:09

Kapiteni legjendar i Celtic, Scott Brown, pësoi dy ndërhyrje shumë të rënda nga lojtarët e Aberdeen në harkun kohor të pak sekondave.

Ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim, në vend që të shtrihej në tokë duke u ankuar në mënyrë që arbitri të ndëshkonte kundërshtarët, Brown reagoi duke festuar, njësoj siç do të kishte bërë po të kishte shënuar gol.

Top Channel