Zjarr në një kabinë elektrike në Tiranë, gjendet i djegur një person

26/02/2018 22:37
Foto arkiv

Një person ende i paidentifikuar ka humbur jetën në orët e mbrëmjes së të hënës, pasi është djegur brenda një kabine elektrike.

Policia ka bërë të ditur se rreth orës 21:55, në rrugën “Muhamet Deliu”, brenda kabinës elektrike nga zjarri i shkaktuar është djegur plotësisht një shtetas i paidentifikuar.

Grupi hetimor po kryhen veprimet ne vendngjarje po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel