E martë, 10 Prill 2018
11:33
KPK kalon në sitën e vetingut kandidatin e KLGJ-së, Besim Trezhnjeva

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvillon të mërkurën seancën dëgjimore me gjyqtarin e Apelit të Durrësit, Besim Trezhnjeva.

11:22
Eurodeputeti: Irani po fokusohet në Shqipëri për të minuar statusin e “MEK”

Struan Stevenson, politikan i njohur europian dhe anëtar i Parlamentit Europian prej 15 vitesh, thotë se “irritimi i thellë i Iranit pas transferimit të mijëra anëtarëve të lëvizjes kryesore opozitare nga Iraku në Shqipëri, si dhe humbja e mundësisë për t’i masakruar ata nuk janë aspak sekrete”.

11:20
Protesta e biznesit, Tabaku: Taksat nuk janë gjoba, siç mendon qeveria

Biznesi i vogël ka nisur protestën ndaj skemës së TVSH-së, duke ulur qepenat e dyqaneve për një orë. Në mbështetje të tyre është edhe opozita, e cila si mosbindje civile ka kërkuar të mos paguajnë taksat.

11:11
NBA, Oklahoma e San Antonio në “playoff”

Oklahoma City dhe San Antonio Spurs siguruan pjesëmarrjen në fazën e “playoff”-it në kampionatin e NBA.

11:10
Vetmia e madhe e Rusisë! Këshilltari i Putinit: Po shkojmë drejt izolimit gjeopolitik

Rusia, sipas këshilltarit veteran të Vladimir Putinit e ka braktisur tashmë shpresën e saj shekullore për integrim me Perëndimin, e po përgatitet për një periudhë të re izolimi gjeopolitik.

11:02
Ulen qepenat, biznesi i vogël proteston kundër TVSH-së

Thirrjes për të mbyllur aktivitetin nga ora 11:00 deri në orën 12:00 iu përgjigjën masivisht bizneset e vogla në Tiranë.

11:02
Ekspeditë shkencore në Antarktidë, në kërkim të “Endurance”

Një ekspeditë shkencore do të përpiqet vitin e ardhshëm për të zbuluar “Endurance”, anijen fatkeqe të eksploratorit të Antarktidës, Sir Ernest Shackleton. Anija u mbyt në vitin 1915, pasi u përplas me një bllok akulli në detin Weddell dhe u zhduk nën 3.000 metra ujë.

11:01
Më shumë se gjysma e trupit tonë është “e huaj”

Shkencëtarët thonë se qelizat njerëzore përbëjnë vetëm 43 për qind të masës totale të organizmit tonë, ndërsa pjesa tjetër janë organizma mikroskopikë “kolonizatorë”.

10:56
Kim Jong-un thyen heshtjen mbi takimin me Trumpin

Udhëheqësi koreano-verior, Kim Jong-un ka folur për herë të parë publikisht për takimin me presidentin amerikan, Donald Trump.

10:51
Kinë, presidenti paralajmëron: Jo mentalitetit të Luftës së Ftohtë

Presidenti kinez, Xi Jinping ka paralajmëruar kundër një mentaliteti të Luftës së Ftohtë, ndërsa premtoi se do të hapte pjesë të ekonomisë së vendit.

10:49
Pragu 2 mln lekë për TVSH, Ahmetaj: E mendoi edhe Berisha

Opozita e drejtuar nga Lulzim Basha sot është rreshtuar në krah të biznesit të vogël kundër futjes së tij në skemën e TVSH-së.

10:42
Harrojini Sergei e Yulia Skripal. Drejt Amerikës me identitete të reja

Ish-agjentit rus Sergei Skripal do t’i jepet një identitet i ri, e pritet të nisë një jetë të re në Amerikë. Të paktën kështu zbulon “Sunday Times”.

10:32
Qëllohet autokolona e Mayweatherit, plagoset një truprojë

Një truprojë e ish-boksierit amerikan, Floyd Mayweather, mbeti i plagosur pasi një person i armatosur hapi zjarr ndaj autokolonës së tij në qytetin e Atlantës.

10:30
Champions, Roma pret Barçën; City kërkon përmbysjen ndaj Liverpool

Këtë mesjavë luhen ndeshjet e kthimit të Ligës së Kampioneve.

10:29
Gjuha e trupit: Gjeste të vogla që flasin për ju

Ne mund të gënjejmë me fjalë, por jo me qëndrimet dhe lëvizjet tona. Ajo që duhet të bëni është që t`i kushtoni vëmendje vetes tuaj dhe të tjerëve.

10:26
E dashura e Usain Bolt, një “engjëll” seksi për Karnavale

E dashura prej pesë vitesh e Usain Bolt, Kasi Bennet, ka publikuar një foto tepër joshëse gjatë Karnavaleve në Xhamajka.

10:25
Anemi? Kalohet me këto ushqime

Një ditë teksa ngjisni shkallët ndjeni shumë lodhje. Më pas e kuptoni se zemra ju rreh fortë ndonjëherë, pa asnjë arsye të dukshme. Trembeni dhe shkoni te doktori.

10:25
TVSH biznesit të vogël, Ahmetaj: Nuk rrit çmimet!

Ditën kur mijëra biznese të vogla në mbarë vendin protestuan duke mbyllur qepenat për përfshirjen në skemën e TVSH-së, ministri i financave ka lëshuar një thirrje ndaj tyre.

10:20
Ter Stegen zgjedh 5 portierët më të mirë në botë (Foto)

Marc-André Ter Stegen është një nga portierët më të mirë të momentit, edhe pse nuk ka hyrë kurrë tek të nominuarit për Topin e Artë apo The Best.

10:20
Pas sulmit kimik në Duma, perëndimi duhet të ndërhyjë ushtarakisht në Siri

Ka ardhur koha që Britania dhe aleatët e tyre të ndërmarrin veprime ushtarake me organizim dhe mbështetje të mirëfilltë, që të mos e lejojnë më Bashar al-Asadin t’i vrasë banorët e Sirisë sipas dëshirës.

10:18
Kontrollet e FBI-së ndaj avokatit, Trump: Sulm ndaj vendit!

Donald Trump i cilësoi “sulme ndaj vendit”, kontrollet që agjentët e FBI-së kryen në zyrat dhe shtëpinë e Michael Cohen, avokatit personal të presidentit amerikan.

10:04
Të brendshmet e pranverës, çfarë duhet të blini këtë stinë

Pranvera vjen dhe me ndërrimin e dollapëve. Sigurisht një rifreskim i gardërobës është e pashmangshme, por bashkë me veshjet, këpucët dhe aksesorët duhet të rinovohen dhe të brendshmet.

09:55
Sërish në Berlin, Vuçiç do t’i paraqesë propozimin për Kosovën Angela Merkelit

Aleksandër Vuçiç do të vizitojë sërish Berlinin, ku do të ketë një takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

09:55
Java me mot të kthjellët, e enjtja rrezikon shira të dobët

Meteorologët parashikojnë që e gjithë java, deri të premten të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

09:54
Legjendat që nuk e mbyllën karrierën në ekipin e zemrës

Fernando Torres do të largohet nga Atletico Madrid këtë verë, për të vazhduar karrierën e tij diku tjetër, larg ekipit të zemrës.

09:50
Binjakët, shenja e ditës. Sot, filozofik dhe meditues

Hëna sot rrit tek ju kuriozitetin dhe dëshirën për të hyrë më thellë në disa tematika të natyrës filozofike dhe shpirtërore.

09:47
Arrestohet në Morinë, i dënuar me 11 vjet burg për mashtrim

Një 31-vjeçar nga Tirana i shpallur në kërkim pasi është dënuar për mashtrim me 11 vjet burg është arrestuar në Morinë.

09:44
“Pushka” e Hashim Thaçit hap mediat serbe

Shtypi i shkruar serb është zgjuar këtë të martë i gjithi me deklaratën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

09:43
Treni përplaset me furgonin, dy të plagosur

Në orët e para të mëngjesit të së martës treni i linjës Shkodër-Vorë është përplasur me një furgon mallrash.

09:35
Tifozët zgjedhin golin më të bukur të Botërorit… dhe nuk është ai i Maradonës! (Video)

Goli i meksikanit Manuel Negrete, i shënuar në 1/8 e finaleve të Botërorit “Meksikë 86”, është zgjedhur nga tifozët si goli më i bukur i historisë së Botërorëve.

09:25
Yulia lë spitalin; babai i saj përmirësohet me shpejtësi

Yulia, vajza e ish-spiunit rus, Sergei Skripalit është jashtë rrezikut për jetën dhe plotësisht e shëndetshme.

09:13
Tërmet në Itali, lëkundet Maçerata. Vetëm dëme materiale

Një tërmet i magnitudës 4,6 tronditi Maçeratën në Itali, e njëjta zonë ku lëkundjet e tokës “mbollën” shkatërrim tetorin e vitit 2016.

09:04
Video-loja po u merr burrat. Femrat, peticion për zhdukjen e “Fortnite” (Foto)

Pasioni i meshkujve për “Fortnite”, video-lojën më të fundit që ka “pushtuar” botën, ka bërë që femrat të firmosin një peticion për heqjen e kësaj loje nga tregu.

08:50
Facebook para Kongresit. Zuckerberg do të japë dy herë llogari

Mark Zuckerberg përgatitet për testin e tij më të madh deri tani si shef ekzekutiv i Facebook-ut, pasi përballet jo me një, por me dy seanca dëgjimore në Kongres.

08:34
Sulmi kimik në Siri, Trump: Do të përgjigjemi ashpër!

Presidenti amerikan Donald Trump ka premtuar një përgjigje të ashpër ndaj sulmit kimik në Siri.

05:33
Meksika kundërpërgjigjet ndaj SHBA-ve, urdhëron rishikim të marrëveshjeve

Dërgimi i Gardës Kombëtare në kufirin jugor të Amerikës me Meksikën, për të parandaluar emigracionin klandestin, ka tensionuar marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa ka ardhur edhe reagimi i parë i Meksikës.

04:15
Greva që po i kushton shtrenjtë Francës

Prej më tepër se 4 ditësh, punonjësit e hekurudhave në Francë janë futur në një grevë, pasi kundërshtojnë planin e reformave të propozuara nga presidenti francez Emanuel Macron.

02:37
Mysafir special te Roma, verdhekuqtë ëndërrojnë përmbysjen

Roma do të përballet sot me Barcelonën, në sfidën e vlefshme për çerekfinalet e Champions League, teksa do të synojë përmbysjen e rezultatit 4-1, të shënuar në takimin e parë.

01:23
Ibra sfidon FIFA-n: Nuk më ndalon të luaj në Botëror

Zlatan Ibrahimoviç është rikthyer edhe njëherë të flasë për Botërorin ‘Rusi 2018’, teksa tregoi se ende nuk e ka ndarë mendjen nëse do të marrë pjesë apo jo.

00:35
Motori përplaset me trafikndarësen, plagoset drejtuesi

Një aksident ka ndodhur në orët e vona të së hënës, në Unazën e madhe, pranë Kopshtit Botanik, në kryeqytet.

E hënë, 09 Prill 2018
23:46
Përplasje SHBA-Rusi në Këshillin e Sigurimit për Sirinë

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia replikuan ashpër në mbledhjen e Këshillit të sigurimit të OKB, lidhur me atë qe dyshohet te jete një sulm me arme kimike ne Siri.

23:33
Lidhja e Trump me pornostaren, FBI sekuestron dokumentet e avokatit

Agjentët e Byrosë Federale të Hetimeve konfiskuan dokumente të avokatit personal të presidentit Donald Trump, Michael Cohen, në zyrën e tij në Mahatan të Nju Jorkut.

23:26
Vlerësimi i talenteve, Vllaznia nënshkruan me dy futbollistë të Akademisë

Vllaznia është një fidanishte talentesh dhe kjo nuk ka më diskutim, por shpesh yjet shkodranë kanë ndriçuar në klube të tjera.

23:07
Indi, autobusi bie në greminë, vdesin 27 fëmijë

Të paktën 30 persona, ku pjesa më e madhe ishin fëmijë, kanë ndërruar jetë pasi një autobus i shkollës është rrëzuar në një greminë në një rajon malor në Indi.

22:55
Leverkusen “prek” Championsin

Fitore e madhe me aromë Championsi për Bayer Leverkusen. Aspirinat mposhtën me përmbysje me rezultatin 1-4 Leipzig në supersfidën që mbylli javën e 29-të të Bundesligës, duke parakaluar pikërisht skuadrën nga Gjermania Lindore në klasifikim dhe duke u ngjitur në vendin e 4-t në kuotën e 48 pikëve.

22:43
Loja ruse në Ballkan. “Perëndimi, i papërgatitur”

Dështimet e Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor kanë krijuar hapësirë për ndërhyrjen ruse dhe perëndimi nuk është i përgatitur për t’u përballur me të.

22:36
Protestë ndaj Zuckerberg; Thirrje për të mos përdorur FB, WhatsApp dhe Instagram

Për të protestuar kundër Facebook, për skandalin e shfrytëzimit të të dhënave nga Cabridge Analitica, një grup aktivistesh i kërkoi përdoruesve që në datën 11 prill të mos e përdorin rrjetin social dhe shërbime si WhatsApp, Instagram dhe Messenger për 24 orë.

22:14
Duro i zhgënjyer ndaj Skënderbeut: Dështuam totalisht

I zhgënjyer nga paraqitja e skuadrës së tij por edhe i ngarkuar psikologjikisht nga momenti i dobët i Flamurtarit në kampionat, trajneri Shpëtim Duro në emisionin Gol pas Goli në Supersport nuk kishte shumë për të thënë për sfidën e humbur me shifrat 0-3 ndaj Flamurtarit.

22:01
Jeta dhe “dashuritë” e Angelina Jolie – FOTO

Angelina Jolie është një emër i njohur i botës së Hollywood, por përveçse filmave ku ka aktruar, ajo është bërë e famshme edhe për lidhjet e saj, ku mes të cilave ka pasur për një periudhë kohe edhe me një femër tjetër.

21:42
Në avantazh të 3 golave, Klopp: Liverpool jo favorit

Trajneri i Liverpool refuzoi të pranojë rolin e favoritit në vigjiljen e sfidës së kthimit të çerekfinaleve në Ligën e Kampioneve.

21:20
Brooklyn Beckham, tatuazh modelen e PlayBoy-FOTO

Ai është parë të ndajë një puthje me modelen e Playboy Lexi Wood në një sallë tatuazhesh në Hollywood Perëndimore të shtunën.

21:12
PD të martën në protestë, u bashkohet bizneseve në Tiranë

Partia Demokratike ka marrë vendimin ditën e sotme për të mbështetur protestat ditën e martë dhe të mos shkojë në komisionet parlamentare.

20:54
Skënderbeu hakmerret në Vlorë, 0-3 kundër Flamurtarit

Pesë ditë më parë ishin vlonjatët ata që fitonin në Korçë, 0-1 në takimin e parë të gjysmëfinales së Kupës. Por Skënderbeu ka triumfuar 0-3 mbrëmjen e sotme në stadiumin e qytetit bregdetar.

20:49
Ekskluzive në Fiks Fare/ Pamjet e vrasjes së Agim Arapit në Durrës

Në njëvjetorin e vrasjes së Agim Arapit në Durrës, vrasësit janë ende të lirë! Bashkëshortja e tij, Vjollca, dëshmitare okulare, tregoi për “Fiks Fare” se gjatë këtij viti janë bërë hetime dhe gjykime, por autorët e vërtetë janë jashtë hekurave të burgut. Dhe, sipas saj, gjithçka ka qenë e stisur, pasi prokurorët dhe gjyqtarët kanë marrë lekë.

20:39
Gjyqtari “harron” të zbardhë vendimin për “Velierën”, shkel me 55 ditë afatet

“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së hënës shkeljet e gjyqtarit Ergys Gashi, i cili ka harruar të zbardhë vendimin për çështjen “Veliera”.

19:58
Beteja që çau kufirin shqiptaro-shqiptar, dëshmia e fotoreporterit

9 prilli i vitit 1999, Ushtria Çlirimtare e Kosovës shënoi një fitore të madhe kundër ushtrisë së Milosheviçit. Kjo është një nga betejat me të dokumentuara të asaj kohe kundër ushtrisë serbe, në atë që njihet si beteja e Koshares.

19:58
Në luftë kundër Sirisë? Trump: Vendosim brenda 48 orësh

Presidenti i SHBA, Donald Trump, dënoi sulmin e dyshuar kimik në Siri dhe tha se do të marrë “vendime të rëndësishme” brenda orëve të ardhshme për mënyrën se si do të reagojnë Shtetet e Bashkuara.

19:50
Emigrantët ikin pas feste, radhë të gjata në kufi me Greqinë

Pasi kanë festuar Pashkët në vend, emigrantët shqiptarë kanë marrë udhëtimin për t’u rikthyer në shtetin grek.

19:45
Fermerët e Nënshkodrës pa subvencione, shkak kriteret

Fermerët e Nënshkodrës nuk mund të përfitojnë subvencione nga shteti, për shkak të kritereve të reja që janë vendosur.

19:40
2017-a, viti i protestave; Paditen deputetë, dënohen vetëm qytetarët

Referimi i policisë për të hetuar më tej 60 persona, ku gjysma e tyre janë deputetë dhe ndaj të cilëve adresohen të paktën 3 vepra penale, shikohet me dyshim nga juristët.

19:38
“Mosbindja civile, e duhura”

“Mosbindja civile duket një term i ashpër”. Edhe pse duke e njohur si të ashpër mosbindjen civile, si një lëvizje që nuk e njeh shtetin, agroambientalisti Agron Duka thotë se të paktën në dy raste qytetarët po tregojnë se kundërshtimi i tyre ndaj qeverisë është i duhuri.

19:09
Kundër shembjes, artistët prezantojnë projektin e tyre për teatrin

Artistët kanë paraqitur sot variantin e tyre për Teatrin Kombëtar, si alternativë ndaj projektit të paraqitur nga qeveria për një gjë të tillë, duke mbështetur variantin e rikonstruksionit, e jo atë të shembjes. Arkitekti Vladimir Bregu tha se projekti është një kompromis mes stilit të arkitekturës ekzistuese dhe një godine të re. Arkitekti tha para komunitetit të artistëve se midis dy teatrove do të krijohet një glob kristali.

19:01
E zë korrenti duke peshkuar, ndërron jetë 32-vjeçari

Një 32-vjeçar ka ndërruar jetë në Shënkoll të Lezhës teksa ishte duke peshkuar në një kanal. Mësohet se ngjara ka ndodhur para orës 17:15, kur edhe policia është njoftuar për rastin.

18:51
Veliaj çmim nga KE. Kryebashkiaku me miqësor në Ballkan me komunitetin rom

Erion Veliaj u vlerësua në Bruksel si kryebashkiaku më miqësor në Europë me komunitetin rom. Ky çmim iu dha kreut të bashkisë nga Komisioni Europian, si vlerësim të politikave vendore për komunitetin rom që ka ndërmarrë institucioni që ai drejton. Veliaj thotë se pas një pune të vështirë, ky komunitet jeton më mirë.

18:37
Paskal Milo: Lashë futbollin për “Zërin e Popullit”!

Paskal Milo, ashtu siç nuk e keni parë kurrë. Një bisedë pa doreza në shtëpinë e tij, për rininë, futbollin pasionin e tij të madh, njollën në biografi, largimin nga “Zëri i Popullit” dhe rikthimin si pedagog në universitet.

18:14
Vuçiç do takojë Merkel, propozime të reja për Kosovën

Më 13 prill, kancelarja gjermane, Angela Merkel pret për vizitë sërish kreun e shtetit serb, Aleksander Vuçiç, ka njoftuar zyra e kancelares gjermane. Në qendër të vizitës janë bisedimet për marrëdhëniet bilaterale, por edhe çështjet rajonale.

17:59
SHBA, Jim Mattis: S’përjashtojmë ndërhyrjen ushtarake kundër Sirisë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis thotë se Shtetet e Bashkuara nuk përjashtojnë një veprim ushtarak kundër Sirisë, pas komenteve të Presidentit Donald Trump se ata që ndërmorën sulmin kimik të së shtunës do të paguanin një çmim të lartë.

17:59
Juventus kërkon rikthimin e Moratës

Me një këmbë jashtë Champions League dhe një titull për t’u fituar në Serie A, Juve ka filluar të mendojë për revolucionin që do të bëjë në skuadër për vitin e ardhshëm.

17:58
Huliganët rusë, kërcënime me vdekje për tifozët e Anglisë

Huliganët rusë paralajmërojnë tifozët e Anglisë që do të shoqërojnë kombëtaren e tyre në Kupën e Botës që do të zhvillohet këtë verë, se do të dorëzojnë veten para një dënimi me vdekje.

17:45
Rusia: S’ka prova për sulm kimik në Siri

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, pretendon se nuk është gjetur asnjë provë për një sulm me armë kimike në qytetin Doumas në Siri, që mbahet nga forcat rebele.

17:38
“Policë” serbë në Prishtinë! Autoritetet sqarojnë situatën

Me anë të zëdhënësit të saj, Policia e Kosovës ka sqaruar opinionin publik se në fshatin Makoc të Komunës së Prishtinës nuk është e vërtetë që ka forca policore serbe.

17:20
Kombëtarja e femrave, kualifikimi në Europian, “mirazh”

Me vendin e fundit në grupin eliminator të Europianit, për Kombëtaren e futbollit të femrave kualifikimi është vetëm një mirazh.

16:57
Zgjedhjet në Hungari, “shuplakë” nga OSBE: Retorikë ksenofobike

Vëzhguesit ndërkombëtarë kritikuan ashpër zgjedhjet parlamentare në Hungari, duke veçuar retorikën frikësuese dhe ksenofobike, mbulimin e njëanshëm mediatik dhe financimin e paqartë të fushatës.

16:49
Amina Shena, një Marilyn Monroe shqiptare…

Karrierën si modele e ka filluar që në moshën 15-vjeçare. Ka sfiluar dhe pozuar për firma të ndryshme, kalendarë, reklama.

16:31
Përplasi 5 makina, telefonon policinë: Ma vodhën! – VIDEO

Një aksident i tmerrshëm, por fatmirësisht pa pasojë në njerëz, ka ndodhur në Grimsby të Anglisë.

16:21
Trump këshillohet me krerët ushtarakë mbi Sirinë

Presidenti Donald Trump ka planifikuar të këshillohet me udhëheqësit e lartë ushtarakë këtë të hënë, menjëherë pasi kërcënoi me pagimin e “një çmimi të lartë” përgjegjësit e sulmit kimik në Siri, që vrau dhjetëra gra e fëmijë mes të tjerëve.

15:51
Autobusi del nga rruga; s’ka të lënduar

Një autobus me pasagjerë ka dalë nga rrugë në fshatin Gur i Zi në rrethin e Elbasanit.

15:43
Në dush, me Alexis Ren “topless”

Ajo është shumë e famshme falë fotove që publikonte në rrjetin social “Instagram”. Prej aty, shkallët e suksesit për Alexis Ren kanë qenë vetëm në ngjitje, aq sa për vitin 2018 u vlerësua edhe me çmimin e “rishtares së vitit” nga revista prestigjioze e modës “Sports Illustrated Sëimsuit”.

15:20
Rruga që “shkundi” xhepat e shqiptarëve

Fatura që qytetarët shqiptarë kanë paguar për rrugën Durrës-Kukës përbën një rekord, jo vetëm për rajonin, por edhe në Europë. Të dhënat zyrtare tregojnë se në total buxheti ka paguar 1.2 miliardë euro për ndërtimin e autostradës me gjatësi 170 kilometra.

15:18
Protesta e qepenave, biznesi i vogël kundër TVSH-së

Protesta e radhës mban emrin e bizneseve të vogla e të mesme dhe është caktuar për të martën.

15:08
Kur grabitet “mbijetesa”, shtohen rastet e vjedhjes së bagëtive

Vjedhjet e bagëtive janë kthyer në një fenomen shqetësues në të gjithë vendin, por përveç zonave të thella autorët po godasin edhe fshatrat pranë kryeqytetit.

15:08
Pikturë me gota, teknika e rrallë e dizejnimit

Teknikën ‘Working with cups’ ajo e ka studiuar në Kanada, ku ka jetuar për shumë vite, ku edhe ka kryer studimet e larta për Interior Design.

14:57
Hajdutët “sollën” errësirën, një lagje e Bulqizës pa energji

Banorët e një lagjeje në Bulqizë janë zgjuar pa energji elektrike. 100 metra kabëll të vjedhura gjatë natës lanë pa drita 45 familje dhe policia nuk ka rënë ende në gurmë të hajdutëve.

14:56
Përpiqet të imitojë roveshatën e Cristianos, gazetari thyen këmbën (Video)

Një gazetar argjentinas ka thyer këmbën duke u përpjekur të imitonte golin e mrekullueshëm me roveshatë të Cristiano Ronaldos ndaj Juventusit.

14:37
Përvjetori i betejës së Koshares, Thaçi: Serbisë, përgjigje me pushkë

“Kërcënimeve të Serbisë do t’iu përgjigjemi me pushkë”.

14:35
Basha uron Viktor Orban: Hungarezët besuan tek e djathta

Duke publikuar në rrjetet sociale një fotografi me Viktor Orban, Lulzim Basha uron të djathtën hungareze për fitimin e një tjetër mandati në vend.

14:35
Fernando Torres, njoftim shokues për tifozët e Atletico Madrid

Fernando Torres ka njoftuar paraditen e së hënës se ky është sezoni i tij i fundit me Atletico Madrid.

14:32
Beteja e Koshares, kur ra kufiri! Plot 19 vite nga 9 prilli i 1999-s

9 prilli i vitit 1999 shënon një datë, të cilën kosovarët nuk e harrojnë lehtë.

14:32
Ariu seksi që “ia merr në kthesë” modeleve

Një ari është kapur nga aparati teksa pozon si model teksa del nga një liqen në Rusi.

14:21
Dietat të shëndoshin!

“Corriere della Sera” e quan vetëm Francesca dhe nuk e jep emrin e saj të vërtetë, ndonëse e thekson me forcë se historia nuk është e trilluar dhe se shërben për të ilustruar pretendimin, që mjaft ekspertë e kanë ngritur me kohë: dietat shëndoshin.

14:14
Fitojnë azil në vendet e BE-së, por duan Gjermaninë

Gjermania po përballet me trefishimin e numrit të azilkërkuesve që kanë fituar të drejtën e azilit në një vend tjetër anëtar të Bashkimit Europian.

14:12
Ankesat e qytetarëve të Tiranës vënë në lëvizje policinë rrugore

Masat e policisë së Tiranës janë fokusuar në monitorimin dhe kontrollet e përbashkëta policore për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe evidentimin e shkeljeve administrative, vazhdon edhe kontrolli i territorit për mjetet e braktisura që kanë zënë hapësirat publike brenda komplekseve të banimit dhe rrugë të tjera.

13:52
Njihuni me makinat më të shtrenjta në botë (Foto)

Makinat më të shtrenjta në botë janë supermakina: automjete sportive me mbi 1000 kuaj fuqi për përdorim rruge.

13:43
Sot Flamurtari-Skëndërbeu; në Vlorë superndeshja e javës së 28-të Superiores

Flamurtari-Skëndërbeu do të jetë përballja e fundit e javës së 28-të, ku korçarët do të përpiqen të tregojnë forcë karakteri në një periudhë të vështirë psikologjike për ekipin.

13:33
Pastron armën e gjahut, plagos aksidentalisht të shoqen

Rreth mesditës së të hënës 50-vjeçari P.Bregu ka pastruar armën e gjahut, por aksidentalisht ka plagosur në këmbë bashkëshorten e tij, L. Bregu, 39 vjeçe.

13:31
Lumi i ngrirë? Problem i zgjidhshëm me…dinamit!

Qëllimi justifikon mjetin, e në këtë rast, vonesa e pranverës duket se justifikon përdorimin e dinamitit.

13:18
Ekstremistët urojnë Orban: Ditë e keqe për BE

Rizgjedhja e Viktor Orban për një tjetër mandat në krye të Hungarisë është pritur me entuziazëm nga ekstremistët e djathtë në vendet e Bashkimit Europian.

13:04
Messi apo Cristiano? Jo, driblimi fantastik është i Jessica Silvës (Video)

Jessica Silva habiti të gjithë tifozët e futbollit me një driblim të mrekullueshëm, që do ta kishin zili edhe yje si Messi apo Cristiano.

13:04
Pylli “i pushtuar” francez, policia nis spastrimin

Policia franceze po përpiqet të dëbojë qindra aktivistë ambientalistë nga një zonë pyjore në perëndim të Francës, ku duhej të ndërtohej një aeroport i ri.

12:54
Pamjet e frikshme të anijes çisternë që përplaset me ndërtesën shekullore në Bosfor

Pamjet janë shokuese, por fatmirësisht ngjarja nuk është shoqëruar me viktima. Në videon shoqëruese të këtij lajmi është regjistruar momenti tronditës kur një anije çisternë përplaset me një godinë banimi buzë detit të shekullit të XVIII, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.