Në Gramez të Fushë-Krujës është gjetur rreth orës 08.30 të mëngjesit një mjet i djegur.
Punonjësit e Ballshit do të jenë prioritet për statusin e naftëtarit, teksa deri tani janë paraqitur 900 aplikime. Këto të dhëna u bënë të ditur nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri në aktivitetin për 100-vjetorin e industrisë së naftës, organizuar në Kuçovë.
Moti këtë të mërkurë parashikohet të jetë me vranësira të shpeshta, që në disa zona, kryesisht verilindore, rrezikon shira të dobët.
Hëna në shenjën tuaj e bën një ditë magjike dhe të jep mundësinë të rifitosh një histori dashurie ku gjithçka dukej e humbur.
Pep Guardiola zbuloi të premten e shkuar se në merkaton e janarit i është ofruar nga manaxheri Mini Raiola, mesfushori francez Paul Pogba.
Pep Guardiola u eliminua edhe një herë tjetër nga Champions League. Pas 3 sezoneve dështimi me Bayern Munchen, trajneri spanjoll nuk arriti për të dytin sezon radhazi që t’i afrohej trofeut me veshë të mëdha me Manchester City.
Shtypi botëror u shokua nga dështimi i Barcelonës ndaj Romës dhe nga “zhdukja” e yllit të katalanasve, Leo Messi.
Demokracia në Shqipëri nuk pati ndonjë përparim gjatë vitit 2017, pasi “çdo hap përpara, u zhvlerësua nga një hap pas”.
Një triumf mëse i meritur nga një skuadër që besoi nga fillimi deri në sekondën e fundit edhe pse kishte pësuar 4 gola në ndeshjen e parë.
Një 28-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri në kryeqytet. Marjo Majollari u qëllua disa herë në kokë dhe në trup, rreth orës 20 e 25 minuta, në një rrugicë pa ndriçim, që lidhet me rrugën “Aleksandër Moisiu”, në zonën e Kinostudios në Tiranë.
Mark Zuckerberg, kërkoi ndjesë publike për skandalin e privatësisë që ka dëmtuar emrin e gjigantit të medias sociale Facebook, i themeluar prej tij më shumë se një dekadë më parë.
Besim, emocion dhe… kualifikim. Roma “shkërmoqi” Barcelonën në një ndeshje thuajse të mbaruar pas takimit të parë 4-1 në “Camp Nou”, por transferta rezultoi një tmerr i vërtetë për katalanasit.
Shënoi golin e tretë dhe vendimtarin që vulosi kualifikimin e Romës në gjysmëfinale të Champions dhe kapitullimin e Barcelonës, Manolas tha pas ndeshjes se mundën më të fortët në botë.
Manchester City është treguar i pafuqishëm në ndeshjen e kthimit ndaj Liverpool, duke mos arritur as ta fitojë ndeshjen e jo më të përmbysë shifrat 3-0 të takimit të parë.
Ndoshta as në ëndërr nuk i kishte dalë edhe tifozëve më të zjarrtë, ajo që ka bërë Roma në “Olimpico” ndaj Barcelonës.
Pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë, shpresat për Manchester Cityn ishin të vakta për të kaluar Liverpoolin, por pas një pjese të parë në avantazh të një goli, skuadra e drejtuar nga Guardiola po shpresonte për dy gola në pjesën e dytë.
Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut, bëri të ditur se në 54 masakra, 40 prej të cilave të realizuara nga regjimi Asadit muajin e kaluar, kanë humbur jetën 783 civilë, gjysma e të cilëve gra dhe fëmijë,
Lista e të larguarve nga Shtëpia e Bardhë shtohet me Tom Bossert, këshilltar i Presidentit Donald Trump për Sigurinë e Vendit. Zyrtari dha papritur dorëheqjen të martën.
Pas Leonardo Bonuccit, Milani humbet edhe Alesio Romagnolin për supersfidën e kësaj fundjave ndaj Napolit në Serinë A. Kuqezinjtë nuk do të kenë në dispozicion dy qendërmbrojtësit titullarë për takimin ndaj skuadrës së Sarrit me Genaro Gattuson që do duhet të improvizojë.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se përgjegjësit e sulmit të fundit kimik në Duoma do të japin llogari dhe do të paguajnë çmim të lartë.
Skandali i Facebook që i dha kompanisë Cambridge Analytica informacione rreth bindjeve politike dhe fetare, ngjarjeve të ndjekura dhe postimeve të pëlqyera nga miliona përdorues të saj, tronditi jo pak aksionet në Bursë të rrjetit më të madh social.
Një 28-vjeçar u ekzekutua mbrëmjen e së martës në zonën e “Kinostudios” nga persona ende të paidentifikuar.
Janë mbyllur pjesët e para të dy ndeshjeve të kthimit të çerekfinaleve të Champions League, ku Roma dhe Manchester City kanë shënuar nga një gol.
Teksa ka kërkuar falje serish para Kongresit për shkak se nuk ka bërë aq sa duhet për të ndaluar keqpërdorimin e rrjeteve sociale, Zuckerberg ka theksuar se: “Facebook do i shkojë deri në fund asaj çfarë bëri Cambridge Analytica”.
Elvana vazhdon të jetë një ndër artistet më të preferuara të klasifikimit të “The Top List”. Edhe pse javën e kaluar humbi një pozicion, duke zënë vendin e dytë, kjo javë e ka sjellë Elvanën sërish në krye të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, me këngën e saj “Më Fal”.
Vazhdojnë problemet për mesfushorin kuqezi, Ergys Kaçe, këtë herë jo për shkaqe aktivizimi, por për çështje financiare.
Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e “Kinostudios” në kryeqytet.
“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së martës sesi një investim, i cili ka kushtuar 446 milionë lekë me TVSH, është shkatërruar pa kaluar viti.
Eksperienca e ish-trajnerit kuqezi Gianni De Biasi në Spanjë me Alaves nuk ishte ajo që tekniku shqiptar kishte menduar para se të hidhte firmën.
Drejtori ekzekutiv i Facebook-ut Mark Zuckerberg pritet të përballet me pyetje të vështira në Kongres pas publikimeve se firma politike e lidhur me fushatën e presidentit Trump, Cambridge Analytica, ka marrë të dhënat e 87 milionë përdoruesve të faqes së medias sociale gjatë zgjedhjeve të vitit 2016.
“Na thonë që një dynym nuk subvencionohet, por vetëm nga 5 dynym e lartë, por ne aq nuk kemi toka”.
Më shumë se tre muaj më parë kryeministri Rama premtoi se në spitalet onkologjike nuk do të mungojmë më, medikamenti i herceptinës, një ilaç shumë i kushtueshëm. Por sërish në spital edhe sot ka mungesa dhe pacientet detyrohet ta blejnë vetë në farmaci. Kosto e një trajtimi shkon deri në dy mijë euro.
Ligji 7501 për më shumë se çerekshekulli duket se ka krijuar më shumë skema mashtruese se sa ka shpërndarë tokë për personat që u takon.
Golat e Messit shkaktojnë tërmet në Camp Nou, e kjo në kuptimin e plotë të fjalës.
Thuajse një vit më parë hyri në shërbim anija luftarake më e madhe në botë.
Pas tensioneve me disa prej tifozëve në ndeshjen e fundit ndaj Chievo-s, të cilën Napoli e fitoi vetëm në minutat e shtesës, ka ardhur edhe reagimi.
Që askujt të mos i mbetet hatri, Princ Harry ka vendosur që të lërë jashtë Kështjellës Windsor të gjithë politikanët VIP.
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka anuluar udhëtimin e tij të parë zyrtar në Amerikën Latine për t’u përqëndruar në çështjen e sulmit të dyshuar kimik në Siri.
Kombëtarja shqiptare e futbollit për femra mori fitoren e parë në eliminatoret e Kampionatit Botëror 2019, pas një ndeshjeje të luftuar ndaj Bjellorusisë që u mbyll 1-0.
Pas protestës së sotme ku për rreth një orë, bizneset e vogla ulën qepenat si protestë kundër futjes se tyre në sistemin e Taksës mbi Vlerën e Shtuar, ka reaguar edhe drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Vasilika Vjero.
Një foshnjë në Afrikën e Jugut është etiketuar si “Fëmija i mrekullisë”, pasi u gjet i braktisur në një pusetë, mes pickimeve të një kolonie milingonash të kuqe.
Anthony Martial ka refuzuar propozimin e Manchester United për rinovimin e kontratës, i revoltuar për numrin e pakët të ndeshjeve që ka luajtur gjatë këtij sezoni. Në garë për të tani është Juventus, që e sheh si një përforcim të mirë për sulmin.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesdite në Suharekë të Kosovës, ku pas një përleshje me thika mes disa të rinjve një prej tyre ka humbur jetën.
Manchester City pret sot në “Etihad Stadium” Liverpool-in, në çerekfinalen e dytë të Champions League, por pas takimit të parë të mbyllur 3-0 për “Reds”, për skuadrën e Guardiolas duhet një mrekulli.
Mbrëmjen e sotme, Romës në “Olimpico” i duhet të “ngjisë” Everestin për të kaluar në gjysmëfinale. Kështu është konsideruar nga trajneri Di Francesco përmbysja e rezultatit 4-1, të humbjes në “Camp Nou” nga Barcelona.
Një 49-vjeçar nga Lezha është vënë në pranga nga policia për dhunë në familje.
Zidane po përpiqet me çdo kusht t’i mbajë të karikuar të besuarit e tij, përpara sfidës së të mërkurës ndaj Juventusit, që konsiderohet më shumë si një formalitet.
Punësoi një trajner personal për rikthimin e linjave të saj, pasi vitin e kaluar u kritikua shumë nga fansat e saj.
Një 22-vjeçare ka ndarë sekretin e saj pas humbjes së habitshme të 22 kg në vetëm tre muaj.
Gjysmëfinalja e ‘The Voice Kids’ është këtë të premte, në orën 21:00 në Top Channel. Një rrugëtim i nisur prej disa muajsh do të finalizohet shumë shpejt.
Kryeinspektori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Durrës, Artur Çela është akuzuar zyrtarisht për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.
Masazo Nonaka është njeriu më i vjetër në botë. I lindur më 25 korrik 1905, pak ditë para se Albert Einstein të publikonte teorinë e relativitetit, Nonaka ka marrë sot në shtëpinë e tij në Hokkaido certifikatën nga Guinness World Records.
Një lëkundje me magnitudë 4 ka tronditur zonën e Orikumit dhe Vlorës rreth orës 13:17 të kësaj të marte.
Një film dhe histori tërësisht shqiptare në Kanë. “Derë e hapur” apo “Open door”, një bashkëpunim midis Shqipërisë, Kosovës dhe Italisë, me regjisor Florenc Papas dhe producent Eno Milkanin do të jetë pjesë e marketit të filmit si “ëork in progress”, ose si film i cili është ende në fazën e prodhimit.
Deputeti i PD-së, Gert Bogdani, i pranishëm në Asamblenë Politike të PPE-së për zhvillimet në Ballkan tha para vendeve anëtare të BE-së se në Shqipëri liritë dhe të drejtat e njeriut janë përkeqësuar ndjeshëm dhe se ekonomia është përqëndruar në duart e klientëve të qeverisë.
Erick Thohir është shumë pranë shitjes së klubit “DC United”, që militon në Major League Soccer. Lajmi publikohet nga “Bloomberg”, i specializuar në fushën e financave, sipas të cilit Thohir, i cili zotëron 78% të aksioneve të këtij klubi, është duke i mbyllur tratativat me miliarderin Patrick Soon Shiong.
Kryeministri Edi Rama ka shkruar në Facebook se protesta e sotme është tallje me njerëzit nga politikanët, pasi tregjet janë jashtë skemës së TVSH-së.
Ish-kampi i Pionerëve ka qenë dikur shumë i frekuentuar, por proceset gjyqësore në vite kanë bërë që ky mjedis të degradohet.
Aplikimet në Qendrën Kombëtare të Biznesit u bllokuan që në orën 8 mëngjesit të së martës, duke sjellë revoltë tek qytetarët, që panë se vetëm pas 4 orësh ndërprerje, puna të riniste riniste.
Për rreth një orë, bizneset e vogla ulën qepenat si protestë kundër futjes se tyre në sistemin e Taksës mbi Vlerën e Shtuar. Ata kërkojnë që Qeveria të dëgjojë kërkesat e tyre.
E kanë quajtur koncertin “Një këngë për jeten”, sepse kanë një motivacion të përbashkët: secili prej tyre do të këndojë një këngë për fëmijët e sëmurë.
As Conte dhe as Luis Enrique: Thomas Thuchel do të jetë trajneri i ri PSG. Ish-trajneri i Borussi Dortmund, në verë do të marrë vendin e Unai Emery, me një kontratë dy vjeçare, me opcion për një të tretë.
Ministri i Diasporës Pandeli Majko e ka nisur vizitën e tij në Zvicër nga konsullata shqiptare në Zyrih, ku u takua me konsullen e nderit, Anita Winter.
E dashura e një shpërndarësi droge ka “tradhtuar” partnerin e saj teksa ka ndihmuar policinë ta arrestojë këtë të fundit duke u mburrur me stilin luksoz të jetës së tyre në rrjetet sociale.
Edhe tregtarë e tregut të Zdrales në Shkodër që është dhe tregu më i madh i veshjeve në qytet kanë zhvilluar protestë një orëshe kundër taksës së re ndaj biznesit të vogël.
Në takimin me homologun e tij të Bolonjës, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se zhvillimi i agroturizmit dhe fuqizimi i zonave periferike është ambicja e institucionit të drejton.
Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, ka deklaruar në një intervistë për “La Gazzeta dello Sport” se pret që në gjysmëfinalet e Champions League të ndeshet me Bayern Munchen.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, fill pas përfundimit të protestës së biznesit të vogël, kryetari i PD-së, Lulzim Basha shpalos vizionin dhe vullnetin e partisë që drejton.
Mediet izraelite publikuan pamje, që duket se shfaqin një snajper të ushtrisë izraelite duke ekzekutuar një palestinez të paarmatosur, ndërsa dëgjohen edhe brohoritje gëzimi pas krismës fatale. Ushtria izraelite tha se, menjëherë pas publikimit të videos nga mediet ka nisur një hetim për të zbuluar se çfarë ka ndodhur.
Nico Rosberg kthehet në pistë. Piloti gjerman, i cili u tërhoq nga Botërori i Formula 1 në fund të vitit 2016, pasi fitoi titullin botëror do të jetë në E-Prix të Berlinit, në Botërorin e Formula E, për të testuar makinën Gen2, në datën 19 maj.
Meshkujt që nuk arrijnë të njëjtin nivel arsimor, ose e tejkalojnë atë të prindërve të tyre pësojnë nivele të ndryshme të shqetësimeve psikologjike, thuajse njësoj si ndikimi i një divorci, ndërsa femrat në pjesën më të madhe nuk preken.
Despacito, videoja më e parëë ndonjëherë në YouTube është “fshirë” nga një hakerim i dhjetëra videove muzikore të Vevo.
Juan Cuadrado është një prej protagonistëve të këtij sezoni për Juventusin.
Një 65-vjeçare ka humbur jetën rreth mesditës si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Skënderbej” në Kamëz të Tiranës rreth orës 12.00.
Edhe në Vlorë pak biznese iu përgjigjën protestës në të gjithë vendin për mbylljen e dyqaneve për një orë, kundër taksës së TVSH-së.
Thirrjes së Shoqatës së Biznesit të Vogël për të ulur qepenat për 60 minuta si protestë kundër uljes së pragut të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në 2 milionë lekë të reja iu përgjigjën mijëra biznese në mbarë vendin.
Dhe në Fier rreth 100 subjekte tregtare në pedonalen e re kanë ulur qepenat për rreth një orë duke u solidarizuar me thirrjen për protestën ndaj skemës së TVSH.
Toka është i vetmi burim të ardhurash për Xhelal Hysën dhe bashkëshorten e tij, Xhemilen, në fshatin Shënavlash të Durrësit. Por, ky sezon nuk duket i mbarë për ta, ndërsa janë futur edhe në borxh.
Dy prej linjave ajrore më të mëdha të Europës janë prekur nga greva, duke lënë në tokë qindra fluturime e duke prekur kështu me mijëra udhëtarë. Të prekur në këtë mes janë edhe shqiptarët, pasi në Aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Rinasit ishte parashikuar ardhja e një avioni nga Frankurti në Tiranë në orën 13:10, e më pas nisja e tij për kthim në Frankfurt në orën 13:50.
Në zonat rurale të Kukësit fermerët i janë rikthyer parmendës. Kostoja e lartë e mbjelljeve të pranverës i kthen ata vite pas në kohë, kur toka plugohej me punë krahu.
Kush është njeriu i jetës suaj? Është e shkruar në yje. Këtu janë të gjitha shenjat që janë të papërputhshme me karakterin tuaj dhe nga e cila është më mirë të shpëtoni!
Në Lushnje bizneset nuk e kanë mbështetur protestën një orëshe për mbylljen e dyqaneve, kundër skemës së TVSH-së.
Një zinxhir gabimesh në një ndeshje të kampionatit kinez të futbollit ka zbuluar se ky kampionat ka një nivel të dobët.
Deputetët e opozitës janë shpërndarë në zona të ndryshme të Tiranës në mbështetje të bizneseve të vogla. Krahas demokratëve të pranishëm janë dhe deputetët e LSI-së.
Një nga pjesëmarrësit e Festivalit të specave më djegës të botës, të zhvilluar në Nju Jork, përfundoi në spital pasi përjetoi gjatë ditëve në vazhdim “dhimbje të tmerrshme koke”.
Kombëtarja shqiptare e femrave do të luajë pasditen e sotme ndeshjen e radhës të vlefshme për eliminatoret e Botërorit përballë Bjellorusisë, në orën 16:00, në “Elbasan Arena”.
Në Korçë biznesi i tregut maqedonas i ka vënë çelësin dyqaneve për një orë, duke u bërë pjesë e protestës në të gjithë vendin.
Mëngjesin e të martës është vjedhur Kisha e Shën Sotirit në Korçë.
Edhe në Durrës për herë të parë janë ulur qepenat nga bizneset e vogla, siç raporton dhe korrespondentja e TCH, Vali Qyrfyçi.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvillon të mërkurën seancën dëgjimore me gjyqtarin e Apelit të Durrësit, Besim Trezhnjeva.
Struan Stevenson, politikan i njohur europian dhe anëtar i Parlamentit Europian prej 15 vitesh, thotë se “irritimi i thellë i Iranit pas transferimit të mijëra anëtarëve të lëvizjes kryesore opozitare nga Iraku në Shqipëri, si dhe humbja e mundësisë për t’i masakruar ata nuk janë aspak sekrete”.
Biznesi i vogël ka nisur protestën ndaj skemës së TVSH-së, duke ulur qepenat e dyqaneve për një orë. Në mbështetje të tyre është edhe opozita, e cila si mosbindje civile ka kërkuar të mos paguajnë taksat.
Oklahoma City dhe San Antonio Spurs siguruan pjesëmarrjen në fazën e “playoff”-it në kampionatin e NBA.
Rusia, sipas këshilltarit veteran të Vladimir Putinit e ka braktisur tashmë shpresën e saj shekullore për integrim me Perëndimin, e po përgatitet për një periudhë të re izolimi gjeopolitik.
Thirrjes për të mbyllur aktivitetin nga ora 11:00 deri në orën 12:00 iu përgjigjën masivisht bizneset e vogla në Tiranë.
Një ekspeditë shkencore do të përpiqet vitin e ardhshëm për të zbuluar “Endurance”, anijen fatkeqe të eksploratorit të Antarktidës, Sir Ernest Shackleton. Anija u mbyt në vitin 1915, pasi u përplas me një bllok akulli në detin Weddell dhe u zhduk nën 3.000 metra ujë.
Shkencëtarët thonë se qelizat njerëzore përbëjnë vetëm 43 për qind të masës totale të organizmit tonë, ndërsa pjesa tjetër janë organizma mikroskopikë “kolonizatorë”.
Udhëheqësi koreano-verior, Kim Jong-un ka folur për herë të parë publikisht për takimin me presidentin amerikan, Donald Trump.
Presidenti kinez, Xi Jinping ka paralajmëruar kundër një mentaliteti të Luftës së Ftohtë, ndërsa premtoi se do të hapte pjesë të ekonomisë së vendit.
Opozita e drejtuar nga Lulzim Basha sot është rreshtuar në krah të biznesit të vogël kundër futjes së tij në skemën e TVSH-së.