Thirrjes së Shoqatës së Biznesit të Vogël për të ulur qepenat për 60 minuta si protestë kundër uljes së pragut të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në 2 milionë lekë të reja iu përgjigjën mijëra biznese në mbarë vendin.

Protesta u përqendruar kryesisht në Tiranë, ku tregjet kryesore u mbyllën për një orë, por reagim pati edhe në Elbasan, Durrës, Korçë, Fier e Berat.

E mes këtyre bizneseve që protestuan, ishte edhe një që u solidarizua me grevën përmes një njoftimi krejtësisht origjinal.

“Jemi solidarë! Nuk mund të jemi grevëthyes”, lexohej në letrën e vendosur poshtë tabelës mbyllur të biznesit në fjalë.

Ndërkohë, protestës nuk iu bashkuan bizneset e vogla në Lushnje.

Top Channel