Një ekspeditë shkencore do të përpiqet vitin e ardhshëm për të zbuluar “Endurance”, anijen fatkeqe të eksploratorit të Antarktidës, Sir Ernest Shackleton. Anija u mbyt në vitin 1915, pasi u përplas me një bllok akulli në detin Weddell dhe u zhduk nën 3.000 metra ujë.

Shackleton dhe ekuipazhi i tij u detyruan të ngjiteshin mbi barkat e shpëtimit, duke bërë një udhëtim të jashtëzakonshëm dhe heroik përmes oqeanit jugor.

Kërkuesi britanik, Julian Dowdeswell do të udhëheqë përpjekjen ndërkombëtare. Ai pret që ekspedita të nisë në janar, apo shkurt.

Lokalizimi i anijes nuk është objektivi parësor i ekspeditës. Objektivi madhor është të vizitohet dhe studiohet shtresa e akullit “Larsen C”, që korrikun e kaluar krijoi edhe ajsbergun më të madh të parë ndonjëherë në Antarktidë.

Por, duke qenë se “Larsen” është shumë pranë pozicionit të fundit të njohur të “Endurance”, përse të mos punohet edhe për gjetjen e anijes së famshme?

“Do të ishte turp të mos e bënim këtë”, thotë kërkuesi britanik. Ata do të përdorin mjete autonome nënujore për të studiuar shtresën e akullit, por edhe për të kërkuar anijen. E gjithë kjo është një sfidë e madhe.

Akulli në detin Weddell është shumë i trashë dhe aspak bashkëpunues, siç edhe Shackleton e mësoi në kurriz të tij. Edhe teknologjia e ditëve të sotme ka vështirësi në rajon.

Top Channel