Eliminatoret e Botërorit, kombëtarja e femrave përballet sot me bjelloruset

10/04/2018 11:48

Kombëtarja shqiptare e femrave do të luajë pasditen e sotme ndeshjen e radhës të vlefshme për eliminatoret e Botërorit përballë Bjellorusisë, në orën 16:00, në “Elbasan Arena”.

Pak ditë nga barazimi historik me Poloninë në transfertë, ku morëm edhe pikën e parë dhe të vetme në këtë fazë grupesh, skuadra e drejtuar nga Armir Grima do të përpiqen të gjejë edhe fitoren e parë. Pretendimet tona për eliminatoret e Botërorit “Francë 2019” janë thjesht për statistikë dhe eksperiencë.

Shqipëria ndodhet në grupin 2 me vetëm një pikë, atë të fituar pak ditë më parë ndaj Polonisë, që është skuadra e vendit të dytë në grupin tonë. Sa i përket kundërshtarit të radhës, Bjellorusisë, ato janë në vendin e parafundit me 3 pikë, pikërisht me pikët e marra ndaj skuadrës sonë në ndeshjen e parë që kemi luajtur në trasnfertë.

Pas kësaj ndeshjeje, kombëtarja shqiptare e femrave do të ketë edhe një përballje tjetër për të zhvilluar në këtë fazë eliminatoresh, atë me Skocinë, më 4 shtator.

Top Channel