Erdogan: Autorët e sulmit kimik në Duoma do ta paguajnë rëndë

10/04/2018 21:49

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se përgjegjësit e sulmit të fundit kimik në Duoma do të japin llogari dhe do të paguajnë çmim të lartë.

“E dënoj këtë masakër në Gutën Lindore dhe Duoma . Kushdo që e ka bërë, autorët e kësaj masakre do të japin llogari dhe do të paguajnë çmim të lartë për këtë”, tha Erdogan në një mbledhje të grupit parlamentar të partisë së tij në Ankara.

Presidenti turk tha se është duke i vazhduar kontaktet në lidhje me këtë zhvillim, duke rikujtuar një bisedë të djeshme telefonike me homologun rus Vladimir Putin.

Forcat e regjimit të Bashar Asadit goditën disa objektiva në qarkun Duoma të Damaskut të shtunën në mesnatë, duke përdorur një gaz helmues, i cili sipas mbrojtjes civile la të paktën 78 civilë të vdekur.

Erdogan tha se gjithsej 4.071 terroristë janë neutralizuar që nga fillimi i operacionit antiterrorist “Dega e Ullirit” në Afrin të Sirisë, raporton agjencia turke e lajmeve, Anadolu.

“Lufta jonë do të vazhdojë deri në eliminimin e terroristit të fundit,” shtoi Erdogan.

Top Channel