E mërkurë, 11 Prill 2018
22:44
Ronaldo vret ëndrrën “bardhezi” në Bernabeu!

Të gjithë menduan se gjithçka kishte përfunduar pas asaj humbjeje turpëruese 0-3 në ndeshjen e parë në Torino, por Juventusi u zgjua dhe shënoi 3 herë në 90 minutat e kohës së rregullt në “Bernabeu”, por në minutat e shtesës, i përhershme Ronaldo zgjoi bardhezinjtë nga ëndrra, duke realizuar nga pika e penalltisë.

22:21
Donald Lu: Llalla rrezikon burgun, arrestimi i Metës, gënjeshtër

Pas publikimit të letrës që ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla i dërgoi Kongresit Amerikan dhe që pretendonte se Donald Lu i kishte kërkuar të arrestojë Ilir Metën, ka ardhur edhe reagimi i ambasadorit amerikan në Tiranë.

22:05
Italianët makth për spanjollët, Juventus pranë përmbysjes. 0-3 në “Bernabeu”

Mandzukic ka shënuar që në minutën e dytë në “Bernabeu”, duke rihapur çështjen e kualifikimit mes Realit dhe Juventusit, ku ndeshja e parë është mbyllur me fitoren 0-3 të Realit në Torino.

21:46
“Edi Ramën e kam dashuruar në mënyrë platonike, fatkeqësisht ai nuk donte”

Artisja multidimensionale, Ornela Vorpsi, e cila prej 27 vitesh i përket artit europian ishte e ftuar në Top Show.

21:33
Aleatët: Mbështesim SHBA, por të mos nxitohemi

Në klimën e shkëmbimeve të nxehta në rrjetet sociale, me kërcënime dhe paralajmërime, ku flitet për një konfrontim ushtarak mes SHBA dhe Rusisë, Britania, Franca dhe Australia kanë ofruar mbështetje për një sulm amerikan me raketa në Siri, por duke e kushtëzuar mbështetjen e tyre.

21:09
Komentet e Presidencës, reagon Freedom House: S’jemi institucion partiak

Freedom House ka reaguar të mërkurën pas komenteve nga presidenca shqiptare lidhur rreth raportit të publikuar nga organizata.

20:55
Fiks Fare/ HEC-i prish ujësjellësin 118 mln lek në Peshkopi

Fiks Fare denoncoi shkatërrimin e ujësjellësit të njësisë Administrative Zall Dardhë në Peshkopi, nga një firmë që po ndërton HEC-e. Ujësjellësi 10-vjeçar kishte kushtuar plot 118 milionë lekë. Banorët ankohen se firma që po ndërton HEC-et Lashkiza 1 dhe Lashkiza 2 e ka shkatërruar dhe e ka nxjerrë jashtë funksionit.

20:54
Vjedhja e “Facebook” dhe profilet false, shqetësimi i vetëm i përdoruesve në Shqipëri

Rreziku i përdorimit të të dhënave personale nëpërmjet “Facebook”, në Shqipëri për autoritetet dhe njerëzit nuk ekziston.

20:42
Rusia “dorëzon” Sirinë, tërheq luftanijet

11 anije luftarake ruse të ankoruara në bazën ushtarake të Tartus në Siri në ndihmë të forcave të regjimit të Bashar Al Assad raportohet se janë larguar nga posti i tyre.

20:40
Amerika mund të përballet në luftë me Turqinë

15 vite më parë ishte thjesht një roman i shkruar me nacionalizëm të tepruar e me teori të çmendura komploti, por në Turqi u shit shumë shpejt.

20:27
Biznesi i vogël me taksë të fshehtë, BERZH: Rritja e produktivitetit me rëndësi për ekonominë

Vështirësitë e biznesit të vogël i ka nënvizuar edhe Banka Europiane për rindërtim dhe zhvillim. Sipas një raporti të BERZH për Ballkanin, ku përfshihet dhe vendi jone produktiviteti i bizneseve në Shqipëri është ulur dhe nuk po rritet.

20:25
Herceptina në depo, por jo në spital

Pacientët me kancer gjiri duhet të trajtohen me herceptinë, një herë në tre javë, pa ndërprerje. Nëse e ndërpresin, sipas mjekëve ka pasoja të rënda në shëndetin e pacientit.

20:09
“Ulja e qepenave”, flasin bojkotuesit e protestës

Protesta e lajmëruar nga biznesi i vogël kundër futjes në sistemin e TVSH u bojkotua nga një numër i madh i tregtarëve të vegjël.

19:40
Raporti i “Freedom House”, gazetarët: S’ka politikan që opinioni e percepton të pakorruptuar

Ndërsa komentohen gjetjet kryesore të raportit të “Freedom House”, Alfred Lela kërkon së pari të bihet dakord për diçka: “Është certifikim dhe jo gjetje”.

19:09
Khloe shtatzënë, partneri e tradhton

U lajmërua se për pak ditë ylli i “Keeping up with the Kardashians” do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë që është vajzë.

19:06
“Cabronçito” nën akuzë, “luftë” në garën e radhës të MotoGP

Marc Marquez përfundoi në qendër të kritikave pas garës së MotoGP në Argjentinë, në provën e dytë të Botërorit që ritheksoi karakterin e vështirë të pilotit iberik, jo pak herë nën akuzë për mënyrën e drejtimit. Spanjolli dhuroi një spektakël jo të denjë për klasin mbretëror dhe larg konceptit të Fair Play, që nga nisja dinake deri në përplasjen e bujshme me Valentino Rosin.

18:54
Mesazhi i fortë i Klodiana Shalës për sportistët e rinj: Largohuni nga Shqipëria!

Sot në “Pasdite në Top Channel” ishte të ftuara atletet Klodiana Shala dhe Luiza Gega, të cilët ndër të tjera rrëfyen miqësinë dhjetë vjeçare, sakrificat, punën, përpjekjet për të arritur medaljet.

18:49
Rehabilitimi i qendrës së Fushë Arrëzit, Qeveria vendos shpronësimin e pronarëve

Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin të shpronësojë pronarët që preken nga rehabilitimi i qendrës së Fushë Arrëzit.

18:39
Hervin Çuli, rizgjidhet drejtor i Teatrit Kombëtar

Hervin Çuli do të vijojë të mbajë postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar, ky është vendimi i marrë në mbledhjen e së mërkurës të Këshillit të Ministrave, drejtuar nga zv/kryeministrja Senida Mesi.

18:15
Asociacioni i komunave serbe, Haradinaj: Po punohet për statutin

Haradinaj ka informuar kabinetin qeveritar për punën rreth hartimit të statutit të asociacionit të komunave me shumicë serbe.

18:06
City, shpenzim kolosal, Guardiola kërkon sërish miliona

Në verën e vitit 2016 Manchester City bleu lojtarë të tillë si Gyndoan, Leroi Sane’, Gabriel Hezus, Stons apo Klaudio Bravo që impenjuan sheikun e klubit të bëjë sforcime të mëdha financiare. Verën e kaluar Pep Guardiola imponoi të tjera përmirësime në armatën e tij të yjeve dhe në “Etihad Stadium” zbarkuan Bernardo Silva. Moraesh, Kajl Uoker, Danilo aopo Mendi’.

18:04
Trump nuk pret, luftanijet amerikane në brigjet siriane

Përmes ‘Twitter-it’ Presidenti Trump njoftoi ‘kundërpërgjigjen e ashpër’ ndaj ‘kafshës Assad’ që përdor armët kimike ndaj popullit të tij. Por më herët ai kishte postuar një tjetër status.

18:00
5 italiane në Champions, skenar i bukur, por i kushtëzuar!

Festa në kryeqytetin italian deri në mëngjesin e kësaj të mërkure për kualifikimin e pabesueshëm të Romës në dëm të Barcelonës, ka shtyrë tifozët e apenineve të mendojnë se Seria A do të rifitojë shkallët e humbura në futbollin kontinental. Me reformën e kupave europiane dhe Championsin e ri, Italia do të fitojë një vend në garat ndërkombëtare.

17:49
Të pandarë në Dubai! – FOTO

Sapo ka nënshkruar një kontratë me një agjenci modele dhe menjëherë bukuroshja Montana Brown ka udhëtuar në Dubai për të festuar me të dashurin e saj.

17:24
Haradinaj: S’e kam pranuar dorëheqjen e Listës Serbe, po dialogojmë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, për daljen e Listës Serbe nga Qeveria, është shprehur se nuk ua ka pranuar dorëheqjen ministrave serbë të Listës, por i ka ftuar për dialog, i cili ende nuk ka dhënë rezultate.

17:23
Medvedev: Do t’i përballojmë sanksionet amerikane

Pak ditë më parë, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të reja kundër manjatëve, kompanive, zyrtarëve dhe figurave politike ruse që shihen si të afërta me presidentin rus, Vladimir Putin, pjesërisht për shkak të, siç është thënë, “aktiviteteve të këqija në gjithë botën”

17:17
Letra drejtuar Kongresit, Llalla: Lu më ka kërkuar arrestimin e Metës

Donald Lu, kërkoi arrestimin e Ilir Metës, kur ai ishte kryetar i parlamentit, gjë që u refuzua nga Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla. Kërkesa e ambasadorit amerikan në Tiranë u bë në 2016-n në Zyrën e Llallës, u zbulua kur në faqen e uebit të Kongresit amerikan u publikua një informacion i dërguar nga prokurori Llalla në lidhje me ndikimin e George Soros në Shqipëri.

17:06
Rekrutonin terroristë për në Siri, 7 të dënuar në Serbi

Një gjykatë në Beograd dënoi shtatë persona me nga 7.5 deri në 11 vjet heqje lirie nën akuzat për financim dhe ndihmë në rekrutimin e luftëtarëve për grupin militant Shteti Islamik në Siri.

16:59
Femrat preferojnë meshkujt me tatuazhe

Sipas një sondazhi të aplikacionit të njohjes se çifteve, “Type”, rezultoi se rreth 64% e femrave do të pëlqenin të dilnin dhe pse jo të lidheshin me një mashkull që ka të paktën një tatuazh në trup por jo me ata që janë të ekzagjeruar me të gjithë trupin të mbuluar me tatuazhe.

16:22
Kotzias, në Beograd: Kosovën s’e kemi njohur në mënyrë diplomatike

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, në një konferencë për shtyp në Beograd, fillimi i turneut të tij ballkanik, ka deklaruar se Athina nuk e ka njohur në mënyrë diplomatike Kosovën dhe nuk ka ndërmend ta bëjë diçka të tillë në të ardhmen.

15:51
Sheshel i shpëton burgut, edhe pse dënohet me 10 vite heqje lirie

Një gjykatë e Kombeve të Bashkuara përmbysi pjesërisht dënimin e ultranacionalistit serb, Vojislav Sheshel për krime lufte, duke e dënuar atë me vetëm 10 vite burgim. Sheshel është akuzuar për persekutim, vrasje dhe tortura gjatë konflikteve të përgjakshme të viteve ’90 në ish-Jugosllavi.

15:36
SHBA, kreu republikan i Dhomës tërhiqet. Ryan: Nuk kandidoj më!

Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan pritet t’u thotë kolegëve të tij republikanë këtë të mërkurë se nuk ka ndërmend të kandidojë për t’u rizgjedhur në Kongres, duke i dhënë fund kështu asaj që do të jetë kryesimi 3-vjeçar i republikanëve, e duke krijuar njëkohësisht një boshllëk pushteti në radhët e republikanëve në prag të zgjedhjeve “të vështira” të mesmandatit.

15:24
Gjyqtarit nuk i dalin llogaritë, KPK: Nuk justifikon 20 mln lekë

Flamur Harri është i biri i Sulë Harrit, të cilit pas vdekjes dhe me rënien e diktatures ju dha titulli “Mësues i Popullit”.

15:22
PD në Parlament kundër ‘gjuhës’ së kryeministrit Rama

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike vendosi se do të jetë në seancën parlamentare të së enjtes.

15:12
Thellohet pabarazia, në banka 6% e depozituesve kanë 5.1 mld euro

Në Shqipëri ka rreth 1 milion e gjysmë individë aktivë me kursime bankare, por sasia më e madhe e parave në banka rreth 62 përqind, ose rreth 5 miliardë euro, janë në duart e një pjese të vogël të depozituesve, vetëm në 6% përqind të tyre.

15:11
LSI do të jetë në seancë, Vasili: Përballë qeverisë dhe kryeministrit

LSI do të jetë e pranishme në seancën parlamentare të së enjtes, sipas kreut të grupit Petrit Vasili. Ai foli për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit.

14:57
BB: Koncesionet kërcënim! Skeptikë për TVSH-në e biznesit të vogël

Banka Botërore konfirmoi se ekonomia shqiptare u rrit me 3.8 për qind vitin e kaluar e mbështetur nga investimet private dhe rritja e konsumit.

14:53
Nina Daniele, modelja e vitit në “Playboy”

Flokë të gjatë, me ngjyrë të errët dhe me onde, thuajse tërësisht nudo, me përjashtim të çorapeve të gjata të zeza, me taka e doreza që shkonin deri sipër bërrylave. Kjo është “Femlin”, apo modelja që ka pozuar për revistën “Playboy” në plot 11 faqe, duke shenjuar kështu rikthimin e personazhit aq shumë të dëshiruar prej Hefnerit të ndjerë.

14:32
Kamza shkarkon Ndreun, Ahmataj trajneri i ri

Kamza po rrezikon seriozisht rënien nga Kategoria Superiore dhe në mungesë të rezultateve pozitive drejtuesit e klubit kanë shkarkuar trajnerin Ramadan Ndreu.

14:29
MV Agusta prezanton “brutalen” amerikane (Foto)

Modelet e veçanta janë bërë për MV Agusta një traditë fatlume, që vazhdon me motorin e ri Brutale 800 RR America.

13:58
Peleshi-Panaritit: Fermerëve u duhet bujqësia, jo LSI-ja

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi ka reaguar ndaj paraardhësit të tij Edmond Panariti për subvencionet e fermerëve.

13:57
30 yje që ka drejtuar Fabio Capello (Foto)

Karriera e Fabio Capello në stol ka qenë e jashtëzakonshme.

13:54
Gati kurrikula e përbashkët për shqipen jashtë vendit, pritet miratimi

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Zvicër, ministri i Diasporës, Pandeli Majko është takuar me shqiptarët e Gjenevës dhe Lozanës.

13:49
Sejdiu: Përpjekjet për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”, hipotetike

Shefi i Grupit të Deputetëve të Pavarur në Kosovë, Dardan Sejdiu e quan hipotetike përpjekjen për rrëzimin e qeverisë, me arsyetimin se deri tani nuk ka asgjë zyrtare, as nga LDK-ja, e as nga ndonjë forcë tjetër politike për një nismë të tillë.

13:40
Vettel: 7 tituj si Schumacher? Ëndrra ime

Fitorja në Çmimin e Madh të Bahreinit ka rritur akoma më shumë moralin e Sebastian Vettel në sezonin e ri të Formula 1.

13:37
Balsamosën të gjallë 28-vjeçaren, stafi i spitalit do të përballet me gjyqin

Stafi i spitalit rus, ku humbi jetën pas dhimbjesh të tmerrshme 28-vjeçarja Ekaterina Fedyaeva, do të përballet me gjyqin.

13:31
“Parajsa” e Florence Alexandra (FOTO)

Florence Alexandra është e eleminuara e parë e “Beqar në Parajsë”, një reality show amerikan që xhirohet në Fixhi.

13:24
Vasili: Zgjedhjet ishin turp i demokracisë. Kush ia mbyll sytë Freedom House?

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar ndaj raportit të Freedom House, që i vlerëson të qeta zgjedhjet e 25 qershorit të kaluar.

13:20
“Cicërima” para raketave, Trump sfidon Rusinë: Përgatitu se po vijmë!

“Twitter”-i është platforma e preferuar e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, aty ku shprehet për gjithçka dhe përpara të gjithëve.

13:10
UEFA e dënoi me bindje të plotë, Prokuroria pezullon hetimin ndaj Skënderbeut

Prokuroria pezulloi çështjen e hapur ndaj ekipit të Skënderbeut për mungesë provash. Prej më se 2 vitesh, hetimi për fiksim rezultatesh nuk gjeti prova, megjithatë priten informacione të tjera nga disa shtete.

13:03
Raporti i Freedom House: Përparim i papërfillshëm për Kosovën

Kosova ka shënuar një progres thuajse të papërfillshëm, sipas raportit të Freedom House, ku vihet theksi tek probleme të trashëguara si korrupsioni, shteti ligjor, liria e medias dhe qeverisja demokratike.

13:02
Vetingu, përjashtohet dhe prokurori i Beratit, Ermir Beta

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka ndërprerë procesin e rivlerësimit të prokurorit të Beratit, Ermir Beta.

12:53
“Bisha” të reja në Formula E (Foto)

Kampionati i Formula E do të pasurohet në vitet e ardhshme me dy kolosë si Mercedes dhe Porsche.

12:41
Ahmetaj në Kukës për taksat. Nis konsultimet për tarifën e Rrugës së Kombit

Qeveria ka nisur zyrtarisht diskutimet me qytetarët e Kukësit për uljen e pagesës së kalimit në Rrugën e Kombit.

12:40
Afati për kundërpërgjigjen “e ashpër” të Trumpit skadoi! Po tani?

Analizë nga Jamie Tarabay, CNN – Ai ishte personi që kritikoi dikur presidentin Barack Obama se kishte vendosur publikisht “vija të kuqe”, pas të cilave varej vendimmarrja për angazhimin e ushtrisë amerikane përtej detit, por tashmë si president i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump mund të jetë “strukur” në një cep pas premtimit të tij për kundërpërgjigje, madje kundërpërgjigje të ashpër, ndaj sulmeve me armë kimike në Siri.

12:35
Dështimet e Barcelonës në Europë (Foto)

A është humbja në Romë dështimi më i madh i Barcelonës në Ligën e Kampioneve? Statistikisht, po. Katalanasit shpërdoruan një avantazh prej 3 golash për herë të parë në historinë e tyre në Europë.

12:22
“Zhduket” rruga, rrëshqitja e tokës rrezikon edhe shtëpitë

Banorët e fshatit Lleshan në Gjinar të Elbasanit japin alarmin se rreshqitja e tokës po rrezikon shtëpitë pasi shembi rrugën.

12:19
Gjirokastër, fermerët pa treg e pa rrugë

Qindra fermerë të vegjël në luginën e Drinos ankohen këtë vit për çmime më të larta në teknologjinë e punimit të tokës, por edhe për farërat dhe mungesën e subvencioneve. Ata flasin gjithashtu për konkurrencë të shtuar të produkteve që hyjnë nga jashtë.

12:18
Qëlluan me armë ndaj lokalit, autorët djegin makinën gjatë arratisë

Policia e Fierit bën të ditur se mjeti i cili u gjet i djegur është përdorur më herët në një incident me armë zjarri në lagjen “8 shkurti” të qytetit.

12:15
Pensionistët e harruar, ish-metalurgët kërkojnë rritjen e pensionit

Në një prej qarqeve më të varfra në vend, në Kukës, edhe pensionistët janë të pakënaqur. Të mbledhur në një shoqatë që ia kanë vënë emrin “Pensionistët e harruar”, shumë ish-metalurgë dhe minatorë kërkojnë që të përfitojnë statusin me të cilin shpresojnë të marrin më shumë para dhe të mbrojnë të drejtat e tyre si ish-punëtore të sektorit të industrisë së rëndë.

12:14
Veliaj: Në verë, i gjithë Parku i Madh do jetë i aksesueshëm

I gjithë Parku i Madh do të jetë i aksesueshëm për publikun, teksa dhe hapësira jugore e Liqenit Artificial të Tiranës është pyllëzuar dhe gjelbëruar.

12:02
Kourtney lë në hije Kim (FOTO)

Kourtney dhe Kim Kardashian kanë reklamuar thuajse çdo ditë në rrjetet sociale format e tyre mahnitëse gjatë pushimeve në “Turks and Caicos”.

12:01
Champions League, Real dhe Bayern drejt gjysmëfinaleve

Luhen sot në mbrëmje dy ndeshjet e tjera çerekfinale të Ligës së Kampioneve, ku do të mësohen edhe emrat e dy gjysmëfinalisteve të dyta të këtij kompeticioni.

11:58
Zodiaku dhe tradhtia: Cilat janë shenjat më të pabesa?

Tradhtia sipas zodiakut është e shkruar në yje.

11:56
Rikthehet antisemitizmi tradicional. Studimi: Termi “hebre”, tashmë për të ofenduar

Antisemitizmi tradicional është rikthyer sipas një studimi të fundit global, që vëren se ndjenjat e pasigurisë janë të përhapura në mesin e hebrenjve europianë, si rezultat i rigjallërimit të ekstremit të djathtë dhe predikimeve të nxehta antizioniste në Islamin e majtë dhe radikal.

11:50
Shoqata e Biznesit të Vogël: Do të përshkallëzojmë protestat

Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël, Albert Nasto deklaroi se protesta kundër TVSH-së do të përshkallëzohen nëse kryeministri Edi Rama nuk negocion me bizneset.

11:30
Siri, OBSH: Të paktën 500 pacientë me simptoma agjentësh kimikë

Të paktën 500 pacientë kanë shfaqur simptoma të qarta të shkaktuara nga një sulm me armë kimike në enklavën rebele siriane të Ghoutës Lindore.

11:27
Raporti i FH për korrupsionin, reagon Presidenca: Keqpërdorim në funksion të axhendave politike të brendshme

Freedom House thotë në raportin e saj për 2017 se “arritjet në luftën kundër korrupsionit u zbehën nga zgjedhja si President i Ilir Metës, i cili shihet nga shumë qytetarë si simbol i korrupsionit”.

11:23
Arrihet “pika e vlimit”? Trump beson se mund ta shkarkojë Muellerin

Përplasja e presidentit Donald Trump me prokurorin special Robert Mueller arriti “pikën e vlimit” ditën e martë, kur zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë deklaroi se kreu i Shtëpisë së Bardhë ka të gjithë autoritetin ligjor për të shkarkuar kryehetuesin e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

11:19
Dy adoleshente vënë në lëvizje policinë e Tiranës, por…

Dy adoleshente kanë alarmuar policinë e Tiranës kur kanë bërë kallëzim se kanë tentuar t’i vjedhin.

11:19
Subvencionet e fermerëve, Panariti: Favorizohen të mëdhenjtë!

Lëvizja Socialiste për Integrim thotë se skema e Qeverisë për mbështetjen financiare të fermerëve, bujqëve dhe blegtorëve ndëshkon të vegjlit dhe favorizon sipërmarrësit.

11:10
“Emri” i Maqedonisë, Nimetz iu shkruan homologëve Kotzias-Dimitrov

Përpara bisedimeve të së enjtes mes ministrave të Jashtëm të Greqisë dhe Maqedonisë mbi çështjen e emrit të kësaj të fundit, ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara, Matthew Nitmetz raportohet t’u ketë dërguar të dy diplomatëve një letër, ku nënvizohen parametrat e një zgjidhjeje të mundshme.

11:02
Kujdes nga udhëheqësit “kameleonë” të Europës

Rreziku që vjen nga udhëheqës si Viktor Orban dhe Aleksandër Vuçiç nuk është ideologjia, por shfrytëzimi i paskrupullt që i bëjnë opinionit publik.

10:59
“EuroControl” paralajmëron kompanitë: Kujdes në lindje të Mesdheut

Agjencia europiane e trafikut ajror paralajmëroi kompanitë ajrore të kenë kujdes në lindje të Mesdheut, për shkak të lëshimit të mundshëm të raketave drejt Sirisë gjatë 72 orëve të ardhshme.

10:52
Gabimet e zakonshme kur duam të humbim peshë

Sam Wood është një trajner personal i sapo bërë baba, dhe rrëfen për publikun disa gabime të zakonshme që bëjnë njerëzit që duan të humbin peshë.

10:49
Brazil, 20 të vrarë gjatë tentativës për arratisje nga burgu

Të paktën 20 persona, shumica e të cilëve të burgosur, u vranë në qytetin brazilian Belem gjatë një tentative për arratisje nga burgu.

10:44
Vrasja për gjakmarrje, policia shpall në kërkim një 40-vjeçar

Mario Majollari u ekzekutua për gjakmarrje. Policia e tiranës ka shpallur në kërkim Katriot Gjuzin si autorin e dyshuar të vrasjes.

10:40
Administrata, Mesi: Gjatë 2018 ristrukturim i plotë i ministrive

Gjatë 2018 do të kryhet ristrukturimi i plotë i ministrive dhe institucioneve në varësi, është shprehur zv. kryeministrja Senida Mesi, gjatë raportimit të saj për administratën publike në komisionin parlamentar të ligjeve.

10:37
Algjeri, 250 viktima pas rrëzimit të avionit luftarak

Një avion luftarak është rrëzuar në Algjeri, duke shkaktuar vdekjen e 250 personave.

10:25
Mjeti i djegur në Krujë u vodh në Lushnje; dyshohet se është përdorur për vrasje

Automjeti i gjetur i shkrumbuar në fshatin Gramëz të rrethit të Krujës këtë të mërkurë, është raportuar i vjedhur dy ditë më parë në Komisariatin e Lushnjes.

10:21
KPK: Trezhnjeva ka fshehur pasurinë. Gjyqtari: Nuk është llogaritur ’81-‘94

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në seancën dëgjimore me gjyqtarin e apelit të Durrësit, Besim Trezhnjeva deklaroi se ai ka fshehur pasurinë dhe se deklarimi që ka bërë nuk përputhet.

10:06
Senatori veteran “gozhdon” Mark Zuckerberg

Mark Zuckerberg kërkoi ndjesë para një Komiteti të Senatit amerikan, i ngritur për të hetuar shqetësimet që janë shpërfaqur në lidhje me përdorimin e paligjshëm të të dhënave personale të përdoruesve të Facebook.

09:55
Psikologu i Harvardit: Gabimi numër 1 i komunikimit

“Ka disa beteja në histori që janë humbur pikërisht për shkak të një komunikimi të zbrazët”, thotë Steven Pinker, profesor i psikologjisë në universitetin e Harvardit.

09:47
Rusia paralajmëron SHBA: Jo aventurë ushtarake në Siri

Donald Trump kërkoi 24 deri në 48 orë kohë për të dalë me një vendim në lidhje me hapat që do të ndjekë Uashingtoni pas sulmit të radhës me armë kimike në Siri dhe tha se mes mundësive që po shqyrtohen është edhe ndërhyrja ushtarake.

09:43
Feston golin e skuadrës së zemrës mes tifozëve kundërshtarë, nis “lufta” (Video)

Në kohën që Manchester City dhe Liverpool po “luftonin” në fushë për kualifikimin në gjysmëfinalet e Champions League, në shkallët e “Etihad Stadium” nisi lufta e vërtetë.

09:40
Gjendet një makinë e djegur në Fushë-Krujë

Në Gramez të Fushë-Krujës është gjetur rreth orës 08.30 të mëngjesit një mjet i djegur.

09:23
Statusi i naftëtarit, Gjiknuri: Prioritet ata të Ballshit, deri tani 900 aplikime të miratuara

Punonjësit e Ballshit do të jenë prioritet për statusin e naftëtarit, teksa deri tani janë paraqitur 900 aplikime. Këto të dhëna u bënë të ditur nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri në aktivitetin për 100-vjetorin e industrisë së naftës, organizuar në Kuçovë.

09:17
E mërkura me vranësira, por kthjellimet vijnë në mbrëmje

Moti këtë të mërkurë parashikohet të jetë me vranësira të shpeshta, që në disa zona, kryesisht verilindore, rrezikon shira të dobët.

09:13
Ujori, shenja e ditës. Rifitoni një dashuri të humbur

Hëna në shenjën tuaj e bën një ditë magjike dhe të jep mundësinë të rifitosh një histori dashurie ku gjithçka dukej e humbur.

09:11
Pas Manchester City, Pogba i ofrohet një tjetër klubi të madh

Pep Guardiola zbuloi të premten e shkuar se në merkaton e janarit i është ofruar nga manaxheri Mini Raiola, mesfushori francez Paul Pogba.

09:00
Guardiola kapet me arbitrin: E njoh që në Spanjë, kërkon që të duket

Pep Guardiola u eliminua edhe një herë tjetër nga Champions League. Pas 3 sezoneve dështimi me Bayern Munchen, trajneri spanjoll nuk arriti për të dytin sezon radhazi që t’i afrohej trofeut me veshë të mëdha me Manchester City.

08:43
“Messi ishte fantazmë. Barcelona, si Crotone” (Foto)

Shtypi botëror u shokua nga dështimi i Barcelonës ndaj Romës dhe nga “zhdukja” e yllit të katalanasve, Leo Messi.

08:10
Freedom House: Shqipëria, regjim hibrid. Rrezik autoritarizmi nga kontrolli i kryeministrit

Demokracia në Shqipëri nuk pati ndonjë përparim gjatë vitit 2017, pasi “çdo hap përpara, u zhvlerësua nga një hap pas”.

01:08
Festa e “çmendur” e lojtarëve të Romës, pas kualifikimit historik – VIDEO

Një triumf mëse i meritur nga një skuadër që besoi nga fillimi deri në sekondën e fundit edhe pse kishte pësuar 4 gola në ndeshjen e parë.

00:21
Zbardhen shkaqet e ekzekutimit të 28-vjeçarit në Tiranë

Një 28-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri në kryeqytet. Marjo Majollari u qëllua disa herë në kokë dhe në trup, rreth orës 20 e 25 minuta, në një rrugicë pa ndriçim, që lidhet me rrugën “Aleksandër Moisiu”, në zonën e Kinostudios në Tiranë.

00:03
Zuckerberg para Kongresit: Më falni, kam gabuar

Mark Zuckerberg, kërkoi ndjesë publike për skandalin e privatësisë që ka dëmtuar emrin e gjigantit të medias sociale Facebook, i themeluar prej tij më shumë se një dekadë më parë.

E martë, 10 Prill 2018
23:50
Roma bën historinë, Barça dështim – NOTAT

Besim, emocion dhe… kualifikim. Roma “shkërmoqi” Barcelonën në një ndeshje thuajse të mbaruar pas takimit të parë 4-1 në “Camp Nou”, por transferta rezultoi një tmerr i vërtetë për katalanasit.

23:24
“Fiku” yjet, Manolas: Mundëm më të fortët në botë!

Shënoi golin e tretë dhe vendimtarin që vulosi kualifikimin e Romës në gjysmëfinale të Champions dhe kapitullimin e Barcelonës, Manolas tha pas ndeshjes se mundën më të fortët në botë.

22:39
Man. City i pafuqishëm, Salah dërgon Liverpool në gjysmëfinale

Manchester City është treguar i pafuqishëm në ndeshjen e kthimit ndaj Liverpool, duke mos arritur as ta fitojë ndeshjen e jo më të përmbysë shifrat 3-0 të takimit të parë.

22:35
Edhe yjet rrinë vështrojnë, Roma “fshin” Barcelonën

Ndoshta as në ëndërr nuk i kishte dalë edhe tifozëve më të zjarrtë, ajo që ka bërë Roma në “Olimpico” ndaj Barcelonës.