Vasili: Zgjedhjet ishin turp i demokracisë. Kush ia mbyll sytë Freedom House?

11/04/2018 13:24

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar ndaj raportit të Freedom House, që i vlerëson të qeta zgjedhjet e 25 qershorit të kaluar.

“Kush ja mbyll sytë Freedom House?? Zgjedhjet e 25 qershorit ishin një turp i demokracisë. Zgjedhjet e 25 qershorit u blenë haptas nga droga dhe krimi i qeverisë. Freedom House raporton “çuditërisht” që ishin të qeta dhe u pranuan nga opozita. Kush ja mbylli sytë Freedom House pasi këtë turp të 25 qershorit OSBE e ka shkruar e zeza mbi të bardhë”, thotë Vasili.

Ai shtron disa pyetje, sipas të cilit kërkojnë patjetër përgjigje: Kujt i shërben deformimi i realitetit? Çfarë “halli” e imponon këtë standard të ulët profesional? Kush e sponsorizon njëanshmërinë e raportimit dhe me ç’mjete realizohet kjo njëanshmëri, mos ndoshta me të njëjtat mjete që u manipulua 25 qershori?”, shprehet ai.

Ai sjell në vëmendje dhe raportimin e OSBE-së për këto zgjedhje: “Fushata u karakterizua nga akuza të shumta të blerjes së votës, shqetësime mbi abuzimet me resurset shtetërore dhe presione për vendin e punës në këmbim të votës. E gjithë kjo uli ndjeshëm besimin e publikut”.

Top Channel