E enjte, 12 Prill 2018
17:18
Londër, policia shkatërron bandën famëkeqe, 9 në pranga – FOTO

Një operacion policor në Londër, ku kanë marrë pjesë 200 policë, ka sekuestruar armë, drogë, para, ndërsa në pranga janë vënë 9 persona.

17:16
Penalltia kundër Juves, FIFA imponon ‘VAR’, UEFA kërkon kohë

Penalltia e diskutueshme në kohën shtesë që vendosi kualifikimin në favor të Realit Madrid në Ligën e Kampioneve ishte episodi i fundit që shton presionin te UEFA për sistemin e videoarbitrimit.

16:25
Trump hedh një “hap pas”, a do ta udhëheqë Franca sulmin ajror?

Presidenti Donald Trump reagoi sërish të enjten, duke thënë se sulmi ndaj Sirisë mund të ndodhë “shumë shpejt” ose “nuk mund të ndodhë”, duke argumentuar se kurrë nuk ka dhënë ndonjë shenjë mbi kohën e hakmarrjes për sulmin e dyshuar me armë kimike, pavarësisht se një ditë më parë e bëri thuajse të pashmangshme një ndërhyrje ushtarake.

16:22
Qytetet më të dhunshëm në botë

Amerika Latine mban vendin e parë në raportim vjetor të hartuar nga OJQ-ja meksikane, Këshilli Qytetar për Sigurinë dhe Drejtësinë Penale, për qytetet më të dhunshme në botë.

15:48
Belen Rodriguez shtatzënë? Shijoni fotot e fundit me veshje intime

Linjat befasuese të Belen Rodriguezit janë tashmë sinonim i sensualitetit dhe tërheqjes. Për këtë arsye, “Jadea” ka dashur ta rikonfirmojë “shoëgirl”-in si dëshmi e gjallë e të brendshmeve të firmës dhe veshjeve të tjera shtëpiake.

15:31
Takimi Meta-Lu, Presidenca: I përzemërt dhe miqësor…si gjithmonë

“Fryma e përzemërt, miqësore dhe bashkëpunuese karakterizoi, ashtu si gjithmonë, këtë takim”. Kështu e përshkruan drejtori i Kabinetit të Presidentit takimin e Ilir Metës me Donald Lu.

15:30
Muze për “Aushvicin” shqiptar

Subjekti ideal për regjimin totalitar nuk është komunisti i bindur apo nazisti i përkushtuar, por njerëzit të cilët nuk dinë të bëjnë dallimin e vërtetës nga trilli.

15:25
Makina luksi kontrabandë, dëmi 1.5 milionë euro

Prokuroria e Tiranës ka zbuluar një skemë të trafikimit dhe kontrabandimit të mjeteve motorike luksoze në vendin tonë.

15:24
Trazirat në seancë, “Disiplina” do të vendosë pasdite

Në orën 18:00 pritet të mblidhet Byroja e Kuvendit për shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për dënimin e deputetëve të opozitës Edi Paloka, Flamur Noka, Ervin Salianji, Klevis Balliu, Endrit Brahimllari dhe Kejdi Mehmetaj.

15:21
Droga, fajdet e bixhozi bashkojnë tri fetë në Shkodër

Përfaqësuesit e tre komuniteteve fetare në Shkodër, mysliman katolik dhe ortodoks diskutuan së bashku shqetësimet për veset më të rënda të shoqërisë sot; “Droga, fajdet dhe lojërat e fatit”.

15:14
Gjarpri në dhomën e fëmijës terrorizon babain

Në Queensland të Australisë është regjistruar një ngjarje e rrallë dhe e frikshme. Një gjarpër vdekjeprurës u gjet në dhomën e fjetjes së fëmijës nga i ati, që e pa teksa futej nga dritarja, për të rënë pikërisht mbi krevatin e mbushur plot me lodra të vajzës.

15:13
Nuk përballon dot vdekjen e të shoqes, vetëvritet me çifte i moshuari

Një 79-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke vetëvrarë me çifte. Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 14.00 në lagjen “Sporti” të Gramshit.

15:10
Një milionë në varfëri, BB: Shqiptarët më të varfërit në rajon

Banka Botërore e klasifikon Shqipërinë si vendin me nivelin më të lartë të varfërisë në rajon. Sipas Bankës, një e treta e popullsisë shqiptare jeton me më pak se 5 dollarë në ditë, ndërkohë që në vendet e tjera kjo shifër është dukshëm më e ulët.

15:07
“Brumi” parlamentar; miell opozita, ujë mazhoranca

Edi Rama i priti në sallë, por ndërtimi i aksionit në selinë blu po vononte. Në sallën plenare deputetet e opozitës hynë më vonë se zakonisht dhe karrigen e kryeministrit e gjetën bosh.

14:52
Rruga e re Korçë-Ersekë bëhet shqetësim, ankesa për ndotjen

Punimet për ndërtimin e aksit nacional Korçë- Ersekë kanë sjellë shqetësime për dhjetra familje që jetojnë përgjatë kilometrit të parë të këtij aksi.

14:34
“Fjalori etimologjik”, Kolec Topalli merr çmimin “Çabej”

Për të dytin vit radhazi Akademia e Shkencave ka ndarë çmimet shkencore vjetore. Me çmimin më të rëndësishëm “Çabej”, akademikët kanë vlerësuar “Fjalorin Etimologjik të Gjuhës Shqipe” të autorit Kolec Topalli. Në mungesë të autorit, çmimin e tërhoqi vajza e tij.

14:26
NBA, New York shkarkon trajnerin

Mbyllja e sezonit të rregullt në NBA i dha fund edhe aventurës së Jeff Hornacek në pankinën e New York Knicks.

14:17
Carey: Vuan prej 17 vitesh nga çrregullimi bipolar

Mariah Carey vuan nga çrregullimi bipolar. Njoftimin e dha vet këngëtarja, e cila në një intervistë për revistën “People” rrëfeu se ishte diagnostikuar në vitin 2001, por kishte filluar të merrte ilaçe vetëm rishtazi.

14:11
“Mea Culpa” e Bushatit, i kërkon Ruçit ta ndëshkojë dhe shigjeton Bashën e Kryemadhin

Ditmir Bushati iu drejtua rrjeteve sociale me një postim të gjatë, ku fillimisht kërkon ndjesë për gjestin instiktiv në Parlament, ku goditi me ujë deputetët e opozitës.

14:02
Tifozja seksi e Romës feston kualifikimin në Champions

Ajo është kandidate për t’u bërë “padronja” e Romës dhe quhet Roberta Pedrelli.

13:55
A e kërkoi arrestimin? Përfundon takimi sqarues Lu-Meta

Një ditë pas publikimit të letrës së ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu është parë në selinë e Presidencës, ku u takua me Presidentin Ilir Meta.

13:44
Majko në Gjenevë, projekte për bashkëpunimin tregtar me Zvicrën

Ministri i Diasporës Pandeli Majko vijon vizitën e tij në Zvicër, ku pas takimit me komunitetin shqiptar, bashkë me homologun kosovar, Dardan Gashi ka biseduar me kryetarin e Dhomës Tregtare Zvicër-Kosovë Staphan Sarkany.

13:39
Memorandumi i intelektualëve, 7 pika për të zgjidhur çështjen shqiptare në Maqedoni

Një grup intelektualësh shqiptarë në Maqedoni kanë nisur të firmosin nga sot një memorandum me shtatë pika, ku mes kërkesave është ndryshimi i Kushtetutës së vendit, thirrja që interesat e shqiptarëve të mos mbahen peng i “stabilitetit dhe paqes” dhe integrimi kombëtar si prioritet edhe para BE-së.

13:37
Hahn dhe Mogherini “i sjellin” progres raportin qeverisë më 17 prill

Shefja për politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe eurokomisioneri për zgjerimin Johannes Hahn do të dorëzojnë qeverisë progres raportin më 17 prill në Tiranë.

13:28
“OPCW” mbështet Britaninë: Helmimi i ish-spiunit, me “Novichok”

Mbikëqyrësi ndërkombëtar i armëve kimike ka konfirmuar analizat britanike mbi tipin e agjentit nervor të përdorur në helmimin e ish-agjentit rus, Sergei Skripal, dhe vajzës së tij Yulia në Salisbury më 4 mars.

13:23
Gmail do të jetë ndryshe javët e ardhshme

Google ka në plan të sjellë një pamje të re për faqen e tij të Gmailit.

13:17
Britani, 81 vite burg për grupin shqiptar të kokainës e heroinës

Pas një operacioni mbikëqyrjeje gjashtëmujore nga Komanda e luftës kundër krimit të organizuar të Policisë Metropolitane, në Londër, drejtësia britanike ka dënuar me 81 vite burg në total, një grup kriminal shqiptar që merrej me importimin dhe shpëndarjen e heroinës dhe kokainës në Angli.

13:09
Egje, rrëzohet avioni ushtarak grek

Një avion i flotës ushtarake ajrore të Greqisë është rrëzuar mesditën e së enjtes pranë ishullit Skyros të detit Egje.

13:02
SHBA, Pompeo drejt zyrtarizimit si Sekretar Shteti. Por, a do t’i kundërvihet Trumpit?

Senatorët amerikanë, që po përgatiten për seancën e kësaj të enjteje për konfirmimin e Mike Pompeos në postin e Sekretarit të Shtetit, kanë zbuluar se njëra prej pyetjeve kryesore që do t’i drejtohet atij është: A do të mundet drejtori i CIA-s t’i kundërvihet presidentit amerikan Donald Trump?

13:00
A kërkoi arrestimin? Lu “sqarohet” me Metën

Një ditë pas publikimit të letrës së ish kryeprokurorit Adriatik Llalla ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu është parë në selinë e presidencës, ku takohet me presidentin Ilir Meta.

12:35
Fotot më të vjetra me ngjyra

Normalisht, pritet që fotot e vjetra të jenë bardhë e zi. Por, këto fotografi mahnitëse të marra në fillimin e shekullit XX zbulojnë se fotografia me ngjyra ka ekzistuar më përpara sesa mendoni.

12:33
Tradhtoi të dashurën shtatzënë me tre femra, kërcënime me vdekje nga fansat e saj

Fansat e Khloe Kardashian kanë kërcënuar me vdekje Tristian Thompson, pasi ai tradhtoi të dashurën shtatzënë me disa femra.

12:31
Shqipëria përfiton nga rrëzimi i të tjerëve, ngjitet me dy vende në renditjen e FIFA-s

Edhe pse u mposhtën në “Elbasan Arena” në miqësoren ndaj Norvegjisë, me rezultatin minimal 0-1, kuqezinjtë kanë fituar dy pozicione në renditjen më të fundit të kombëtareve, publikuar nga FIFA, duke e parë veten tashmë në vendin e 56.

12:26
“Çështje ditësh nga fundi i botës”

David Meade është një emër i njohur në forumet konspiracioniste, i cili aq herë sa ka parashikuar fundin e botës, po aq herë ka dështuar në parashikimin e tij.

12:17
Grip apo alergji?

Pranvera erdhi, kështu që përgatituni për shamitë. Sigurisht, jo për të qarë po për të shfryrë hundët, dhe kjo për shkak të alergjive që sjell kjo periudhë.

12:16
Ujërat e zeza “pushtojnë” Gosën

Banorët e Gosës në Rrogozhinë prej vitesh jetojnë të rrethuar nga ujërat e zeza.

12:16
Vajza e ish-agjentit Skripal refuzon ndihmën ruse: Askush nuk flet në emrin tim!

Vajza e ish-agjentit rus, Sergei Skripal, ka refuzuar ndihmën e Ambasadës ruse “të paktën për momentin”.

12:08
Rruga e shkuar dëm! 14 km drejt Spillesë janë shkatërruar

Sezoni turistik është në prag dhe gjendja e rrugës që lidh bregdetin e bukur të Spillesë me rrugën kombëtare Plepa-Rrogozhinë tejet e amortizuar.

12:06
Lottie Moss “nxeh” Instagram-in

Lottie Moss duket se po ndjek hapat e gjysmë-motrës së saj Kate si modele.

12:05
Superkupa e Basketbollit, Teuta mposht Tiranën për meshkuj

Vetëm 1 pikë i ka mjaftuar Teutës për të fituar finalen e Superkupës së Basketbollit për meshkuj kundër Tiranës, në përballjen e zhvilluar në Pallatin e Sportit të Durrësit, “Ramazan Njala”.

11:58
Balla: Gjyqtarë e politikanë të korruptuar, bashkë kundër reformës

Taulant Balla e lidh qëndrimin bllokues të opozitës në Kuvend me dy elementë; vendimin e Komisionit Europian sa i takon hapjes së bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë dhe reformën në drejtësi.

11:56
Garë armatimi në Ballkan, Kroacia e Serbia blejnë avionë të rinj

Kroacia po blen 12 avionë të rinj luftarakë “F16” nga Izraeli për miliona euro. Serbia është duke marrë avionë të rinj nga Rusia.

11:53
Kryemadhi: Nuk ka të ardhme me një njeri me probleme mendore

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi kërkon që të merren masa dhe ndaj ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati. Ajo tha para mediave se “çdo shqiptar nuk beson se mund të ketë të ardhme për një njeri që ka probleme mendore”.

11:50
Roshi në gjykatë, seanca e parë më 16 prill

Gjykata e Tiranës ka regjistruar procesin ndaj ish kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi. Seanca e parë ndaj tij është parashikuar më 16 prill.

11:47
Berisha: Rama shkoi ku e meriton, nga dera e pasme

Duke folur në ambientet e jashtme të Kuvendit në përfundim të seancësn demokrati Sali Berisha tha se Edi Rama shkoi atje ku e meriton , nga dera e pasme.

11:43
Kryediplomati grek Kotzias, në Kosovë pas vizitës në Ohër

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ishte në Maqedoni përpara se të udhëtonte drejt Prishtinës, për takime me kryediplomatin kosovar, Behgjet Pacolli, dhe presidentin Hashim Thaçi.

11:39
Video-lojrat më të mira për PS4 (Foto)

Play Station 4 po bëhet gati për lançimin e një nga video-lojrave më të rëndësishme të këtij viti. Bëhet fjalë për “God of War”, lojë ekskluzive e PS4, pritshmëria për të cilën është e jashtëzakonshme.

11:39
Bushati “i kthen” miellin opozitës, Berisha i vetmi live nga Kuvendi

Në seancën kuvendore vijoi tensioni mes opozitës dhe maxhorancës, dhe këtë radhë shkak ka qenë një incident me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, që u hedh miell deputetëve të opozitës, pasi këta të fundit e kanë gjuajtur me shishe uji.

11:32
Del Piero: Nuk e kuptova Buffonin! Në futboll analizohet momenti, jo e kaluara!

Penalltia e akorduar, në mënyrë të diskutueshme, në minutën e 93-të të sfidës së mbrëmshme në “Bernabeu”, mes Realit të Madridit dhe Juventusit, bëri që portieri i bardhezinjve të protestonte ashpër ndaj arbitrit të ndeshjes, gjest për të cilin u ndëshkua me karton të kuq.

11:29
Berisha kërkon përjashtimin e Ramës: Meriton të quhet trap!

Pas fjalës së Lulzim Bashës që njoftoi bllokimin e seancës deri në përjashtimin e Edi Ramës, i vetmi deputet që mori fjalën nga opozita ishte Sali Berisha.

11:22
Fëmijët në situatë rruge, Veliaj: Nuk mjafton vetëm të kritikosh

Kreu i bashkisë Erion Veliaj apelon për më shumë solidaritet nga qytetarët për fëmijët në situatë rruge dhe atyre që janë në vështirësi.

11:15
Miell në drejtim të Ramës, Flamur Noka përjashtohet nga seanca

Opozita mbajti të bllokuar foltoren e Kuvendit dhe nuk lejoi vazhdimin e saj, duke kërkuar përjashtimin më parë të kryeministrit Edi Rama.

11:13
Siguria, bllokohen 1187 kg bulmet në tregun agroushqimor të Tiranës

AKU ka bllokuar rreth 1187 kg bulmet në tregun agroushqimor të Tiranës për tregtim të pasigurtë.

11:08
Basti i Erjon Braçes: Dal nga salla nëse Lulzim Basha di të shpjegojë TVSH-në

Lulzim Basha dhe opozita është rreshtuar në krah të biznesit të vogël kundër uljes së pragut të TVSH-së në 2 milionë lekë të reja.

11:03
Zuckerbergu doli “pa u lagur” nga Kongresi, por një pyetje mbeti pa përgjigje!

Në seancën e dytë dhe më të vështirë dëgjimore në Kongres, Mark Zuckerberg e pranoi se, pjesë e skandalit të abuzimeve me informacionet e përdoruesve të “Facebook”-ut janë bërë edhe të dhënat e tij personale.

10:55
Opozita në seancë: Liro kuksianët, arresto kriminelët!

Në momentin që në sallën e Kuvendit ka mbërritur kryeministri Edi Rama, deputetë të opozitës kanë mbajtur pankarta në duart e tyre ku shkruhet: “Liro kuksianët! Arresto kriminelët!”

10:54
Air Albania, Rama: Ambicia jonë, zgjedhja e parë e çdo shqiptari

Në faqen e tij në Facebook kryeministri Edi Rama vijon të flasë për punësimin si alternativë më e mirë se ndihma ekonomike.

10:52
Siria, në shënjestrën e Perëndimit. SHBA: Vendimi, ende s’është marrë

Shtetet e Bashkuara thonë se të gjitha mundësitë janë në tryezë për Sirinë, pas sulmit të supozuar kimik që i ka shtyrë udhëheqësit perëndimorë të diskutojnë edhe mundësinë e ndërhyrjes ushtarake.

10:44
Europa League përcakton sot gjysmëfinalistët

Mbrëmjen e kësaj të enjteje do të luhen ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, përcaktuese për gjysmëfinalet e Europa League.

10:43
Opozita bllokon foltoren, Basha: S’ka seancë pa përjashtuar Ramën!

“Ndale seancën menjëherë! Përjashtoje zyrtarisht që të vazhdojë seanca. Ky është kumti i një populli që nuk mund të pranojë kurrë njeriun që ka fyer si askush tjetër shqiptarët. Ai duhet të largohet”.

10:37
Tahiri rikthehet në Kuvend si deputet i pavarur

Në seancën e kësaj të enjte në Kuvend pritet të rikthehet edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

10:36
Maqedoni, s’kalon mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë “Zaev”

Mocioni i opozitës për rrëzimin e qeverisë në Maqedoni nuk kaloi dot në Parlament. Votat e koalicionit opozitar të drejtuar nga VMRO-DPMNE-ja nuk mjaftuan për rrëzimin e ekzekutivit të Zoran Zaevit.

10:28
Foshnja lind 4 vite pas vdekjes së prindërve në aksident

Një foshnje është sjellë në jetë në Kinë falë një nëneje surrogate, plot 4 vite pasi prindërit e tij ndërruan jetë në një aksident me makinë.

10:28
Emily nuk di të vishet! (FOTO)

Format e saj mahnitëse i kanë siguruar Emily Ratajkowski një karrierë tepër të suksesshme në fushën e modës.

10:26
Veshjet “chemisier”, modelet më të bukura të stinës

Nëse veshja e zezë është në krye të veshjeve të garderobës femërore, është një tjetër që meriton absolutisht hapësirë në dollap dhe bëhet fjalë për veshjet “chemisier”, fustani këmishë i freskët dhe supershik.

10:16
Sherr masiv në bejsboll mes Yankees dhe Red Sox (Foto+Video)

Një sherr masiv nisi në një ndeshje bejsbolli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

10:16
“Minjtë hëngrën 500 kilogramë hashash!”

Që minjtë të hanë gjysmë ton marijuanë pa i gjetur asgjë nuk ishte dëgjuar më parë, por ja që kështu pretendojnë tetë policë të shkarkuar në Argjentinë, për zhdukjen e kësaj sasie nga magazinat e sekuestrimit të policisë.

10:05
Dieta Skandinave, mate ushqimin me pëllëmbën e dorës

Dieta Skandinave është përcaktuar si “dieta më e lehtë në botë” për tu ndjekur.

10:01
Britania në krah të SHBA, dërgon nëndetëset në Siri

Britania e Madhe dhe Franca janë duke diskutuar për një operacion të përbashkët në krah të Shteteve të Bashkuara në Siri, si formë ndëshkimi për Bashar al-Assad, të cilin Perëndimi e fajëson për përdorimin e armëve kimike.

09:51
Videoja virale që ironizon kualifikimin e Real Madrid

Juventusi shënoi 3 herë në 90 minutat e kohës së rregullt në “Santiago Bernabeu”, por nuk mjaftoi që ta çonte eliminatoren në shtesë.

09:47
Vodhën një vit më parë 100 milionë lekë, arrestohen dy të rinjtë nga Levani

Policia e Fierit ka mundur të zbardhë pas afërsisht një viti vjedhjen e 100 milionë lekëve në një shtëpi, duke vënë në pranga dy autorët.

09:39
Media suedeze për Marion:E dëbuan pavarësisht kërcënimit me vdekje, u vra

Mediat suedeze kanë shkruar për 28-vjeçarin Mario Majollari, i cili vetëm tre vite më parë kishte kërkuar azil në këtë shtet por i ishte refuzuar.

09:32
NBA, përcaktohet “playoff”-i. Njihuni me të gjitha çiftet

Ka përfunduar sezoni i rregullt dhe janë përcaktuar të gjitha çiftet e “playoff”-it në kampionatin amerikan të basketbollit, NBA.

09:30
Tarifa e Rrugës së Kombit, qeveria nis konsultat me banorët pas protestave

Qeveria ka nisur konsultat me banorët e zonave që preken nga tarifa e rrugës së Kombit, menjëherë pas protestave, dhe pas pranimit nga ana e kryeministrit se konsultimi duhej bërë më herët.

09:27
Arrestohen policët e kufirit, lejuan kalimin e shtetasve të ndaluar në Shengen

Gjatë vitit 2017 numri i efektivëve të policisë të proçeduar penalisht për shpërdorim detyre, korrupsion ose veprime arbitrare u rrit ndjeshëm.

09:10
Peshqit, shenja e ditës

Intuita, sensibiliteti dhe empatia juaj të ndihmojnë ta bësh ditën të jashtëzakonshme.

09:03
Chiellini u drejtohet lojtarëve të Realit: Keni blerë arbitrin!

“You pay, you pay!” (“Blini arbitrin, blini arbitrin!”). Giorgio Chiellini e humbi fare kontrollin pasi gjyqtari Michael Oliver akordoi 11-metërsh për Realin në sekondat e fundit të takimit që përfundoi me rezultatin 1-3 për Juven.

08:53
Gjesti për të cilin po flasin të gjithë (Video)

Cristiano Ronaldo vendosi që të përshëndeste portierin e Juventusit, Gianluigi Buffon pas përfundimit të ndeshjes dramatike Real-Juve, të përfunduar me rezultatin 1-3.

08:36
Shtypi italian: Tallje e tmerrshme! (Foto)

Shtypi italian ka vënë theksin te minutat e fundit të ndeshjes Real-Juve, që përcaktuan gjysmëfinalistin e fundit të Champions League.

02:49
Trump mund të shkarkojë Mueller, shoqëria civile përgatitet për protestë

Përplasja e presidentit Donald Trump me prokurorin special Robert Mueller arriti “pikën e vlimit” ditën e martë, kur zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë deklaroi se kreu i Shtëpisë së Bardhë ka të gjithë autoritetin ligjor për të shkarkuar kryehetuesin e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

00:21
Agnelli e ka me Colinën: Godet italianet për të treguar paanshmëri

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli nuk e ka kapërdirë aspak penalltinë e dhënë nga Michael Oliver, në sfidën ndaj realit, që i kushtoi bardhezinjve eliminimin.

00:06
Buffon: Arbitër pa guxim, Reali fiton Championsin

Gigi Buffon ishte më i nervozuar se të gjithë, me penalltinë e vërshëllyer nga arbitri në sekondat e fundit të takimit, që më pas u dërgua në rrjetë nga Ronaldo dhe la bardhezinjtë jashtë Championsit.

E mërkurë, 11 Prill 2018
23:27
Eliminimi i Juventusit, ‘plas’ ironia në web (Foto)

Juventusi i ka dhënë lamtumirën ëndrrës për të triumfuar në Champions League, ndonëse në mënyrë aspak të këndshme, pasi pa të eliminohej vetëm në sekondat e fundit.

22:48
Bayern në gjysmëfinale, Sevilla e pafat!

Edhe pse nuk shënoi asnjë gol në “Allianz Arena”, Bayern Munchen ka siguruar biletën për gjysmëfinalen e Champions, pas barazimit 0-0 me Sevilla, duke qenë se kishte fituar 1-2 në transfertë.

22:44
Ronaldo vret ëndrrën “bardhezi” në Bernabeu!

Të gjithë menduan se gjithçka kishte përfunduar pas asaj humbjeje turpëruese 0-3 në ndeshjen e parë në Torino, por Juventusi u zgjua dhe shënoi 3 herë në 90 minutat e kohës së rregullt në “Bernabeu”, por në minutat e shtesës, i përhershme Ronaldo zgjoi bardhezinjtë nga ëndrra, duke realizuar nga pika e penalltisë.

22:21
Donald Lu: Llalla rrezikon burgun, arrestimi i Metës, gënjeshtër

Pas publikimit të letrës që ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla i dërgoi Kongresit Amerikan dhe që pretendonte se Donald Lu i kishte kërkuar të arrestojë Ilir Metën, ka ardhur edhe reagimi i ambasadorit amerikan në Tiranë.

22:05
Italianët makth për spanjollët, Juventus pranë përmbysjes. 0-3 në “Bernabeu”

Mandzukic ka shënuar që në minutën e dytë në “Bernabeu”, duke rihapur çështjen e kualifikimit mes Realit dhe Juventusit, ku ndeshja e parë është mbyllur me fitoren 0-3 të Realit në Torino.

21:46
“Edi Ramën e kam dashuruar në mënyrë platonike, fatkeqësisht ai nuk donte”

Artisja multidimensionale, Ornela Vorpsi, e cila prej 27 vitesh i përket artit europian ishte e ftuar në Top Show.

21:33
Aleatët: Mbështesim SHBA, por të mos nxitohemi

Në klimën e shkëmbimeve të nxehta në rrjetet sociale, me kërcënime dhe paralajmërime, ku flitet për një konfrontim ushtarak mes SHBA dhe Rusisë, Britania, Franca dhe Australia kanë ofruar mbështetje për një sulm amerikan me raketa në Siri, por duke e kushtëzuar mbështetjen e tyre.

21:09
Komentet e Presidencës, reagon Freedom House: S’jemi institucion partiak

Freedom House ka reaguar të mërkurën pas komenteve nga presidenca shqiptare lidhur rreth raportit të publikuar nga organizata.

20:55
Fiks Fare/ HEC-i prish ujësjellësin 118 mln lek në Peshkopi

Fiks Fare denoncoi shkatërrimin e ujësjellësit të njësisë Administrative Zall Dardhë në Peshkopi, nga një firmë që po ndërton HEC-e. Ujësjellësi 10-vjeçar kishte kushtuar plot 118 milionë lekë. Banorët ankohen se firma që po ndërton HEC-et Lashkiza 1 dhe Lashkiza 2 e ka shkatërruar dhe e ka nxjerrë jashtë funksionit.

20:54
Vjedhja e “Facebook” dhe profilet false, shqetësimi i vetëm i përdoruesve në Shqipëri

Rreziku i përdorimit të të dhënave personale nëpërmjet “Facebook”, në Shqipëri për autoritetet dhe njerëzit nuk ekziston.

20:42
Rusia “dorëzon” Sirinë, tërheq luftanijet

11 anije luftarake ruse të ankoruara në bazën ushtarake të Tartus në Siri në ndihmë të forcave të regjimit të Bashar Al Assad raportohet se janë larguar nga posti i tyre.

20:40
Amerika mund të përballet në luftë me Turqinë

15 vite më parë ishte thjesht një roman i shkruar me nacionalizëm të tepruar e me teori të çmendura komploti, por në Turqi u shit shumë shpejt.

20:27
Biznesi i vogël me taksë të fshehtë, BERZH: Rritja e produktivitetit me rëndësi për ekonominë

Vështirësitë e biznesit të vogël i ka nënvizuar edhe Banka Europiane për rindërtim dhe zhvillim. Sipas një raporti të BERZH për Ballkanin, ku përfshihet dhe vendi jone produktiviteti i bizneseve në Shqipëri është ulur dhe nuk po rritet.

20:25
Herceptina në depo, por jo në spital

Pacientët me kancer gjiri duhet të trajtohen me herceptinë, një herë në tre javë, pa ndërprerje. Nëse e ndërpresin, sipas mjekëve ka pasoja të rënda në shëndetin e pacientit.

20:09
“Ulja e qepenave”, flasin bojkotuesit e protestës

Protesta e lajmëruar nga biznesi i vogël kundër futjes në sistemin e TVSH u bojkotua nga një numër i madh i tregtarëve të vegjël.

19:40
Raporti i “Freedom House”, gazetarët: S’ka politikan që opinioni e percepton të pakorruptuar

Ndërsa komentohen gjetjet kryesore të raportit të “Freedom House”, Alfred Lela kërkon së pari të bihet dakord për diçka: “Është certifikim dhe jo gjetje”.

19:09
Khloe shtatzënë, partneri e tradhton

U lajmërua se për pak ditë ylli i “Keeping up with the Kardashians” do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë që është vajzë.

19:06
“Cabronçito” nën akuzë, “luftë” në garën e radhës të MotoGP

Marc Marquez përfundoi në qendër të kritikave pas garës së MotoGP në Argjentinë, në provën e dytë të Botërorit që ritheksoi karakterin e vështirë të pilotit iberik, jo pak herë nën akuzë për mënyrën e drejtimit. Spanjolli dhuroi një spektakël jo të denjë për klasin mbretëror dhe larg konceptit të Fair Play, që nga nisja dinake deri në përplasjen e bujshme me Valentino Rosin.