Bushati “i kthen” miellin opozitës, Berisha i vetmi live nga Kuvendi

12/04/2018 11:39

Në seancën kuvendore vijoi tensioni mes opozitës dhe maxhorancës, dhe këtë radhë shkak ka qenë një incident me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, që u hedh miell deputetëve të opozitës, pasi këta të fundit e kanë gjuajtur me shishe uji.

Menjëherë kanë ardhur reagimet, teksa në seancë duken që fluturojnë dosjet e punës së politikanëve.

Pamjet e vetme që vijnë nga brenda sallës pas heqjes së kamerave janë ato të ish kryeminsitrit Sali Berisha live në profilin e tij në Facebook. Në sallë dëgjohet kakofoni, teksa kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi liston të tjerë emra të deputetëve të PD-së që duhet të largohen nga salla.

“Uli trimat Sali! Uli trimat!”, i thonë deputetët e maxhorancës, teksa ish kryeministri u përgjigjet se “kjo është rezistencë në Parlament”.

“Kjo është rezistencë në Parlament, të nxjerrim jashtë Edi Ramën. E përejashtove Bushatin gramoz apo e kishte vetëmbroijtje. sa te jënë ata në burg që i futi ai për urrejtjen e Havzi Nelës kështu do e keni. As mos e diskuto që nuk ka parlament këtu”, tha Berisha.

Ai i kërkon kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, që ashtu si deputetët e PD-së të përjashtojë dhe ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.

Top Channel