Në faqen e tij në Facebook kryeministri Edi Rama vijon të flasë për punësimin si alternativë më e mirë se ndihma ekonomike.

Në postimin e fundit flet për punësim në kompaninë ajrore shqiptare “Air Albania”. “Ambicia jonë është që AIR ALBANIAtë bëhet zgjedhja e parë e çdo shqiptari dhe duam që vajza e djem të zgjedhur të këtij vendi, të mikpresin e të shërbejnë në bordin e avionëve të krenarisë sonë kombëtare. Çdo vajzë e djalë që përmbush kriteret dhe dëshiron të provojë veten në konkursin për një vend në trupën e kompanisë kuqezi, është i mirëpritur”, shkruan kryeministri.

Në fund të marsit, Rama është takuar me shefin ekzekutiv të TurkishAirlines, Ilker Ayci, për të diskutuar mbi fazën e fundit të projektit të linjës ajrore shqiptare, Air Albania.

Top Channel