Edi Rama i priti në sallë, por ndërtimi i aksionit në selinë blu po vononte. Në sallën plenare deputetet e opozitës hynë më vonë se zakonisht dhe karrigen e kryeministrit e gjetën bosh.

Lulzim Basha kërkoi lirimin e protestuesve të arrestuar dhe përjashtimin e Kryeministrit nga Parlamenti për fyerje të protestuesve.

“Nuk ka për të pasur procedim normal të kësaj seance pa e larguar njeriun që ka fyer si askush tjetër shqiptarët! Ai do të largohet! Ai do të mbajë përgjegjësi para ligjit për fyerjet, për krimet dhe grabitjet që i ka bërë këtij vendi”, deklaroi kreu i PD.

Basha paralajmëroi atë që vijoi deri në mbyllje të kësaj séance, ku folën më shumë gjestet se fjalët.

Kur Kryeministri Edi Rama rikthehet në sallë, vjen një diskutim i Erjon Braçes nga vendi, i cili duke ju referuar kohës së Bashës ministër gjeti argument për të mbrojtur qeverinë e tij. Nuk kursen as gjuhën.

“Ky debati për protestuesit dhe protestat bëhet me njerëzit që protestojnë! Nuk bëhet me ish-ministrat që vrasin protestues. Ka një qeveri që i bindet vendimit për të mbrojtur të pamundurit, ashtu siç ka të tjerë që duan të përdorin të pamundurit thjesht dhe vetëm për bythën e tyre”, u shpreh Erjon Braçe.

Opozita hodhi miell tek Kryeministri Rama dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi. Pasojnë disa ndërprerje radhazi të seancës dhe përjashtimi i tre deputetëve demokratë, Flamur Nokës, Ervin Salianjit dhe Klevis Balliut.

Sali Berisha transmetonte live në Facebook, nuk ndërpitet as kur i vjen radha për fjalim. I thotë të fundit Kryeministrit.

“Nxirre jashtë njeriun që i ka bërë fyerjen publike më të madhe shqiptarëve! Nxirre jashtë njeriun që meriton nga çdo shqiptar të thirret sot trap! Trap! Trap dhe vetëm trap!”, deklaroi Sali Berisha.

Dhe nuk mbaroi me kaq. Taulant Balla i grupit socialist tha se gjithçka po bëhet, ndërsa vendi pret rekomandimin e Komisionit Europian me 17 prill për hapjen e negociatave për anëtarësim.

“Nuk ka asnjë dyshim që do ta gjente Lulin dhe Monikën në të njëjtën situatë! Dhuna e këtyre deputetëve është kundër hapjes së negociatave”, reagoi Balla.

Në këto fjalë është ministri i Jashtëm që rindez situatën, pas miellit radha e ujit dhe vezëve.

Diskutimet vijuan të tërhiqeshin Gramoz Ruçi përjshpejtoi procedurën deri në votim, seanca mbyllet në kohë rekord. Përpjekja e fundit e opozitës: bllokimi i rrugës së Kryeministrit, por daljet nga oborri i sallës plenare janë disa…dhe Rama largohet në njërën prej tyre.

Dita nisi me një lajm që nuk ndodhi, Saimir Tahiri do të rikthehej në sallën plenare pas afro 6 muajsh mungesë, madje kishte regjistruar dhe një fjalë 20 minutëshe.

Top Channel