Basti i Erjon Braçes: Dal nga salla nëse Lulzim Basha di të shpjegojë TVSH-në

12/04/2018 11:08

Lulzim Basha dhe opozita është rreshtuar në krah të biznesit të vogël kundër uljes së pragut të TVSH-së në 2 milionë lekë të reja.

Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, para se të njoftonte bllokimin e foltores, Lulzim Basha mes padrejtësive që po i bëhen këtij populli, sipas tij, ishte edhe TVSH-ja për biznesin e vogël.

Por nga vendi, Erjon Braçe vuri një bast me kreun e Partisë Demokratike.

“TVSH nuk mund t’i lihet në dorë një njeriu që nuk di tabelën e shumëzimit. Ja ku e keni dhe lërëni të flasë për TVSH! Ta shpjegojë këtë taksë! Unë dal nga salla nëse ai di ta shpjegojë atë taksë”, tha ai.

Top Channel