Të gjithë menduan se gjithçka kishte përfunduar pas asaj humbjeje turpëruese 0-3 në ndeshjen e parë në Torino, por Juventusi u zgjua dhe shënoi 3 herë në 90 minutat e kohës së rregullt në “Bernabeu”, por në minutat e shtesës, i përhershme Ronaldo zgjoi bardhezinjtë nga ëndrra, duke realizuar nga pika e penalltisë.

Mandzukic ishte autor i dy golave për italianët, ndërsa shënoi edhe Matudi në minutën e 61.

Kur të gjithë menduan se ndeshja shkoi në shtesë, arbitri akordon një penallti në minutat e shtesës, të cilën e kthen në gol portugezi, duke i siguruar me vuajtje biletën e gjysmëfinales Realit.

Ndërkohë, edhe pa shënuar në takimin e kthimit, edhe Bayern Munchen ka siguruar biletën e gjysmëfinales në ndeshjen ndaj Sevilla, pasi fitoi 1-2 në transfertë.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel