Gjykata e Tiranës ka regjistruar procesin ndaj ish kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi. Seanca e parë ndaj tij është parashikuar më 16 prill.

Gjyqtarja që do të gjykojë çështjen “Roshi” sipas shortit është Ardiana Bera. Ai akuzohet për falsifikim dokumentesh në formularin e dekriminalizimit.

Prokuroria dërgoi dosjen në Gjykatë më 29 mars.

Top Channel