“Çmimet janë çmendur, po dëmtoni bujqit dhe konsumatorin”, Braçe denoncon abuzimin e tregtarëve: E blejnë shalqinin me 6 lekë/kg dhe e shesin 30
03/08 18:09
Në orën 18:00 pritet të mblidhet Byroja e Kuvendit për shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për dënimin e deputetëve të opozitës Edi Paloka, Flamur Noka, Ervin Salianji, Klevis Balliu, Endrit Brahimllari dhe Kejdi Mehmetaj.
Ndërkohë mësohet se kryeparlamentari Gramoz Ruçi do të kërkojë dënimin e ministrit të Jashtëm Bushati, që u kundërpërgjigj duke lagur me ujë deputetët e opozitës.
Vetë Bushati e bëri publike një kërkesë të tillë përmes një postimi në Facebook, ku kërkon ndjesë për gjestin dhe akuzon opozitën se kërkon të bllokojë integrimin e t’i shpëtojë reformës në drejtësi.
Top Channel