Chiellini u drejtohet lojtarëve të Realit: Keni blerë arbitrin!

12/04/2018 09:03

“You pay, you pay!” (“Blini arbitrin, blini arbitrin!”). Giorgio Chiellini e humbi fare kontrollin pasi gjyqtari Michael Oliver akordoi 11-metërsh për Realin në sekondat e fundit të takimit që përfundoi me rezultatin 1-3 për Juven.

Benatia shtyu Lucas Vazquez brenda zonës dhe kur arbitri drejtoi gishtin nga pika e penalltisë, Buffon iu vërsul dhe u ndëshkua me të kuq, ndërsa mbrojtësi nuk u kap me anglezin, por iu drejtua lojtarëve të Realit dhe u tha në anglisht që ata blinin arbitrat.

“Në një ndeshje futbolli, arbitri nuk duhet të bëhet protagonist. Nuk jemi as të parët e as të fundit që vuajmë padrejtësi të tilla. Duhet ta pranojmë gjithsesi këtë që ndodhi, edhe pse më vjen për të qeshur kur shefi i arbitrave (Pierluigi Collina) thotë se arbitrat nuk gabojnë me qëllim”, tha Chiellini pas ndeshjes.

Top Channel