Pas 10 ditësh protestë, dalin emrat e organizatorëve. Kërkesë KQZ-së: Duam formularin për mbledhjen e firmave për ndryshimin e Kodit Zgjedhor
09/06/2026 21:03
Lëvizja qytetare që po proteston prej 10 ditësh përpara kryeministrisë ka ndërmarrë aksionin e parë politik, teksa i kanë kërkuar KQZ-së formularin për mbledhjen e firmave për propozimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.
Letra, e cila mban datën e sotme është vulosur me logon “Veprimi qytetar për demokraci funksionale” mban emrat e 10 qytetarëve të shoqërisë civile.
Në krye të saj është ish-kreu iKQZ-së, Kristaq Kume, ndërkohë që kanë firmosur edhe Andi Tepelena dhe Edlira Çepani.
“Periudha për mbledhjen e firmave të zgjedhësve, mbështetës të kësaj nisme ligjvënëse, do të jetë 3 muaj, nga data e vendimit tuaj për të na pajisur me fletën tip”, thuhet në kërkesë.

Top Channel