Në seancën e kësaj të enjte në Kuvend pritet të rikthehet edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Por, ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë në Parlament ai nuk do të flasë si pjesë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, por si deputet i pavarur, ku edhe ka regjistruar emrin për të folur për një nga çështjet e rendit të ditës.

Ndaj ish-ministrit të Brendshëm prokuroria ka ngritur disa akuza për përfshirjen në trafikun e hashashit në Itali. Akuzat u ngritën menjëherë pas kapjes në Itali të Habilajve, me të cilët prokuroria dyshon se Saimir Tahiri ka bashkëpunuar.

Për këtë, Prokuroria kërkoi nga Kuvendi autorizimin për arrestimin e tij, por kërkesa u rrëzua nga mazhoranca.

Seanca u ndërpre për pak minuta, por edhe me rinisjen e saj, deputetët e Partisë Demokratike refuzuan lirimin e foltores.

Nga vendi e mori fjalën Erjon Braçe, i cili kërkesës së Lulzim Bashës për lirimin e 11 protestuesve të Kukësit iu përgjigj duke kujtuar 21 Janarin.

“Ky është i vetmi njeri që ka vrarë në pluralizëm, që ka vrarë në demokraci protestues si ministër i Brendshëm”, deklaroi Braçe.

Top Channel