Drejtuesit e Realit zbulojnë “spiunin” që nxorri informacionet e brendshme në media, është ish-mesfushori argjentinas 09/05 14:17
Mandzukic ka shënuar që në minutën e dytë në “Bernabeu”, duke rihapur çështjen e kualifikimit mes Realit dhe Juventusit, ku ndeshja e parë është mbyllur me fitoren 0-3 të Realit në Torino.
Edhe pse pa Dybala në fushën e lojës, Juventusi arriti të shënojë për 2 minuta, atë që nuk e bëri dot në Torino brenda 90 minutave.
Por në të 37-ën ka qenë sërish Mandzukic, që ka dyfishuar rezultatin në favor të bardhezinjve. Edhe në pjesën e dytë skuadra e drejtuar nga Allegri është duke zhvilluar minuta të mira, të cilat u shpërblyn edhe me golin e tretë të shënuar në minutën e 61 nga Matuidi.
Tashmë gjithçka është e barabartë dhe në rast se nuk ka gol në minutat në vazhdim, atëherë ndeshja shkon në shtesë.
Top Channel