Protesta e lajmëruar nga biznesi i vogël kundër futjes në sistemin e TVSH u bojkotua nga një numër i madh i tregtarëve të vegjël.

Pothuajse në të gjitha qytetet një pjesë e madhe e tregtarëve nuk iu bashkua thirrjes së shoqatës së biznesit dhe arsyeja duket se është politizimi i kësaj proteste.

Në tregje u shfaqën një ditë më parë deputetet e PD dhe të LSI, të cilët në shumë raste nuk u mirëpritën.

Disa nga tregtarët që bojkotuan protestën e shpjegojnë në këtë mënyrë veprimin e tyre.

“Nuk është e drejtë, taksat janë ulur prej 2013-s”, shprehet një prej tyre.

“Unë kam kaluar biznes i madh, nuk është fundi i botës”, shprehet një tjetër.

“Duhet të ishim të gjithë bashkë, por ka disa që nuk e mbyllin”, thonë tregtarë të tjerë.

Një pjesë e madhe e tregtarëve të vegjël në tregjet e mëdha të qyteteve vendosën politikisht për të mos u bërë pjesë e një lëvizje që kishte mbështetje nga opozita.

Arsyen ata e shpjegojnë me shumë mënyra, por shumë prej tyre kanë nisur këtë punë për shkak se ne fillim te viteve 90 ngelen të papunë. Ish-ushtarakë, ish-punonjës të administrates shtetërore iu drejtuan rrugës për të shitur si mundësia e vetme e mbijetesës. Ata një ditë më parë menduan politikisht dhe ky reagim pritet të vazhdoje, ndërsa shoqatat e biznesit të vogël që u shfaqën në takime me PD, lajmërojnë se kanë aleancën kundër TVSH.

“Ne nuk do të tërhiqemi. Do të presim disa ditë, por nëse nuk marrim një përgjigje do t’i përshkallëzojmë grevat dhe protestat”, shprehet Albert Nasto, kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël.

Ndërkohë një ditë më herët ministri i Financave apeloi që bizneset të mos i mbyllin aktivitetet dhe e cilësoi protestën të politizuar nga opozita/

Top Channel