U lajmërua se për pak ditë ylli i “Keeping up with the Kardashians” do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë që është vajzë.

Në një moment kaq të rëndësishëm dhe delikat të jetës së saj, për Khloe Kardashian fatkeqësisht u bë publike një video ku partneri i saj shfaqet duke e tradhtuar.

Tristian Thompson basketbollisti i famshëm është kapur mat duke shkëmbyer puthje me një vajzë të panjohur në një klub nate në New York. Lojtari i “NBA” pas një ndeshjeje ka shkuar të festojë me miqtë e tij ku është parë në shoqërinë e një vajze me të cilën po bisedonte, puthej e përkëdhelej.

Kjo është një histori e përsëritur pasi lojtari i famshëm ka tradhtuar edhe ish bashkëshorten e tij pak javë para se ajo të lindte dhe vajza me të cilën e tradhëtoi ishte pikërisht Khloe.

Top Channel