Tradhtia sipas zodiakut është e shkruar në yje.

Tradhtitë shpesh kthehen në rendin e ditës. Ne shpesh flasim për to duke vënë veten në vendin e atyre që tradhtojnë partnerin ose që tradhtohen.

Disa herë merret parasysh roli i të “dashurit”, i cili mbetet i ngatërruar në një marrëdhënie klandestine në të cilën ai shfaqet si “pala e tretë”.

Horoskopi zbulon se si dymbëdhjetë shenjat e zodiakut e karakterizojnë këtë rol. Yjet na japin kontributin e tyre të çmuar për të njohur veten dhe të dashurin tonë më mirë!

FOTO GALERI
1/12
Dashi - Ajo si një dashnore - Nuk ju pëlqejnë gënjeshtrat dhe hilet, megjithatë, përballë një pasioni të nxehtë, vështirë se mund të tërhiqeni prapa. Si një dashnore, ju jeni e pakontrollueshme dhe zakonisht marrëdhëniet tuaja klandestine zgjasin për aq kohë sa zgjat pasioni. Ai si dashnor - Kur bini në dashuri me një grua, nuk ju intereson nëse ajo është e zënë apo jo: ju jeni gati të luftoni vetëm e vetëm për ta poseduar atë. Për një kohë të shkurtër, në fillim, ju mund të pranoni një histori klandestine. Por, pastaj ju kërkoni formalizimin e raportit.

Top Channel